Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

“Njeriu i Vitit 2021”

“Njeriu i Vitit 2021” kulmoi me një aktivitet emocionues dhe argëtues për të katërtin vit të organizimit të tij🔛jo vetëm për të identifikuar profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme, por edhe si një traditë kulturore që i shërbën shoqërisë dhe gjithë komunitetit.
🔊Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Prefekti i Qarkut Fier z.Lefter Shehaj, Drejtuesi politik i Qarkut Fier z.Taulant Balla, Përfaqësues të UNDP-së, Drejtor i Agjencisë për mbështetjen e vetqeverisjes Vendore z.Saimir Plaku, Drejtuesja e Shoqatës për Autonomi Vendore znj.Adelina Farrici, Drejtori i programit HAP, z.Besim Nuri, përfaqësues të institucioneve Vendore, qytetarë dhe dashamirës.
🎼Nën shoqërimin e muzikës dhe recitimet nga aktorët Astrit Hasani, Ina Nallbani dhe nga performuesja më e vogël , fituesja e konkursit të fjalës artistike Eraisa Isufaj.
✅U zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për 10 profesionistët më të spikatur të Bashkisë të cilët dolën fitues nga votimi i komunitetit.
🔊Një moment i veçantë dhe emocionues në aktivitet ishte vlerësimi me titullin “Qytetare nderi “ i aktores së njohur me origjinë Roskovecare znj.Xhuljeta Kulla.
🤗Njerëzit e punës janë vlera më e madhe e një komuniteti, “Njeriu I Vitit 2021”

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.