Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 19, 2018

Lllogaridhënie në Strum dhe Velmish

Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi së bashku më disa përfaqësues të Bashkisë zhvilluan takimet publike në Velmish dhe Strum.
Përsëri tematika e këtyre takimeve ishte llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018.
Kryebashkiakia prezantoi të gjitha investimet e planifikuara, të cilat janë kërkesat prioritare të këtyre banorëve të identifikuara në proçesin “Buxhetimi me pjesëmarrje të komunitetit”.
#egjithëvëmendjapërju
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9259,9260,9261,9262,9263,9264,9265,9266,9267″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim pune me drejtuesit e shkollave

Pasqyrimi i një takimi pune me drejtuesit e shkollave të Bashkisë Roskovec.
E pranishme në këtë takim ishte dhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier zj. Yllka Beci.
Kryebashkiakia zj. Majlinda Bufi uroi një vit të mbarë mësimor për të gjithë mësuesit të cilët çdo ditë përçojnë dijen dhe edukojnë brezat.
Zj. Bufi u bëri me dije drejtuesëve të shkollave vendimin e Këshillit Bashkiak për rimbursimin e vlerës së paketës së librave për të gjithë fëmijët e klasës së pestë. 📚
Po ashtu Kryetarja theksoi se arsimi është dhe do të jetë në vëmendje të Bashkisë Roskovec përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën shkollore, duke krijuar kushtet që stafet pedagogjike dhe nxënësit meritojnë.✅[lsvr_gallery images=”9314,9315,9316,9317,9318,9319″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pastrimi i kanaleve në Velmish

🔛Pas disa kanaleve që pastrohen dhe që i kemi pasqyruar ,
filloi dhe vazhdon puna për pastrimin e kanalit kullues K 37 në Velmish.
Angazhimi dhe puna jonë do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të kanaleve kulluese në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec , duke garantuar siguri dhe cilësi të prodhimeve bujqësore dhe investimeve të fermerëve.✅[lsvr_gallery images=”9305,9306,9307,9308,9309,9310″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook