“24 Korriku”

Në natën finale të festës sonë ➡️
Për të festuar dhe kujtuar çdo gjë të bukur që na fal krenari dhe kënaqësi për origjinën tonë Roskovecare.
🙏Në nderim të së djeshmes , për të gëzuar të tashmen dhe për ndërtuar të nesërmen.🎊🎉🌼🌸🌼🌷🌺💐
📍Në mbrëmjen e “24 Korrikut”
një moment shumë i rëndësishëm ishte dhënia e titujve “Qytetar nderi” 🎖të Roskovecit, një vlerësim i munguar për figura që i kanë dhënë shumë trevës së Roskovecit.
➡️Po kështu u bënë të njohur dhe u nderuan qytetarë që me kontributin dhe emrin e mirë të tyre , gëzojnë sot emra rrugësh dhe sheshesh publike.
👉Më pas mbrëmja vijoi me koncertin festiv me këngëtarët Redon Makashi, Eranda Libohova dhe nota humoristike nga Cekja i Beratit dhe Mondi .😁
🤗Ta gëzojmë ndër vite festën e qytetit tonë, e cila nuk është thjesht një arsye për të festuar, por shumë më shumë.

Kupa e “24 korrikut”

Në kuadër të festimeve të “24 Korrikut” , sic është bërë tanimë traditë u përmbyll me sukses edhe aktiviteti sportiv.⚽️🏆🥇
🏆Kupa e “24 Korrikut” u fitua nga ekipi i Roskovecit në nje ndeshje me shumë emocion, ku fitorja u vendos nga penalltitë.
👉 Mbrëmja vijoi me koncertin festiv me këngëtarët Irini Qirjako dhe Fjorentin Dore.

Ekspozita e piktorit Vullnet Alushaj

Një atmosferë e ngrohtë dhe plot ngjyra mbushi sot hollin e bashkisë Roskovec.👇
🖼Ekspozita vetjake e piktorit të mirënjohur Vullnet Alushaj bëri bashkë dashamirës të artit dhe jo vetëm.
👉Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj.Majlinda Bufi, uroi Z.Alushaj dhe shprehu gatishmërinë e bashkisë Roskovec që aktivitete të tilla të jenë pjesë e përditshme e jetës artistike në Roskovec.😊

Gëzuar “1 Qershorin”

Një super atmosferë mbushi sot sheshin qendror të qytetit të Roskovecit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, “1 Qershorit” 🤹‍♂️🎈🎈🎈☺🎈🎈🤹‍♂️
📍Bashkia Roskovec në bashkëpunim me ZVA –në, kopshtet dhe shkollat 9-vjecare të qytetit dhe Njësive Administrative organizuan një sërë aktivitetesh me këngë, valle, recitime e shfaqje artistike.🤹‍♂️💃🕺👯‍♂️🎈
“Le të jetë dashuria dhe mirësia që na dhurojnë çdo ditë fëmijët tanë shtysa, shpresa dhe besimi për të bërë gjithçka që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë dhe e gëzuar”…
Në fund të aktivitetit tollumbacet shumëngjyrëshe pushtuan qiellin.🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈🎈

Shfaqja “Aladini”

Pallati i Kulturës Roskovec, u gjallërua sot nga atmosfera e shfaqjes “Aladini”🧞‍♂️🧞‍♀️
🎭Një shfaqje ku në formën më të bukur, u ndërthurën fjala, kënga dhe kërcimi, në një muzikal për fëmijë, që u prezantua🤗 përpara spektatorëve të vegjël entuziastë të Roskovecit dhe Njësive Administrative.

Një lajm i mirë…

Inauguruam sot ambjentet e përmirësuara të qendrës së kujdesit ditor PAK dhe ndamë certifikatat për pjesëmarrëset në trajnimet intensive me temë “Vlerësim zhvillimi dhe terapi zhvillimi për fëmijët me vështirësi zhvillimi. Në kuadër të projektit “Hap pas Hapi” rritja e kapaciteteve të Qendrës PAK, me financim të Bashkisë Roskovec dhe zbatuar nga Organizata Society Forward.
🙏Falenderojmë trajnueset, Dr.Engjellushe Kuzumi dhe terapisten Matilda Belalla por mbi të gjitha prindërit dhe fëmijët që u bënë pjesë e trajnimeve.🙏
↔️Nisur nga nevojat dhe kërkesat e tyre për ngritjen e një qendre të tillë, me shërbime të specializuara të qëndrueshme dhe pranë vendbanimit .
📍🔜Shumë shpejt në qytetin e Roskovecit do hapi dyert qendra e parë sociale që do të jetë në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët kanë nevojë për përkushtim, vëmendje dhe angazhim në zhvillimin e tyre, disafish më shumë se një fëmijë që nuk i ka këto nevoja speciale.😊
#Bashkiaroskovec
#Tëgjithëjanëtërëndësishëm
#qendraekujdesitditorPAK
#SocietyForwardCenter
#Leavenonebehind ❤🧡💛💚💙💜🤎🤍❤

Një muze në qytetin e Roskovecit

Një muze në qytet ???
Vendimin e parë në KB-së sapo e kemi marrë .
📍Takimin e dytë pas atij me grupin nismëtar, e kemi realizuar sot .
✅Një thirrje për të gjithë bashkëqytetarët , banorë ose jo sot në Roskovec :
Nëse keni objekte të vjetra , dokumenta të shkruara ,foto që pasyrojnë realitetin në vite , ju ftojmë të bashkoheni me këtë nismë ;
kontribuoni sado pak të krijojmë memorien tonë të përbashkët ,
që t’ua lëmë brezave si vlerën tonë më të mirë në këtë truall ku jetojmë të gjithë së bashku !
✅Gjithësecilit do t’ju jemi shumë falenderues dhe mirënjohës !
#BashkiaRoskovec

“Dita Ndërkombëtare e Arsimit”

“Pa arsim , nuk ka të ardhme “ – kjo ishte moto e aktivitetit në Ditën Ndërkombëtare tē Arsimit”. Drejtoria e Arsimit, Kulturës dhe Projekteve sociale, Bashkia Roskovec në bashkëpunim me ZVAP Roskovec , Organizuan këtë aktivitet i cili bëri bashkë fëmijë të talentuar, prindër, mësues, miq e të ftuar 👉duke përcjellë mesazhin e të drejtës për arsim pa dallim feje, race dhe ngjyre.📖👏👏