Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: October 2018

Projekti me të rinjtë ” Sinjalistikat Turistike”

Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi në një takim me të rinjtë e Roskovecit për të prezantuar projektin më të ri “Sinjalistikat Turistike”.
Të rinj të cilët do të konkurojnë midis tyre për të ndërtuar sinjalistikën turistike që do të instalohet së shpejti në vëndet me interes turistik në zonën e Roskovecit.
Qellimi i këtij projekti të ri është përfshirja e të rinjëve në vendimmarrje, përmirësimi i infrastrukturës urbane dhe nxitja e turizmit. 👏
Bashkohu dhe ti këtij projekti.
Ti mund të jesh një nga fituesit💪[lsvr_gallery images=”9040,9041,9042,9043,9044″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dhurim gjaku- Shpëto një jetë

Bashkia Roskovec iu bashkua nismës së ndërmarrë nga Aleanca për Dhurimin e Gjakut, për dhurimin vullnetar të gjakut. Disa punonjës të Bashkisë dhe qytetarë u paraqitën pranë Qendër Social Kumunitare ku ishte ngritur dhe përgatitur mjedisi për dhurimin e gjakut.
Një falenderim i veçantë i shkon të gjithë dhuruesve të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme humanitare.
Sot mundëm të shpëtonim jetën e dikujt.
Edhe Ti mundesh.
Jo vetëm sot, çdo ditë ne mundemi!
#DhuroGjak-#ShpëtoNjëJetë[lsvr_gallery images=”9047,9048,9049,9050,9051″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rruga e Xhokallarëve, Strum

Rruga e Xhokallarëve dhe rruga e varrezave në Strum i janë nënshtruar rehabilitimit.
Bashkia Roskovec do të vazhdojë të ndërhyjë në të gjitha rrugët kryesore dytësore në territorin e saj. Ndërhyrja ka nisur në akset më problematike dhe të rëndësishme.
#Infrastruktura_Rrugore
#Bashkia_Roskovec[lsvr_gallery images=”9060,9061,9062,9063,9064,9065,9066″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastrukturë rrugore në Ngjeqar

📌Edhe një herë tjetër në Shabanaj 📌Vazhdon puna me investimin e filluar jo vetëm në lagjen Kurtaj, Ngjeqar.
📌Po ndërhyjmë në infrastrukturën rrugore me ndërtimin e urës për të garantuar cilësi më të mirë jetese për të gjithë banorët e kësaj zone.
📌Kështu është çdo ditë e javës. ✅
📌Më shumë punë, më shumë cilësi dhe më shumë siguri
#Egjithëvëmendjatekqytetarët
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9126,9127,9128,9129,9130,9131,9132″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vizitë në fshatin Luar nga studentët e Akademisë së Arteve

📌Sot në Luar , i përzgjedhur në
“ 100 fshatrat turistikë” për bashkinë Roskovec
📌Me studentët e Akademisë së fshatrave turistikë dhe kryetarin e fshatit Luar
#Egjithëvëmendjatekqytetarët
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9116,9117,9118,9119,9120,9121″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa publike për tarifat e Ujësjellësit

U zhvillua ditën e sotme dëgjesa publike për tarifat e ujësjellësit Roskovec.
Gjatë këtij takimi u zhvilluan dhe konsultime për performancën dhe vazhdimësinë e Ujësjellës Kanalizime Roskovec.
Të pranishëm në këtë takim ishin : Kryetari i Entit Rregullator të Ujësjellësve z. Ndriçim Shani, përfaqësues nga bordi drejtues z. Maksim Goga, Administratori i Ujësjellës Kanalizim Roskovec z. Admiran Stani, përfaqësues nga komuniteti, bizneset dhe grupet e interesit.[lsvr_gallery images=”9135,9136,9137,9138,9139,9140,9141,9142″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Restaurimi i shkollës 9-vjeçare “Alush Grepcka”

📌Ndërtimi i palestrës
📌Ndërtimi i terreneve sportive të hapura
📌Sistemimi i gjithë territorit
📌Rrethimi i ambientit
Të gjitha këto në shkollën 9-vjecare “Alush Grepcka “
Puna sapo ka filluar …
#Egjithavëmendjatekqytetarët
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9146,9147,9148″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me përfaqësues të komunitetit Rom

Ditën e sotme, Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e komunitetit Rom. Ky takim u organizua në formën e një bashkëbisedimi rreth problematikave dhe shqetësimeve të përditshme që has ky komunitet.
Kryebashkiakia zj. Bufi iu bëri të njohur projektet e ardhshme dhe aktivitetet sociale që janë miratuar nga Bashkia, të cilat prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë komunitetin.
#Eleminojmëbarrierat
#Mëpranëkomunitetit
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9151,9152,9153,9154,9155,9156″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook