Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Inagurimi i Qendrës Social Komunitare

Inaguruam ditën e sotme Qëndrën Social Komunitare, bashkëpunim midis Bashkisë Roskovec dhe YouthAct Albania dhe financim të Italian-Albanian Debt for Development Swap Programme IADSA. Një qendër kjo e bërë familjare jo vetëm për të rinjtë e Roskovecit por dhe nga katergori të tjera: të moshuarit, gratë kryefamiljare, gratë sipërmarrëse etj.
Kërkesat dhe nevojat e komunitetit janë në rritje, prandaj Bashkia Roskovec e kishte prioritet ndërtimin e një qendre qëllimi i së cilës është të ndihmojë të rinjtë dhe jo vetëm , të shtojnë horizonte, të shpalosin idetë dhe mendimet e tyre, të përkrahen dhe të argëtohen.
Në këtë event morën pjesë përfaqësues të IADSA, Youth Act dhe përfaqësues nga Konsullata e Italisë në Shqipëri.
Pas prerjes së shiritit të inagurimit nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, të pranishmit vizituan ambientet e qendrës dhe ekspozitën fotografike e cila prezantonte të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga të rinjtë roskovecarë.
Sesioni tjerër vazhdoi me konkursin midis 5 grupeve të rinjëve për idenë më të mirë në biznes, idetë e të cilëve u vlerësuan nga një komision jurie.
Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi prezantoi dhe thirrjen për projekt ide të shpallur nga Bashkia për të gjitha ato gra të cilat drejtojnë një biznes ose që kanë një ide për të hapur një biznes.
Eventi u mbyll me aktivitetet: ekspozitë me piktura nga të rinjtë roskovecare, performacë muzikore dhe interpretime të poezive të shkrimtarëve më të njohur shqipëtar.
Ta gëzojmë Qendrën Social Komunitare së bashku!
[lsvr_gallery images=”9215,9216,9217,9218,9219,9220,9221,9222,9223″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.