Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: September 2016

ANALIZA 1-VJEÇARE – PROBLEME E DETYRA

Në Njësinë Administrative Strum ditën e premte datë 23 shtator u zhvillua analiza 1-vjeçare e punës në kuadër edhe të transparencës me komunitetin. Në këtë analizë morën pjesë zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Jorgo Begaj, drejtorat Arben Dukaj, Selman Cepele, Viktor Sakaj si dhe administratori Ysenj Agaçi. Shumë nga banorët ngritën problemet e pastrimit të kanaleve, sistemimit të rrugës së varrezave në lagjen Metush, të ujit të pijshëm, të grumbullimit të mbetjeve urbane etj.
Për këto e problem të tjera u dhanë shpjegime dhe u paraqitën projekte konkrete.
Në fund një bashkëbisedim miqësor edhe në kafe. Edhe këtu vazhdoi problematika e analizës.

PRANË SHQETËSIMEVE TË BANORËVE

MBËRS, 23 SHTATOR
Banorët e një lagjeje në fshatin Mbërs të Njësisë Administrative Kurjan, dje ditën e enjte me të drejtë kanë ardhur në zyrat e Bashkisë Roskovec. Shqetësimi i tyre ishte se rruga për të dalë e kaluar lumin ishte e pamundur. Kjo sillte vështirësi sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë.
Sot ditën e premte zëvendëskryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, drejtori i Shërbimeve Arben Dukaj, administrator Kadri Hyskaj dhe disa specialistë ishin pranë banorëve. Pasi u dëgjuan shqetësimet dhe u verifikuan në vend problemet, u ra dakord për zgjidhje afëtshkurtëra dhe afatgjata.
ARAPAJ, 23 SHTATOR
Disa banorë të fshatit Arapaj kanë ngritur problemin e rrugës e cila është në gjendje të keqe. Kësaj gjendjeje i shtohet edhe problematika që krijohet nga kanalet anësore. Edhe në këto takime ku ishte i pranishëm edhe administratori Ysenj Agaçi, zëvendëskryetari i Bashkisë Jorgo Begaj dhe specialistët ofruan zgjidhjet më emergjente.
Pamjet që shikoni janë fiksuar në këto dy takime.

PUNIME NGA SEKTORI I GJELBERIMIT

Vazhdon puna në sektorin e gjelbërimit në njësinë administrative Kuman, fshati Vidhisht, për krasitjen dhe mirëmbajtjen e pemëve.

Sot në “Ditën pa makina”

Në kuadër të Ditës pa makina sot më datë 22 shtator 2016 u zhvilluan shëtitje me bicikleta. Të rinj e fëmijë ishin mbledhur tek bulevardi në hyrje të qytetit Roskovec deri afër gjimnazit. Këto shëtitje si dhe postërat që mbanin pjesëmarrësit përcillnin mesazhin për një qytet me ajër të pastër.
Këto dhe veprimtari të tjera po organizohen nga Bashkia Roskovec.
Më poshtë ndiqni pamjet nga aktivitetet e organizuara.

RRUGA E NGJEQARIT – DHE CILËSORE DHE E BUKUR

Me fondet e Bashkisë Roskovec dhe nën kujdesin e drejtpërdrejt të kryetares zj. Majlinda BUFI filloi shtrimi i rrugës që lidh Vloshin me Ngjeqarin. Ky fshat në skajin më të largët të Bashkisë as që e kishte ëndërruar një investim të tillë. Gjatësia e rrugës është 2 km, por ata që e bënin në këmbë apo me makina u dukej pafund. Me cilësi dhe me parametra bashkëkohore kjo rrugë duket edhe e bukur. Në këtë mënyrë u vihet në ndihmë komunitetit dhe bizneseve.
Firma ndërtuese “Shkëlqimi 07” që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, kujdeset për të zbatuar më korrektesë jo vetëm projektin por dhe cilësinë. Në ndjekje të punimeve janë cdo ditë drejtues dhe përfaqësues të stafit të Bashkisë Roskovec.
Ndiqni fotoreportazhin

PROFILAKSI – DEZINFEKTOHEN SHKOLLAT

Këto ditë në të gjitha shkollat u bë dezinfektimi i tyre si masë profilaktike kundër mikrobeve dhe insekteve.
Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me njësitë administrative e ndoqi nga afër këtë proces që ka rëndësi edhe në ruajtjen e shëndetit të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit që ka lidhje më shkollat. Ndiqni pamjet.

ANALIZË DHE TRANSPARENCË

Sot më datë 16 shtator 2016 në Njësinë Administrative Kuman u zhvillua analiza 1- vjeçare e punës së Bashkisë Roskovec në shërbim të komunitetit të kësaj njësie. Merrnin pjesë banorë të njësisë dhe punonjës nga stafi drejtues i Bashkisë Roskovec.
Analizën e drejtoi zëvendëskryetari i Bashkisë z.Jorgo Begaj. Administratori i Njësisë z. Dritan Shahu renditi disa nga investimet e kryera në këtë njësi siç është ujësjellësi në Luar, ndërtimi i kanalit të ujrave të zeza në Kuman e Marinëz, hapja dhe pastrimi i kanalit shkarkues nga Luari në Vidhisht, fillimi këto ditë i shtrimit të rrugës në Luar etj. Drejtori i Shërbimeve z. Arben Duka foli për rregullimine qendrave urbane ne Vidhisht e Kuman, riparimi në kohë record i shkollave para fillimit të mësimit etj. Ndërsa drejtori i Financës z. Selman Çepele renditi disa tregues financiarë, drejtori i Bujqësisë Viktor Sakaj foli për punën e madhe që po bëhet në drejtim të hapjes dhe pastrimit të kanaleve shkarkues, ujitës dhe kullues për t’u ardhur sa më mirë në ndihmë fermerëve të zonës.
Shumë nga banorët e pranishëm bënë pyetje dhe dhe kërkuan shpjegime për disa probleme. Drejtorët dhe administratori i Njësisë z. Dritan Shahu u dhanë përgjigje.
Në këtë analizë mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Analiza të tilla që organizohen në kuadër të transparencës me komunitetin, do të zhvillohen edhe në njësitë e tjera administrative.

INVESTIME NË SHËRBIM TË K0MUNITETIT

Matkë, shtator 2016
Bashkia Roskovec po punon për krijimin e kushteve të përshtatshme për fermerin. Kështu po punohet me ritme të larta për pastrimin e kanalit të madh kullues në Matkë me një gjatësi prej 4.2 km. Eskavatorët po i nxjerrin shtratin e kanalit i cili ka më se 12 vjet pa u pastruar.
Luar, shtator 2016
Banorët e Luarit në takimet që kanë patur me kryetaren e Bashkisë zj. Majlinda BUFI i kanë ngritur edhe problemin e një kanali shkarkues të ujrave. Mosfunksionimi i këtij kanali krijonte problem në përmbytjen e tokave në kushtet e rreshjeve të mëdha. Tashmë pastrami i këtij kanali është në përfundim.
Suk-2, shtator 2016
Shkarkimi i ujrave të zeza ishte bërë problem për banorët e Suk-2 sidomos në lagjen Agaçaj. Ditët e fundit edhe ky problem mori rrugën e zgjidhjes. Siç e shikoni edhe në këto pamje, janë hapur e po shtrohen tubacionet.
Këto punime i inspektoi edhe zëvendëskryetarja e Bashkisë zj. Bardha Begaj.
Matkë
Luar
Suk-2

VITI I RI MËSIMOR- OBJEKTIVA DHE VIZIONE TË REJA

Si kudo edhe në shkollat e Bashkisë Roskovec filloi viti i ri mësimor. Rrugët gjallëronin nga zërat e fëmijëve dhe prindërve që shoqëronin fëmijët e tyre në shkolla. Më të gëzuar janë vogëlushët që sot për herë të parë u ulën në bangat e shkollës. Gjallëri të veçantë kishte në gjimnazin “Adem Vrapi” Roskovec. Prej orës 8 atmosferën e gëzuar të fëmijëve e rritën edhe tingujt muzikor. Nxënës, mësues e prindër ishin përfshirë në këtë mjedis të bukur. Mes tyre ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI e cila transmetoi mesazhin e urimit për vogëlushët, nxënësit, prindërit dhe mësuesit. Ajo premtoi se pushteti vendor ashtu si deri më sot, do të jetë pranë shkollës duke plotësuar kushtet optimale për zhvillimin e procesit mësimor. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe zëvendëskryetarja e Bashkisë zj. Bardha Begaj.
Një cerëmoni e tillë u zhvillua edhe në shkollën 9- vjeçare “Alush Grepcka” ku ishte i pranishëm zëvendëskryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha dhe në shkollën “Goja e Artë” ku i pranishëm ishte zëvendëskryetari tjetër i Bashkisë z. Jorgo Begaj.
Ceremoni festive u organizuan në çdo shkollë të qytetit dhe fshatrave që përfshin territori i Bashkisë Roskovec.

 
PERSHENDETJA E KRYETARES SE BASHKISE ZJ. MAJLINDA BUFI PER FILLIMIN E VITIT TE RI MESIMOR

GEZUAR FESTEN E KURBAN BAJRAMIT

14224939_1674959886156329_348094089938660502_n
KRYETARJA E BASHKISE ROSKOVEC ZJ. MAJLINDA BUFI URON GJITHE BESIMTARET MYSLIMAN: GEZUAR FESTEN E KURBAN BAJRAMIT. PAQE , BEGATI DHE HARMONI PER GJITHE KOMUNITETIN KU JETOJME.

Facebook
Facebook