Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 31, 2018

Happy Halloween Day në Roskovec

Sot Roskoveci nuk ishte njësoj si ditët e tjera. 🎃🎃🎃
Fëmijë të veshur dhe maskuar frikshëm dolën në qytet.
Pavarësisht origjinës së festës së Halloween🎃🎃 ajo është bërë pjesë e traditës festive të shumë vendeve në botë dhe prej vitesh festohet edhe në Shqipëri, tashmë dhe në Roskovec.
Ishte Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, e cila shoqëroi këta të rinjë e të reja për të sjell atmosferën e frikshme në qytet.
Pa dyshim, ky aktivitet ngjalli kuriozitet tek të gjithë njerëzit pasi është e veshur nga një dozë misteri.
Të veshur frikshëm të rinjtë trokitën në shtëpi të ndryshme për të kërkuar ëmbëlsira dhe karamele. 🍬🍭🍬🍭
Çdo festë është një rast për të qenë së bashku, fëmijët, të rinjtë, prindërit, të gjithë.
[lsvr_gallery images=”9526,9527,9528,9529,9530,9531,9532,9533,9534,9535,9536,9537,9538,9539″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i ambientit sportiv në shkollën “Alush Grepcka”

🔛Në shkollën “Alush Grepcka”, Roskovec po punohet për rikonstruksionin e plotë të ambientit të jashtëm sportiv.
Një tjetër ambient model dhe me standard i shtohet Bashkisë Roskovec, në dispozicion të fëmijve dhe të rinjve.✅
#egjithëvëmendjapërju
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”9515,9516,9517,9518,9519,9520,9521″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës në lagjen Metushaj, Suk 1

Vazhdojnë investimet në çdo fshat nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
Është drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës në lagjen Metushaj, Suk 1.
Urbanizimi do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë, duke i kthyer qytetarëve standartin e ri infrastrukturor, qytetar dhe mjedisor që ata meritojnë.
#Rikonstrukision_i_infrastrukturës_rrugore
#Bashkia_Roskovec[lsvr_gallery images=”9543,9544,9545,9546,9547,9548″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook