Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: September 2017

Rikonstruksioni i rrugës “Suk 1- Arapaj- Samaticë”

Çdo ditë jemi një hap përpara në rikonstruksionin e rrugëve, rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit, sistemimin e kanalizimeve dhe ujrave të zeza, etj.
🔛Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Suk 1- Arapaj- Samaticë për t’a kthyer në funksion të plotë këtë rrugë kaq shumë të dëshiruar nga banorët e zonës.
Drejt #Transformimit_Urban[lsvr_gallery images=”5945,5946,5947,5948,5949,5950,5951,5952″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita e parë e shkollës

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier z. Shkëlqim Allkaj dhe N/ Kryetarin e bashkisë z. Isa Hoxha, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kanë përcjellë urimet më të përzemërta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm mësuesve dhe nxënësve të bashkisë nga shkolla e mesme “ Adem Vrapi”.
“Uroj të gjithë nxënësit sukses për këtë vit të ri mësimor, suksese për një vit plotë me energji, me dëshirën për të përvetësuar dijen, për t’u bërë qytetarë më të mirë dhe mbi të gjitha për të zhvilluar njohuri pozitive, për të pasur një Roskovec më të mirë në të ardhmen”, – tha ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi. Kryebashkiakja premtoi se pushteti vendor ashtu si deri më sot, do të jetë pranë shkollës duke plotësuar kushtet optimale për zhvillimin e proçesit mësimor.
Një urim i veçantë i’u përcoll dhe mësuesëve, këta misionar të dijes, të cilët me këmbënguljen, durimin, dëshirën dhe pasionin e tyre po përgatisin qytetarë më të denjë për familjen, shoqërinë dhe kombin.
Vlerësime për punën Tuaj mësues !
E ardhmja është në duart tuaja në përgatitjen e brezave.
Suksese të gjithëve!

[lsvr_gallery images=”5932,5933,5934,5935,5936,5937,5938,5939,5940,5941,5942″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

U prehsh në paqe e Madhja jonë !

Aktorja e njohur e filmit, teatrit dhe humorit zj.Hajrie Rondo, nuk ka mundur ta fitojë betejën disa vjeçare me sëmundjen.
Ajo ka ndërruar jetë sot në moshën 66-vjeçare duke lënë pas një karrierë të pasur me role në teatër dhe kinematografi.
Pak kohë më parë ajo u nderua nga bashkia Roskovec me “Çmimi i Mirënjohjejes” ,
ku ajo ndau dhe një mesazh të ndjerë për jetën.
U prehsh në paqe e Madhja jonë. Do të jesh e paharruar nëpërmjet roleve të tua të papërsëritshme.
Të qoftë dheu i lehtë!

 

Shtëpia e fëmijëve Myftaraj

Jemi në Vlosh, pranë familjes Myftaraj. Përfunduam ndërtimin e çatisë. Pa humbur kohë do fillojmë me suvatimin e shtëpisë.
Shumë shpejt kjo shtëpido të mirëpresë fëmijët të cilët do t’i japin jetë.
#Gjithmonë_pranë_familjeve_në_nevojë
[lsvr_gallery images=”5982,5983,5984,5985″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje Urbane

Pas ndërtimit të trotuarit dhe vendosjes së ndriçimit, nisëm punën për asfaltimin e rrugës pranë shkollës “Alush Grepcka”.
Sot jemi këtu, nesër diku tjetër… 
Do të vazhdojmë me këtë ritëm në çdo rrugë të njësive administrative, për të siguruar urbanizim sa më të shpejtë.
[lsvr_gallery images=”5910,5911,5912,5913,5914,5915,5916″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ripërtëritje e bujqësisë

Projekti i financuar nga Banka Botërore “Rehabilitimi i rrjetit ujitës”, përfshin zonat: Roskovec, Kuman, Zharrëz, Portëz dhe Sheq, me një gjatësi prej 23 km në total.
Punimet për veshjen trapezoidale me beton të rrjetit ujitës janë drejt përfundimit.
Standard dhe cilësi e garantuar!
[lsvr_gallery images=”5879,5880,5881,5882″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Arsim Cilësor

Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “7 Dëshmorët” , Strum.
Punë dhe angazhim maksimal për të siguruar sa më shpejt kushte më të mira për fëmijët që do të frekuentojnë këtë shkollë. Një bashkëpunim i suksesshëm midis bashkisë Roskovec dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), me financim të këtij të fundit.
#Arsim_Cilësor
#Kushte_Bashkohore

[lsvr_gallery images=”5885,5886,5887,5888,5889″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura Rrugore

Jo më gropa dhe baltë në rrugën “Pilo Kola”.
Tashmë është drejt përfundimit asfaltimi.
Një projekt i plotë më ndriçim, trotuare, hapësira të gjelbëruar dhe asfaltim. Ky investim ashtu si dhe çdo investim tjetër i bërë nga bashkia Roskovec, jo vetëm që përmirëson jetesën e qytetarëve në këtë lagje por rrit dhe vlerën e pronave të tyre.
[lsvr_gallery images=”5892,5893,5894,5895,5896,5897,5898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Bashkia uron!

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi dhe stafi i Saj, me rastin e festës së Kurban Bajramit urojnë besimtarët myslimanë:
“Gëzuar KURBAN BAJRAMIN! 
Paqja, harmonia, toleranca dhe dashuria mbizotëroftë në familjet tuaja!”

Facebook
Facebook