Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: September 26, 2016

Vizioni ynë drejt Europës

Sot më datë 26 shtator 2016 në Ditën Europiane të Gjuhëve në Pallatin e Kulturës Roskovec u zhvillua një aktivitet i bukur. Shkolla e Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhanë një koncert me idenë “Vizioni ynë drejt Europës”. Në këtë koncert morën pjesë drejtorët e shkollave, mësues të gjuhëve të huaja. Ndodheshin përfaqësues të kompanisë Bankers Petroleum, të Korpusit të Paqes, prindër dhe intelektualë.
Në mesazhin e saj të përshëndetjes kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI përcolli idenë e bashkëpunimit për veprimtari të tilla, të ruajtjes së traditës që kjo ditë të festohet cdo vit në këto forma zbavitëse etj. Midis të tjerave zj. Majlinda falenderoi zotin Vangjel Prifti, me profesion inxhinier që dhuroi për bibliotekën e qytetit 185 libra. Një shëmbull i tillë le të ndiqet edhe nga intelektualë të tjerë.
Fotoreportazhi përcjell emocionet e këtij koncerti.

PRANË NJË FAMILJE ME PROBLEME SOCIALE

Sot më datë 26 shtator 2016 një grup i deleguar nga Bashkia Roskovec ishte i pranishëm në familjen Hatija që jeton në fshatin Arapaj në Nj. Administrative Strum. Në këtë grup merrnin pjesë Administratori Ysenj Agaçi, Drejtori Sherbimeve ne Bashki z. Arben Dukaj dhe specialistja e komunitetit Elfrida Goga. Pretendimet e ngritura nga kjo familje u verifikuan ne vend ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të medias. Nga verifikimet rezultoi se:
Në familjen Hatia janë 7 fëmijë jetim nga të cilët 3 ishin me shikim të kufizuar, 2 ishin të verbër, 1 me shikim të pjesshëm dhe 1 me aftësi të kufizuar. Ndërkohë informojmë opinionin publik se ata kanë kujdestari me kohë të pjesshme por kërkojnë kujdestar me kohë të plotë. Gjithashtu kërkojnë shtëpi tjetër. Këto e kërkesa të tjera u konstatuan nga grupi i punës dhe do të relatohen pranë stafit drejtues ë Bashkisë Roskovec.

Facebook
Facebook