Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: October 2018

Rruga ne “Lagjen Metushaj”, Suk 1

Rruga në lagjen Metushaj nuk do të jetë më problem për banorët e zonës.
🔛Sapo ka filluar ndërhyrja në këtë lagje , ndërhyrje e cila do të përmirësojë cilësinë e jetesës së banorëve .
Ky investim realizohet nga të ardhurat e Bashkisë.
Zgjidhje përfundimtare për problematikat e akumuluar ndër vite.✅
[lsvr_gallery images=”8988,8989,8990,8991,8992,8993,8994″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i lagjes së Doganëve, Arapaj

Jemi në lagjen e Doganëve, fshati Arapaj.
Kemi filluar me rikonstruksionin e rrugës për ti sjell më afër urbanizimin banorëve të kësaj zone.
Investime në çdo fshat.
#gjithëvëmendjapërju[lsvr_gallery images=”8970,8971,8972,8973,8974″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takimi me gratë sipërmarrëse

Dita sot nisi me një takim me gratë sipërmarrëse.
Një nismë e Bashkisë Roskovec për të mbështetur këtë kategori grash të cilat zënë një vend shumë të rëndësishëm në komunitetin tonë në sajë të punës së tyre të palodhur.
Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi iu prezantoi projektet që Bashkia do të filloi së shpejti për të mbështetur gratë sipërmarrëse të cilat kanë një biznes ose kanë një ide biznesi të cilën duan ta realizojnë.
“Zhvillimi i politikave për gruan sipërmarrëse është objektiv i rëndësishëm i Bashkisë Roskovec sepse fuqizimi ekonomik i gruas është nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”- tha ndër të tjerat Kryebashkiakia zj. Bufi.
#GratëSipërmarrëse
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”8998,8999,9000,9001″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Panairi”Shqipëria punon Tokën”

Sot, në Tiranë, është zhvilluar panairi “Shqipëria punon Tokën”. Ky është panairi më i madh bujqësor, blegtoral, që hapi dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia.
Bashkia Roskovec ishte e pranishme me produktet e prodhuara nga zona jonë dhe ka prezantuar me një ekspozitë fotografike monumentet kulturore dhe natyrore.
Të rinjët të veshur me veshjet tradicionale bënë një prezantim dinjitoz të Bashkisë sonë.
Këtij panairi iu bashkua dhe pastiçeri “Bleta” me produktet e saj tashmë të njohura jo vetëm në zonën tonë por edhe më gjerë.
# ShqipëriaPunonTokën
#PromovimProduktesh
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”8978,8979,8980,8981,8982,8983,8984″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projekti i Qendrës Roskovec

Projekti i Rikualifikimit Urban ka nisur edhe ne Bashkine Roskovec . Projekti ne fjale qe financohet nga Fondi Shqiptar i zhvillimit kap nje vlere rreth 300 milion lek te reja. Projekti i Zhvillimit Urban te Qendres se Roskovecit do sjelle nje risi jo vetem ne ndryshimin vizual dhe estetik te qytetit por edhe funksional.
Siperfaqja e zbatimit te projektit shtrihet ne nje siperfaqe prej 3,5 ha dhe parashikon rikonstruksion dhe kyerje te godinave , lulishte dhe mjedise shlodhese per komunitetin .Kryetarja e Bashkise Roskovec Majlinda Bufi eshte shprehur se jane rreth 51 objekte , mure rrethuese dhe troje qw do preken nga ky peojekt.
Nga verifikimet e deritanishme vetem 18 prej tyre kane dokumentacionin e duhur qe vertetojne pronen nderkohe pas njoftimit qe u eshte derguar qytetareve ka nisur edhe prishja vullnetare.Vlera e shpronesimeve shkon ne 33 milion leke te reja per 18 objekte te cilat kane dokumentacionin ligjor qe vertetojne pronesine.
Projekti i Qendrës Roskovec

Kullimi i kanaleve ne fshatin Strum

Sistemi i kullimit.
🔛Një punë në vazhdim në të gjitha fshatrat nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
Janë rehabilituar të gjithë kanalet e parë dhe të dytë në fshatin Strum.
Kemi filluar punën në fshatin Velmish.
Një proçes shumë i domosdoshëm i cili ka vëmendjen tonë çdo ditë.✅
[lsvr_gallery images=”9021,9022,9023,9024,9025,9026″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Riparim rruge,Ngjeqar

Rruga Gogallar, Ngjeqar, tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi.✅
Bashkia Roskovec ka nisur projektin e rehabilitimit dhe riparimit të infrastrukturës në këtë segment rrugor.
Përmes këtij investimi , që financohet nga të ardhurat lokale, synohet normalizimi i situatës dhe përmirësimi i cliësisë së jetesës së banorëve.
#Egjithëvëmendjatekqytetarët
#Investimenëproçes[lsvr_gallery items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”][lsvr_gallery images=”9005,9006,9007,9008,9009,9010,9011″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Asfaltimi ne fshatin Luar

Pas investimeve të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec, nuk mund të mungonte dhe investimi i shumëpritur në rrugën e Luarit.
Ka filluar asfaltimi i këtij segmenti rrugor.
Fillimi i punimeve është ndjekur me interes të lartë nga vetë Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi.
#PremtimeTëMbajtura
#InvestimeKonkret[lsvr_gallery images=”9015,9016,9017,9018″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni total i shkolles “Ajet Toska” , Suk 2

Vazhdon rikonsktruksioni total i shkollës “Ajet Toska”, Suk 2. ✅
Ndërhyrje të thella në infrastrukturën e brendshme dhe atë të jashtme, duke siguruar një komoditet dhe standard gjithnjë në rritje për fëmijët e zonës.
#Kushte_më_të_mira për nxënësit[lsvr_gallery images=”9029,9030,9031,9032,9033,9034,9035,9036″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook