Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 24, 2018

Inagurimi i Qendrës Social Komunitare

Inaguruam ditën e sotme Qëndrën Social Komunitare, bashkëpunim midis Bashkisë Roskovec dhe YouthAct Albania dhe financim të Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA. Një qendër kjo e bërë familjare jo vetëm për të rinjtë e Roskovecit por dhe nga katergori të tjera: të moshuarit, gratë kryefamiljare, gratë sipërmarrëse etj.
Kërkesat dhe nevojat e komunitetit janë në rritje, prandaj Bashkia Roskovec e kishte prioritet ndërtimin e një qendre qëllimi i së cilës është të ndihmojë të rinjtë dhe jo vetëm , të shtojnë horizonte, të shpalosin idetë dhe mendimet e tyre, të përkrahen dhe të argëtohen.
Në këtë event morën pjesë përfaqësues të IADSA, Youth Act dhe përfaqësues nga Konsullata e Italisë në Shqipëri.
Pas prerjes së shiritit të inagurimit nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, të pranishmit vizituan ambientet e qendrës dhe ekspozitën fotografike e cila prezantonte të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga të rinjtë roskovecarë.
Sesioni tjerër vazhdoi me konkursin midis 5 grupeve të rinjëve për idenë më të mirë në biznes, idetë e të cilëve u vlerësuan nga një komision jurie.
Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi prezantoi dhe thirrjen për projekt ide të shpallur nga Bashkia për të gjitha ato gra të cilat drejtojnë një biznes ose që kanë një ide për të hapur një biznes.
Eventi u mbyll me aktivitetet: ekspozitë me piktura nga të rinjtë roskovecare, performacë muzikore dhe interpretime të poezive të shkrimtarëve më të njohur shqipëtar.
Ta gëzojmë Qendrën Social Komunitare së bashku!
[lsvr_gallery images=”9215,9216,9217,9218,9219,9220,9221,9222,9223″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Promovim Libri nga znj.Mimoza Xhindi

Ditën e djeshme, në ambientet e Bibliotekës Publike Roskovec promovuam krijimtarinë letrare të autores zj. Mimoza Xhindi.
Libri saj i parë me titull ”Aromë përjetësie” i botuar në vitin 2011. Libër kushtuar figurës së mirënjohur, vëllait, mikut, shokut, Qytetarit të Nderit, Ish Deputetit tonë Z. Fatmir Xhindi, Postmortum.
Autorja në këtë libër shpalos botën e saj të brendshme, dhimbjen e pamat që la ikja e tij, familjes, e gjithë atyre, që patën fatin ta njihnin Fatmirin.
Libri i dytë i Mimozës, i sapo dalë nga botimi i kushtohet punës së saj 20-vjeçare si mësuese, është libri me titull “I kam në sytë e mi”, ku shpreh me shumë pasion profesionin e saj fisnik, më të bukurin në botë, ( sic e quan vet ajo) “Mësuesinë” përkushtimin e dashurinë për nxënësit e punën me ta.
I urojmë Mimozes shumë suksese në rrugën e krijimtarisë, e punën e saj fisnike në edukimin e brezave të rinj![lsvr_gallery images=”9228,9229,9230,9231,9232,9233,9234,9235,9236,9237,9238″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook