Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: September 23, 2016

ANALIZA 1-VJEÇARE – PROBLEME E DETYRA

Në Njësinë Administrative Strum ditën e premte datë 23 shtator u zhvillua analiza 1-vjeçare e punës në kuadër edhe të transparencës me komunitetin. Në këtë analizë morën pjesë zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Jorgo Begaj, drejtorat Arben Dukaj, Selman Cepele, Viktor Sakaj si dhe administratori Ysenj Agaçi. Shumë nga banorët ngritën problemet e pastrimit të kanaleve, sistemimit të rrugës së varrezave në lagjen Metush, të ujit të pijshëm, të grumbullimit të mbetjeve urbane etj.
Për këto e problem të tjera u dhanë shpjegime dhe u paraqitën projekte konkrete.
Në fund një bashkëbisedim miqësor edhe në kafe. Edhe këtu vazhdoi problematika e analizës.

PRANË SHQETËSIMEVE TË BANORËVE

MBËRS, 23 SHTATOR
Banorët e një lagjeje në fshatin Mbërs të Njësisë Administrative Kurjan, dje ditën e enjte me të drejtë kanë ardhur në zyrat e Bashkisë Roskovec. Shqetësimi i tyre ishte se rruga për të dalë e kaluar lumin ishte e pamundur. Kjo sillte vështirësi sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë.
Sot ditën e premte zëvendëskryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, drejtori i Shërbimeve Arben Dukaj, administrator Kadri Hyskaj dhe disa specialistë ishin pranë banorëve. Pasi u dëgjuan shqetësimet dhe u verifikuan në vend problemet, u ra dakord për zgjidhje afëtshkurtëra dhe afatgjata.
ARAPAJ, 23 SHTATOR
Disa banorë të fshatit Arapaj kanë ngritur problemin e rrugës e cila është në gjendje të keqe. Kësaj gjendjeje i shtohet edhe problematika që krijohet nga kanalet anësore. Edhe në këto takime ku ishte i pranishëm edhe administratori Ysenj Agaçi, zëvendëskryetari i Bashkisë Jorgo Begaj dhe specialistët ofruan zgjidhjet më emergjente.
Pamjet që shikoni janë fiksuar në këto dy takime.

PUNIME NGA SEKTORI I GJELBERIMIT

Vazhdon puna në sektorin e gjelbërimit në njësinë administrative Kuman, fshati Vidhisht, për krasitjen dhe mirëmbajtjen e pemëve.

Facebook
Facebook