Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Festa e Ullirit në Bashkinë Roskovec

Sot, më datë 26 Tetor 2018, me iniciativën e Kryetares së Bashkisë zj. Majlinda Bufi, Bashkia Roskovec dhe Këndi i BE-së realizuan eventin me tematikë “Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore dhe Produkteve Lokale” në kuadër të “Festës së Ullirit” në ambjentet e Kishës “Shën Kolli”, Kurjan. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i restaurimit të Kishës 700- vjeçare “Shën Kolli”, Kurjan, e cila është një objekt fetar i i rëndësishëm i zonës dhe gjithashtu i historisë së Shqipërisë.
Së bashku me promovimin e këtij vendi të rëndësishëm fetar, kultivimi i bimëve të ullirit si një simbol i jetës dhe i paqes është një tjetër objektiv i këtij aktiviteti. Zona e Kurjanit është e njohur për rritje të bimëve të ullinjve dhe prandaj Bashkia Roskovec me qellim promovimin e ullinjëve si një nga vlerat më të rralla të kësaj zone, organizon për herën e tretë “Festën e Ullirit”,si një ngjarje e rëndësishme lokale dhe është e angazhuar plotësisht për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e vlerave natyrore dhe trashëgimisë kulturore dhe për t’i kthyer këto burime në një burim të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Tiranë z. Stefano Cominelli; Ambasadorja e Sllovenisë në Shqipëri zj. Lea Stančič, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri z. Vicente Canelles, Deputetja e Fier-it zj. Antoneta Dhima, Drejtori i Agjensisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore z. Bekim Murati, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, përfaqësues të projekteve të ndryshme të cilat zbatohen në Bashkinë e Roskovecit.
Festa ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme si :
– Komedia teatrale “Vëllazëri me Interes” nga aktorët e teatrit “Bylis”, Fier;
– Panairi me produktet vendase;
– Ekspozita me aktivitete për Bashkimin Evropian të realizuara nga Këndi i BE- Roskovec;
– Promovimi i produkteve të realizuara nga Projekti “ Sapuni Organik Roskovec” i realizuar me mbështetjen e projektit ReLoAD të finacnuar nga Bashkimi Europian dhe ekspozita fotografike e realizuar nga projektit “Rini- Art- Aktivizëm”;
– Prezantimi i Projektit “ Zhvillimi i Fshatit Luar” në kuadër të Programit 100 Fshatrat;
Aktiviteti u mbyll nën tingujt e zërit melodioz të këngëtares Rovena Dilo.
Ta gezojmë festën e festofshim gjithmonë së bashku![lsvr_gallery images=”9189,9190,9191,9192,9193,9194,9195,9196,9197″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.