Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

RiTuR – Rinia për Turizmin në Roskovec

Projekti RiTuR
 

  1. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT

Bashkia Rroskovec disponon mundësi dhe asete per te zhvilluar ekonomine vendore, por nuk ka
kapacitetet e mjaftueshme për t’u orientuar saktë drejt modeleve te qendrueshme. Zhvendosja e
interesit në turizmin e fermave apo agroturizmin si nga investitorët ashtu edhe nga vizitorët eshte
e pranishme ne thuajse te gjitha rajonet me karakter agrar zhvillimi duke premtuar rritje
ekonomike të komuniteteve vendase, punesim dhe vetepunesim ne rradhet e te rinjve dhe grave.
Synimi kryesor i Projektit eshte nxitja e rritjes ekonomike dhe punesimit ne territorin e Bashkise
Rroskovec nepermjet prezantimit te modeleve te zhvillimit të qendrueshem te mbështetura në
asetet dhe burimet kryesore natyrore e kulturore dhe të udhëhequr nga parimi gjitheperfshirjes se
komunitetit, te rinjve dhe grave ne vecanti.
Me nje kohezgjatje prej 8 muajsh ky projekt siguron sherbime mjaft efikase lidhur me
menaxchimin e asete te territorrit dhe venien e tyre ne sherbimte zhvillimit ekonomik. Mbi te
gjitha aktivitetet dhe veprimtarite e propozuara per komunitetin jane gjitheperfshirese dhe
tregojne vemendje te vecante ndaj te rinjve dhe grave.

  1. OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

Objektivi kryesor i ketij propozimi eshte te nxise rritjen ekonomike dhe punesimit ne territorin
e Bashkise Rroskovec nepermjet prezantimit te modeleve te zhvillimit të qendrueshem te
mbështetura në asetet dhe burimet kryesore natyrore e kulturore dhe të udhëhequr nga parimi
gjitheperfshirjes se komunitetit, te rinjve dhe grave ne vecanti.
 
Objektivi 1: Evidentimi aseteve natyrore, historike dhe kulturore në Bashkine Rroskovec dhe
vlerësimi i nivelit te terheqjes se tyre për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm ne kete territor ne
bashkepunim dhe me perfshirjen e te gjithee paleve te interesit, vecanerisht te te rinjve dhe
grave;
 
Objektivi 2: Ndërgjegjësimi i grupeve të interesit mbi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në
zhvillimimin e turizmit sipas modeleve te balancuara duke i meshuar grave dhe te rinjve ;
 
Objektivi 3: Përmirësimi i ofertës turistike nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të aseteve te
territorrit dhe sipas praktikave tematike te aplikuara ne vend;

  1. AKTIVITETET

1. Identifikim i aseteve mbi te cilat bazohet oferta turistike e territorrit te Rroskovecit;
2. Organizimi i një punetorie me te rinjte dhe grupet e interesit të Rroskovecit për
ndërgjegjësimin lidhur me asetet dhe potencialin e zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm;
3. Hartimi i një cirkuiti tematik në territor mbi te cilin mund te zhvillohen nje game
itineraresh turistike;
4. Hartimi i një itinerari tematik me fokus promovimin e mjedisit, bio-habitatet, traditat dhe
monumentet natyrore;
5. Organizimi i një punetorie informues dhe edukues mbi agroturizmin si forme hibride
sipermarrjeje dhe marketingun dixhital për të rinjtë, grate, dhe banorët e rajonit.
6. Prodhimi i materialeve te shkruara dhe ilustruese ne funksion te rubrikes se dedikuar ne
faqen zyrtare te bashkise si edhe pasurimi i mediave sociale me informacion.
7. Aktivitet permbylles i shoqeruar me nje tur familjarizues.

Facebook
Facebook