Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Coordination Meeting: “Climate Pathways 4 Roskovec – CP4R”

On 8 September 2026, a coordination meeting was held at the Municipality of Roskovec between the municipal working group and the experts engaged under the “Climate Pathways 4 Roskovec (CP4R)” project, part of the Pathways2Resilience (P2R) programme. The Municipality of Roskovec is the project lead, while ETMI is the partner organisation supporting its implementation.

The Mayor of Roskovec, Ms Majlinda Bufi, commended the commitment of the working group and the experts, underlining the importance of cooperation, coordination and shared responsibility for the timely and high-quality implementation of the project.

During the meeting, discussions focused on:

• progress achieved to date;

• activities planned for September;

• the division of roles and responsibilities between municipal staff and experts;

• coordination of the three stakeholder activities planned during September;

• documentation, communication and visibility of the project activities and results.

Particular attention was given to the preparation of activities that will engage the community, farmers, representatives of local sectors and other relevant stakeholders in identifying and addressing climate-related risks and challenges within the territory of the Municipality of Roskovec.

The CP4R project aims to strengthen local capacities for climate change adaptation, promote cooperation between institutions and the community, and contribute to building a more sustainable and climate-resilient territory.

At the conclusion of the meeting, participants agreed on concrete next steps, responsibilities and deadlines for the activities planned in September, reaffirming their shared commitment to achieving the project objectives to a high standard and within the agreed timeframe.

Agim Baçi | Communication Expert – CP4R

Takim koordinues për projektin “Climate Pathways 4 Roskovec – CP4R”

Më 8 shtator 2026, në Bashkinë Roskovec u zhvillua takimi koordinues ndërmjet grupit të punës së Bashkisë dhe ekspertëve të angazhuar në kuadër të projektit “Climate Pathways 4 Roskovec (CP4R)”, pjesë e programit Pathways2Resilience (P2R). Bashkia Roskovec është lider i projektit, ndërsa organizata ETMI është partnere në zbatimin e tij.

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, vlerësoi angazhimin e grupit të punës dhe të ekspertëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, koordinimit dhe përgjegjësisë së përbashkët për zbatimin cilësor dhe në kohë të projektit.

Gjatë takimit u diskutua mbi:

  • progresin e deritanishëm të projektit;
  • aktivitetet e planifikuara për muajin shtator;
  • ndarjen e roleve dhe përgjegjësive ndërmjet stafit dhe ekspertëve;
  • koordinimin e tre aktiviteteve me grupet e interesit të parashikuara gjatë muajit shtator;
  • dokumentimin, komunikimin dhe vizibilitetin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjes së aktiviteteve që do të angazhojnë komunitetin, fermerët, përfaqësuesit e sektorëve vendorë dhe aktorë të tjerë të interesuar në identifikimin dhe adresimin e rreziqeve dhe sfidave klimatike në territorin e Bashkisë Roskovec.

Projekti CP4R synon të forcojë kapacitetet vendore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, të nxisë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe komunitetit, si dhe të kontribuojë në ndërtimin e një territori më të qëndrueshëm dhe më rezilient ndaj ndikimeve klimatike.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit dakordësuan hapat konkretë, përgjegjësitë dhe afatet për aktivitetet e muajit shtator, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për realizimin me cilësi dhe brenda afateve të objektivave të projektit.

Agim Baçi | Ekspert i Komunikimit

“SFIDA PËR NJË TË ARDHME MË TË QËNDRUESHME NDAJ KLIMËS”

Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike në planifikimin e qëndrueshmërisë klimatike, mblodhi sot në Bashkinë Roskovec ekspertë në kuadër të projektit “Climate Pathways 4- CP4R”, pjesë e programit europian “Pathways2Resilience”.Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, duke përshëndetur nisjen e këtij procesi, theksoi se “ndryshimet klimatike janë tashmë një realitet lokal, me ndikim të drejtpërdrejtë në territor, ekonomi, bujqësi dhe në jetën e përditshme të qytetarëve”.
Projekti do të fokusohet në menaxhimin e ujit, mbrojtjen nga përmbytjet dhe thatësirat, bujqësinë inteligjente ndaj klimës, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën e qëndrueshme, përdorimin e tokës dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë.
Vëmendje e veçantë në diskutimet e ekspertëve iu kushtua ndikimit të ndryshimeve klimatike në bujqësi, ku përmbytjet, temperaturat e larta, thatësirat dhe zjarret po ndikojnë në prodhimin bujqësor, burimet ujore dhe të ardhurat e fermerëve.
Përmes bashkëpunimit me partnerin ETMI, ekspertët, institucionet, fermerët, bizneset dhe komunitetin, Bashkia Roskovec synon t’i shndërrojë rreziqet klimatike në masa konkrete, investime të qëndrueshme dhe përfitime afatgjata për qytetarët.
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Roskovec, në cilësinë e udhëheqësit të projektit, në partneritet me ETMI dhe financohet nga European

Union#BashkiaRoskovec #CP4R #Pathways2Resilience #ClimateResilience #QëndrueshmëriKlimatike #Bujqësi #Mjedis #EuropeanUnion

 

Njoftim për Ndihmësit Personalë të Personave me Aftësi të Kufizuar

Në zbatim të Ligjit nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Ligjit nr. 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në fuqi për administrimin dhe verifikimin e dokumentacionit të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar, njoftohen të gjithë ndihmësit personalë të kategorive të veçanta se, në momentin e dorëzimit të raportit mjekësor të lëshuar nga Komisioni Mjekësor pranë Poliklinikës Rajonale Fier, duhet të paraqesin edhe:

· Vërtetimin e hyrje-daljeve nga sistemi TIMS – për periudhën e 12 (dymbëdhjetë) muajve të fundit.

Paraqitja e këtij dokumentacioni është e nevojshme për plotësimin e dosjes administrative dhe vijimin e procedurave të verifikimit të së drejtës së përfitimit.

Ju lutemi të paraqisni dokumentacionin e plotë, në mënyrë që të shmangen vonesat në shqyrtimin e dosjes

Bashkia Roskovec zhvillon vizitë studimore në Bashkinë Lezhë në kuadër të Programit për Qeverisjen e Mirë

Bashkia Roskovec, nën drejtimin e Kryetares së Bashkisë, znj. Majlinda Bufi, përmbylli vizitën studimore dyditore në Bashkinë Lezhë, e zhvilluar më 12–13 korrik 2026, në kuadër të Programit për Qeverisjen e Mirë.

Delegacioni, i përbërë nga 14 përfaqësues të Bashkisë Roskovec, u prit nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu. Vizita nisi me një takim zyrtar në zyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe vijoi me një sesion pune në sallën e takimeve pranë Bibliotekës së Qytetit.

Gjatë fjalëve përshëndetëse, të dy kryetarët vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave të mira ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndarjes së zgjidhjeve praktike që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, u shpreh:
“Kjo vizitë studimore përbën një mundësi të vlefshme për të mësuar nga përvoja e Bashkisë Lezhë dhe për të diskutuar mënyra konkrete për përshtatjen e praktikave të suksesshme në Bashkinë Roskovec. Bashkëpunimi ndërmjet bashkive është një instrument i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e qeverisjes vendore dhe ofrimin e shërbimeve publike më cilësore për qytetarët.”

Në vijim të programit, Bashkia Lezhë prezantoi praktika dhe iniciativa në fushën e qeverisjes vendore, ofrimit të shërbimeve publike, zhvillimit territorial, turizmit, mbrojtjes së mjedisit, komunikimit publik, transparencës dhe menaxhimit të projekteve. Prezantimi u realizua nga znj. Vasilika Laska, Drejtore e Drejtorisë së Projekteve Strategjike, Çështjeve Evropiane, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës.

Diskutimet dhe vizitat në terren u fokusuan në shkëmbimin e përvojave, krahasimin e praktikave administrative, identifikimin e sfidave të përbashkëta dhe eksplorimin e mundësive për bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të shërbimeve publike, menaxhimit të mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe promovimit të potencialeve territoriale.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh gjithashtu me ambientet e Muzeut Etnografik, Muzeun Arkeologjik, Sallës së Këshillit Bashkiak, Pallatit të Kulturës, Galerisë së Arteve, si dhe me hapësirat e dedikuara për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe kulturore.

Kjo vizitë studimore shërbeu si një platformë efektive për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet dy bashkive, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërvendor, në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë dhe standardet evropiane të administrimit publik.