Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 17, 2018

Llogaridhënia në Luar dhe Vidhisht

Takimet për llogaridhënien publike për zbatimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2018 vijuan në Luar dhe Vidhisht.
Në mungesë të Kryebashkiakes zj. Majlinda Bufi, këto takime i drejtoi Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Maksim Goga.
Të pranishëm në këto takime ishin : Administratori i Bashkisë z . Kadri Hyska, përfaqësues nga drejtoritë kryesore dhe Këshilli Bashkiak.
Nesër jemi Kuman dhe Marinëz.
Jepi fuqi zërit tënd!💪
#egjithëvëmendjatekju
[lsvr_gallery images=”8891,8890,8889,8888,8887″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Plani i përgjithshëm Vendor

📌Fillojmë ditën me pasqyrimin e një takim pune për Planin e Përgjithshme Vendor 📃 të Bashkisë Roskovec. Brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm🗓, do të jetë përfunduar PPV, që do të jetë platforma e zhvillimit për 15 vitet e ardhshme për mënyrën sesi do të zhvillohen Njësitë Administrative.
[lsvr_gallery images=”8902,8903,8904,8905,8906,8907″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Trajnim si të përdorim e-Albania

U zhvillua sot trajnimi ” Si të përdorim portalin e-Albania”, me përfaqësues të komunitetit Rom, iniciativë kjo e ndërmarr nga Bashkia Roskovec. Të pranishmit shfaqën mjaft interes dhe dëshirë për të mësuar perdorimin e ketij shërbimi mjaft rezultativ. Gjatë këtij trajnimi u ndoqën hap pas hapi mënyrat sesi mund të bëhesh pjesë e këtij aplikacioni por edhe të përfitosh nga shërbimet falas që ai ofron.
[lsvr_gallery images=”8896,8897,8898,8895,8894″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Fillimi i ri shkollor

Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka përcjellë urimet më të përzemërta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm mësuesve dhe nxënësve nga shkolla e mesme “ Didin Bishani” Kurjan dhe shkolla 9-vjeçare “5 Dëshmorët”, Suk 1.
“Uroj të gjithë nxënësit sukses për këtë vit të ri mësimor, suksese për një vit plotë me energji, me dëshirën për të përvetësuar dijen, për t’u bërë qytetarë më të mirë dhe mbi të gjitha për të zhvilluar njohuri pozitive, për të pasur një Roskovec më të mirë në të ardhmen”,– tha ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e Bashkisë znj. Bufi.
Ky fillim shkolle vjen me një lajm të mirë për 242 nxënës të klasës së pestë. Me nismën e Bashkisë të gjithë nxënësve të klasës së pestë do t’ju rimbursohet vlera e paketës së librave.👏
Një urim i veçantë i’u përcoll dhe mësuesëve, këta misionar të dijes, të cilët me këmbënguljen, durimin, dëshirën dhe pasionin e tyre po përgatisin qytetarë më të denjë për familjen, shoqërinë dhe kombin.
Vlerësime për punën Tuaj mësues !
E ardhmja është në duart tuaja në përgatitjen e brezave.
Suksese të gjithëve!😊[lsvr_gallery images=”9341,9342,9343,9344,9345,9346,9347,9348″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook