Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: June 2, 2017

GËZUAR 1 QESHORIN, FËMIJË TË DASHUR!

Si asnjë herë tjetër skena e Pallatit të Kulturës Roskovec nuk ka patur kaq shumë artistë të vegjël dhe spektatorë të mëdhenj. Ishin prindërit dhe gjyshërit e vogëlushëve që ndiqnin këta artistë të mrekullueshëm. Pothuaj të gjithë kopshtet në çdo fshat zhvilluan koncertet e tyre me rastin e 1 Qershorit – Festës së femijëve.
Emocione të pa fundme i dhuruan çdo të pranishmi këta vogëlush me recitimet, këndimet dhe improvizimet e tyre.
Edhe një herë: GËZUAR 1 QESHORIN, FËMIJË TË DASHUR!

#Festa_e_Fëmijëve
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5286,5287,5288,5289,5290″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime të nevojshme

Dje më datë 01 Qershor 2017, Kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi inspektoi punimet për pastrimin e kanalit Jagodin- Suk 1. Një investim ky i nevojshëm dhe i domosdoshëm për fermerët e kësaj zone nga të ardhurat e bashkisë.
Prioriteti i bashkisë tonë është të japim zgjidhje përfundimtare për çdo problemi.
#Ripërtëritje_Bujqësisë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5279,5280,5281,5282,5283″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kupa “24 Korriku”

Ditën e djeshme u zhvillua shorteu për takimet e para të kupës “24 Korriku”.
Këto takime do të fillojnë më datë 10 qershor 2017 dhe do të përfundojnë me një finale në datë 24 korrik, ditën e festës së bashkisë Roskovec midis ekipit që zë vendin e parë dhe atij të vendit të dytë.
Ekipi që zë më shumë pikë zhvillon një ndeshje finale me ekipin e vendit të dytë. Ndeshja finale do të zhvillohet në ditën e festës, më datë 24 korrik në Roskovec , ora 18:00.
Më poshtë po japim kalendarin e ndeshjeve deri në përfundim

 

Facebook
Facebook