Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: June 2017

Investime në bujqësi

Asgjë nga ç’ishte nuk është sot.
Ndërhyrje e domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të Jagodinës dhe prodhimit bujqësor vendas.
Kanale të padukshme që rikthehen në punë.
[lsvr_gallery images=”5424,5425″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura Rrugore

S’ka ditë që nuk punohet në bashkinë Roskovec.
Sot??
Sot jemi në rrugën “Pilo Kola”, ku po punohet për shtrimin e trotuarit i cili do të pasohet më shtrimin e rrugës dhe gjelbërimin e lulishteve të sapo krijuara.
..dhe jo vetëm këtu…
[lsvr_gallery images=”5428,5429,5430,5431,5432,5433,5434″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dhuro Gjak- Shpëto një Jetë

Qendra Shëndetësore Kuman ashtu siç e kishte paralajmëruar, sot kishte marrë masat që të bëhej dhurimi vullnetar i gjakut. Mjekët dhe infermierët ishin përqëndruar në Qendrën Shëndetësore Kuman ku ishin të shumtë ata që dhuruan gjak nën slloganin “DHURO GJAK- SHPËTO NJË JETË”.
Znj. Blerina Buzi Drejtoresha e qendrës kishte marrë masat dhe ishte pranë çdo dhuruesi.
Një falenderim i veçantë i shkon të gjithë dhuruesve të cilët u bënë pjesë e kësaj nisme humanitare.
[lsvr_gallery images=”5437,5438,5439,5440,5441,5442″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projektimi i rrugës së Liqenit

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi premtoi se dhe rruga e Liqenit shumë shpejt do të prekte ndryshimet fal Rilindjes Urbane.
Sot filloi projektimi i rrugës që së shpejti të fillohet nga rikonstruksioni i saj.
Urbanizimi është më afër se ndonjëherë.
[lsvr_gallery images=”5445,5446,5447,5448,5449″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje Urbane

Një premtim i mbajtur.
U premtua se të gjithë banorët e Kumanit fal Rilindjes Urbane do të kishin një qendër të kompletuar.
Transformimi sot është më shumë i dukshëm dhe me vendosjen e këndit të lojrave për vogëlushët të cilët e përuruan ende pa u përfunduar.
[lsvr_gallery images=”5452,5453,5454,5455,5456″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

“Ish ndërmarrja Bujqësore”

Investimet në infrastrukturë nuk kanë të mbaruar. Puntorët e bashkisë Roskovec janë duke punuar në lagjen e ashtuquajtur “ Ish ndërmarrja Bujqësore”. Pas kanalizimeve dhe ujrave të zeza, ka filluar ndërtimi i trotuarit i cili do të pasohet me rikonstruksionin e rrugës.
Është vetëm një nga punët që kemi programuara të bëjmë.
#Infrastruktura_Rrugore
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5403,5404,5405,5406,5407″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndeshja “Strum- Kurjan”

Ditën e djeshme më datë 17 qershor u zhvillua ndeshja e futbollit midis ekipeve të Njësive Administrative Strum dhe Kurjan e cila u zhvillua në fushën e sportit Suk 1.
Ndeshja u ndoq me interes të lartë dhe nga vetë Kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi. Loja u zhvillua korrekte dhe përcolli emocione tek sportdashësit. Në përfundim fitoi skuadra e Kurjanit me rezultatin 2- 4.
I urojmë suksese djemëve në ndeshjet e ardhshme.
#Kupa_24_Korriku
[lsvr_gallery images=”5410,5411,5412,5413,5414,5415,5416,5417″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Strum- Kurjan

Vazhdojnë ndeshjet për kupën “24 Korriku”   
Pas ndeshjes së parë midis skuadrave të Roskovecit dhe Kumanit e cila doli me rezultatin 4-1,ditën e shtunë në orën 17: 00 në fushën e sportit Suk 1 zhvillohet ndeshja e rradhës midis skuadrave të Njësive Administrative Strum dhe Kurjan.
Të bashkohemi të gjithë të kalojmë një pasdite ndryshe.

Rikonstruksioni rrugës Ngjeqarit

Nuk është thjeshtë një rikonstruksion rruge por një nevojë dhe domosdoshmëri për të gjithë banorët e Ngjeqarit dhe jo vetëm.
Ky është vetëm fillimi i punës.
🔛Kemi filluar me zgjerimin e rrugës dhe bordurat anësore, do vazhojmë me asfaltimin dhe më pas me ndriçimin.
🔜Pas përfundimit do të vijojmë diku tjetër, për të sjellë më pranë urbanizimin e zonave rurale.

#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5372,5373,5374,5375,5376,5377,5378″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhje Këshillit Bashkiak

Sot më datë 12. 06. 2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak. Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Për një shtesë dhe një ndryshim në Vendimin nr.79 datë 21.12.2016 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2017.”
2. Miratimin e listës së përdoruesve faktik të tokës bujqësore dhe subjektet përfitues të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ti pajisur me AMTP,vendndodhjen e tokës,sipërfaqen dhe kufitaret për çdo ngastër.(2 projekt-vendime)
3. Miratimin e programit Buxhetor Afat-Mesëm 2018-2020.
4. Vënie në djeni “Për përfitim nga donacionet” Këshillit të Bashkisë Roskovec.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegime nga Kryetarja e bashkisë zj.Majlinda Bufi dhe stafi drejtues i bashkisë.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.

[lsvr_gallery images=”5389,5390,5391,5392,5393,5394,5395,5396,5397,5398″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook