Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 18, 2018

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ditën e djeshme, më datë 18. 10. 2018 u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës u trajtuan këto çështje.:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës për periudhën 1-31 Tetor 2018.
2. Dhënia e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-31 Tetor 2018.
3. Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-30 Shtator 2018.
4. Miratimi i dhënies mendimi për nivelin e ri të tarifave,të ujësjellës-kanalizime SH.A Roskovec.
5. Fillimin e proçesit gjyqësor përkatës.
6. Prishje objekti “Godinë një-katëshe ish-Komuna Strum”
7. Ndërtimin e një godine 3 katëshe për Strehim Social.
8. Pagesa e qerasë për familjet në nevojë.
9. Miratim fondi për marrjen me qera të objekteve private në Njësinë Administrative Strum për tu përdorur nga Shkolla 9-vjeçare Suk 2.
10. Për informacion dhe njohje e Këshillit në lidhje me marrveshjen e investimit nënshkruar ndërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Titullarit të Bashkisë Roskovec me objekt “Projekt zhvillimor i Bllokut Nr.2 Roskovec”. Bashkengjitur VKB “Rikualifikimi Urban dhe Zhvillimor i Bllokut Nr.2,Qendra e qytetit Roskovec”.
11. Dërgim i raportit të monitorimit për 4-mujorin e II viti 2018 nga Drejtoria Ekonomike e Bashkisë.
12. Axhenda e takimeve në komunitet në lidhje me llogaridhënien e zbatimit të buxhetit 2018.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse nga Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe stafi i bashkisë.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.
#Informohuni!
#Mbledhje_Këshillit_Bashkiak[lsvr_gallery images=”9080,9081,9082,9083″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Llogaridhënia në fshatin Marinëz

Banorët e Marinzës ditën e djeshme u njohën me zbatimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2018 dhe investimet e planifikuara për tu zhvilluara në vazhdim.
Llogaridhënia është themeli i një qeverisje dhe shoqërie demokratike.
#egjithëvëmendjapërju[lsvr_gallery images=”9093,9092,9091,9090,9089,9088,9087″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me qytetarët

Sot, Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi në takimin e përjavshëm më qytetarët.
Komunikimi i drejtëpërdrejtë me komunitetin, zgjidhja e problemeve të tyre janë shtylla kryesore e punës sonë të përditshme.
#egjithëvëmendjapërju
#takimemeqytetarët[lsvr_gallery images=”9097,9098,9099,9100,9101,9102,9103″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Asfaltimi në “lagjen ish-SMT-ja”

Tashmë është drejt përfundimit asfaltimi në lagjen “Ish- SMT-ja”, Roskovec.✅
Një projekt i plotë më ndriçim, trotuare, hapësira të gjelbëruar dhe asfaltim.
Ky investim ashtu si dhe çdo investim tjetër i bërë nga Bashkia Roskovec, jo vetëm që përmirëson jetesën e qytetarëve në këtë lagje por rrit dhe vlerën e pronave të tyre.
#egjithëvëmendjapërju
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”9107,9108,9109,9110,9111,9112,9113″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook