“24 Korriku”

Në natën finale të festës sonë ➡️
Për të festuar dhe kujtuar çdo gjë të bukur që na fal krenari dhe kënaqësi për origjinën tonë Roskovecare.
🙏Në nderim të së djeshmes , për të gëzuar të tashmen dhe për ndërtuar të nesërmen.🎊🎉🌼🌸🌼🌷🌺💐
📍Në mbrëmjen e “24 Korrikut”
një moment shumë i rëndësishëm ishte dhënia e titujve “Qytetar nderi” 🎖të Roskovecit, një vlerësim i munguar për figura që i kanë dhënë shumë trevës së Roskovecit.
➡️Po kështu u bënë të njohur dhe u nderuan qytetarë që me kontributin dhe emrin e mirë të tyre , gëzojnë sot emra rrugësh dhe sheshesh publike.
👉Më pas mbrëmja vijoi me koncertin festiv me këngëtarët Redon Makashi, Eranda Libohova dhe nota humoristike nga Cekja i Beratit dhe Mondi .😁
🤗Ta gëzojmë ndër vite festën e qytetit tonë, e cila nuk është thjesht një arsye për të festuar, por shumë më shumë.

Kupa e “24 korrikut”

Në kuadër të festimeve të “24 Korrikut” , sic është bërë tanimë traditë u përmbyll me sukses edhe aktiviteti sportiv.⚽️🏆🥇
🏆Kupa e “24 Korrikut” u fitua nga ekipi i Roskovecit në nje ndeshje me shumë emocion, ku fitorja u vendos nga penalltitë.
👉 Mbrëmja vijoi me koncertin festiv me këngëtarët Irini Qirjako dhe Fjorentin Dore.

Mbrëmje festive nën tingujt e muzikës turke

Nën moton “Muzika dhe arti bashkojnë njerëzit” mirëpritëm mbrëmjen e djeshme në sheshin qëndror para Bashkisë grupin nga Turqia “Hayal Trio”.🎵🎶
Nën kujdesin e vecantë të Kryetares së bashkisë Roskovec Znj.Majlinda Bufi dhe deputetit të zonës Z.Baftjar Zeqo, angazhohemi ta kthejmë Roskovecin në destinacionin e aktiviteteve artistike dhe kulturore.

Mbrëmje festive nën tingujt e muzikës Jazz

Mirmbrema
📍Ditën e djeshme Kisha e “Shën Kollit” në Kurjan, mirëpriti qytetarët nën tingujt e një rryme muzikore bashëkohore sic është Jazzi.🕺💃
Artistët e njohur Italian, Demian Cabaud, Domenico Caliri, Mirco Mariottini, Stefano Tamborrino, 🎷🎺🎻nën kujdesin e vecantë të Kryetares së bashkisë Roskovec, znj.Majlinda Bufi dhe deputetit të zonës së Roskovecit z.Baftjar Zeqo dhuruan disa momente relaksi për të pranishmit.🎶🎵

Festojmë së bashku për të katërtin vit Festën e ullirit

📍Një aktivitet jo vetëm promovues për të katërtin vit .
📍Një festë për të gjithë . Edhe në
kushte pandemie në respekt të rregullave , përsëri u bëmë bashkë .
📍Faleminderit pjesëmarrësve , fermerëve, prodhuesve të vajit të ullirit ,vajzave dhe grave të produkteve ushqimore;
Specialistëve të shijimit të vajit ekstra i virgjër ; Vajzave , djemve dhe mësueve të gjimnazit “Adem Vrapi “ .
📍Një mundësi e mirë për çdo kënd që vjen për herë të parë në “Festa e Ullirit “ , te kisha e Shën Kollit dhe në Roskovec 😀
#festaeullirit
#kishaeshënkollit
#BashkiaRoskovec
#MinistriaeTurizmiteMjedisit
#ShoqataPërAutonomiVendore

Një tjetër hapsirë për vogëlushët e Roskovecit

Në bashkëpunim më projektin e GIZ, tashmë fëmijve të Roskovecit kanë një tjetër hapësirë të dedikuar për të kaluar kohën e lirë.
Një nga prioritetet e Bashkisë Roskovec është përmirësimi i hapësirave të gjelbëruara dhe rikrijuese për fëmijët dhe moshat e treta.
Inaguruam këndin e lojrave në qendër të qytetit.
Të tjera hapësira rikrijuese do të ndërtohen në vijim, për t’i ofruar një ambient të sigurt fëmijëve por jo vetëm.
#GIZ
#BashkiaRoskovec