Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Mbyllet cikli i parëi shkollës verore

Dita e sotme shënon fundin e ciklit të parë të shkollës verore për të rinjtë e Roskovecit.
Një eksperiencë e veçantë dhe e vlefshme për të gjithë të rinjtë të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme të ndërmarr nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Kjo nismë e Bashkisë Roskovec, një shkollë verore cilësore dhe falas, bënë pjesë në përgjegjësinë sociale të institucionit tonë për të investuar për të rinjtë e Roskovecit.
Stafi organizator i shkollës verore ka bërë një punë të veçantë në përgatitjen e kësaj hapësire të programit për ta bërë sa më të larmishme, me vlerë argëtuese, por dhe edukative, të kombinuara me lojra të shkurtëra, interactive dhe kreative.
Kryebashkiakia zj. Bufi dhe Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier zj. Yllka Beci, shpërndanë çertifikata për të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe i uruan për përkushtimin dhe seriozitetin që ata treguan gjatë gjithë ditëve të shkollës verore.
#Riniabënndryshimin
#Investojmëpërtëardhmen
#ShkollaVerore
[lsvr_gallery images=”8700,8701,8702,8703,8704,8705,8706,8707,8708,8709,8710,8711,8712,8713,8714,8715,8716,8717,8718″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pranë familjeve në nevojë

Dita e sotme për familjen e z. Pajtim Shehu është një ditë e gëzueshme.
Familja Shehu, një familje në kushte shumë të vështira ekonomike dhe në një banesë që nuk plotëson kushtet minimale për të jetuar, tashmë nuk është më vetëm.
Bashkia Roskovec në bashkëpunim me shoqatën ambientaliste “Zharrëza” me Drejtor z. Qani Rredhi, do mundësojnë rikonstruksionin e banesës së kësaj familje.
Për ti takuar më nga afër dhe për ti shprehur mbështetjen e Bashkisë Roskovec ishte Zv. Kryetari z. Isa Hoxha.
Gjithmonë pranë familjeve në nevojë.
[lsvr_gallery images=”8688,8689,8690,8691,8692,8693,8694,8695,8696,8697″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Restaurimi i Kishës “Shën Kolli”, Kurjan

Ka nisur restaurimi i Kishës 700 vjeçare “Shën Kolli”, Kurjan. Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi inspektoi kantierin dhe pa nga afër ecurinë e punimeve.
Restaurimi parashikon ndërhyrje restauruese në strukturë si dhe restaurimin e elementëve arkitektonikë të brendshëm.
Gjithashtu, është drejt përfundimit rehabilitimi i terreni përreth Kishës.
[lsvr_gallery images=”8605,8606,8607,8608,8609,8610,8611,8612,8613″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Këshilli Vendor për Sigurinë Publike

Mblidhet Këshilli Vendor për Sigurinë Publike: Roskoveci qytet më i sigurt.
Është zhvilluar në Bashkinë Roskovec mbledhja e parë e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike ,
Synimi kryesor i Këshillit është të vërë në lëvizje të gjithë aktorët vendorë për të trajtuar së bashku çështjet që lidhen me kriminalitetin, dhunën në familje dhe çëtje të tjera që lidhen me sigurinë publike. Po ashtu, ky grupim këshillimor, që kryesohet nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, do të shërbejë për të identifikuar sfidat e komunitetit vendor sa i takon sigurisë personale.
Të pranishëm në këtë takim të parë ishin: Shefi i Komisariatit Fier z. Artur Selimaj, Shefi i Sektorit të Rendit z. Gazmend Shehu, Zv/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, përfaqësues të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Postës së Policisë Roskovec, Kryetarët e fshatrave, përfaqësues të institucioneve publike, përfaqësues të grupeve të marxhinalizuara, komuniteteve fetare, organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit.
Zv. Kryetari z. Hoxha shprehu : “ Vendosja e një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes gjithë aktorëve vendorë, përfshirë shoqërinë civile, policinë, shërbimet sociale dhe komunitetet fetare, shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e sigurisë së qytetarëve”.
Ky takim moderohej nga zj. Xhesika Korra, koordinatore projektesh pranë qendrës “Epoka e Re”.
#KëshilliVendorSigurisëPublike
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8385,8386,8387,8388,8389,8390,8391,8392,8393,8394,8395,8396″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Trajnim i stafit të Bashkisë

Ditën e djeshme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u zhvillua trajnimi me stafin e Bashkisë Roskovec.
Temat e trajnimit ishte: Buxhetimi me pjesëmarrje dhe roli i Integrimi Evropian në pushtetin vendor.
Trajnimi u mundësua nga Friedrich Ebert Stiftung (FES), me eksperte Dr. Manjola Duli.
[lsvr_gallery images=”8370,8371,8372,8373,8374″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Youth Summer Municipality Tour

Youth Summer Municipality Tour (4 – 6 Korrik 2018)
Learn, explore and enjoy‍♀- Albania towards EU Integration
Një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë nga mosha 17- 25 vjeç nga Bashkitë Vlorë, Himarë, Fier, Patos e Roskovec, që dëshirojnë të mësojnë më shumë mbi hapet e integrimit të Shqiperisë në BE dhe mbi mundësitë që ofron BE për të rinjtë . Shkëmbime eksperiencash, informim dhe agëtim mes të rinjve nga qytete të ndryshme.
Bëhu pjesë e një eksperience të veçantë.
Aplikimet mbyllen më datë 27 Qershor.
https://docs.google.com/forms/d/1yGX5VTrnbnFQf4tAym15sy6ikzAU1rYohal3AhVsnss/viewform?edit_requested=true

Përfaqësim i denjë

Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi, në Bilbao, si një nga përfaqësueset e pushtetit vendor, në CEMR Conference :“Equality, diversity & Inclusion” (Barazia, diversiteti dhe përfshirja) 🇦🇱️🇦🇱️🇦🇱️
#cemrbilbao2018
[lsvr_gallery images=”8320,8321,8322″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbremje teatrale

Pallati i Kulturës mirëpriti trupën e aktorëve të Teatrit Bylis me shfaqjet e tyre “Zi më Zi “ dhe “Vëllazëri me Interes”, nga Kristo Floqi.
Shfaqjet jo vetëm synojnë të rikthejnë jetën artistike e kulturore në Roskovec por edhe ti afrojnë qytetarët më tepër me artin dhe kulturën e skenës. Ky aktivitet u organizua me iniciativën e Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, e cila ka qënë dhe është gjithmonë mbështetje për promovimin dhe nxitjen e artit dhe kulturës.
Këto shfaqje do të pasojnë me të tjera interpretime në Njësitë Administrative, për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk mundën ti shijonin emocionet që dhuruan aktorët me profesionalizmin e tyre.
[lsvr_gallery images=”8325,8326,8327,8328,8329,8330,8331,8332,8333,8334,8335,8336″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kalendari i ndeshjeve

Ditën e djeshme u zhvillua shorteu për takimet e para të kupës “24 Korriku”.⚽⚽⚽
Këto takime do të fillojnë më datë 16 Qershor dhe do të përfundojnë me një finale në datë 24 Korrik, ditën e festës së qytetit, midis ekipit që zë vendin e parë dhe atij të vendit të dytë.
Ekipi që zë më shumë pikë zhvillon një ndeshje finale me ekipin e vendit të dytë.
Më poshtë po japim kalendarin e ndeshjeve deri në përfundim.
#Kupa_24_Korriku

JO EMIGRACIONIT TË PARREGULLT!

JO EMIGRACIONIT TË PARREGULLT!
Emigracion i sigurt në Bashkimin Evropian do të thotë emigracion i ligjshëm dhe i informuar, nëse keni një kontratë të rregullt pune. Zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë janë rruga e sigurt drejt mundësive më të mira për punësim në Shqipëri dhe vendet e BE-së. Koordinatoret e BE-së me anë të shpërndarjes së fletëpalosjeve “JO EMIGRACIONIN E PARREGULLT” , informuan komunitetin mbi proçedurat që duhet të ndjekin për një emigracion të rregullt dhe pa penalizime.
Informohu edhe ti!
[lsvr_gallery images=”8342,8343,8344,8345,8346″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]