Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Dita e parë e shkollës

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier z. Shkëlqim Allkaj dhe N/ Kryetarin e bashkisë z. Isa Hoxha, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kanë përcjellë urimet më të përzemërta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm mësuesve dhe nxënësve të bashkisë nga shkolla e mesme “ Adem Vrapi”.
“Uroj të gjithë nxënësit sukses për këtë vit të ri mësimor, suksese për një vit plotë me energji, me dëshirën për të përvetësuar dijen, për t’u bërë qytetarë më të mirë dhe mbi të gjitha për të zhvilluar njohuri pozitive, për të pasur një Roskovec më të mirë në të ardhmen”, – tha ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi. Kryebashkiakja premtoi se pushteti vendor ashtu si deri më sot, do të jetë pranë shkollës duke plotësuar kushtet optimale për zhvillimin e proçesit mësimor.
Një urim i veçantë i’u përcoll dhe mësuesëve, këta misionar të dijes, të cilët me këmbënguljen, durimin, dëshirën dhe pasionin e tyre po përgatisin qytetarë më të denjë për familjen, shoqërinë dhe kombin.
Vlerësime për punën Tuaj mësues !
E ardhmja është në duart tuaja në përgatitjen e brezave.
Suksese të gjithëve!

[lsvr_gallery images=”5932,5933,5934,5935,5936,5937,5938,5939,5940,5941,5942″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x