Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: September 29, 2016

DHURO GJAK- SHPËTO NJË JETË

Qendra Shëndetësore Strum ashtu siç e kishte paralajmëruar, sot kishte marrë masat që të bëhej dhurimi vullnetar i gjakut. Mjekët dhe infermierët ishin përqëndruar në shkollën e Strumit ku mësues dhe intelektual, drejtues të Njësisë Administrative Strum dhuruan gjak nën slloganin “DHURO GJAK- SHPËTO NJË JETË”.
Drejtoresha e qendrës mjekja Besa Hyka kishte marrë masat dhe ishte pranë çdo dhuruesi. Ndiqni fotoreportazhin e radhës.

NË DITËN E TRASHËGIMISË KULTURORE

Sot më datë 29 shtator në ditën e Trashëgimisë Kulturore, Bashkia e Roskovecit kishte organizuar një takim sensibilizues për të ruajtur e mirëmbajtur objektet e rëndësisë së veçantë kulturore. Në këtë ditë Drejtoria e Kulturës dhe Artit në Bashkinë e Roskovecit kishte ideuar një takim në kishën e Shën Gjergjit në Strum. Prej kohësh u morën masat për pastrimin dhe plotësimin e kushteve elementare për ta vizituar këtë objekt. Disa nxënës të përzgjedhur nga Strumi, Suku dhe Velmishi jo vetëm morën pjesë por dhe kishin përgatitur nga një ese që lidhej me këtë ditë të rëndësishme. Duhet të falenderojmë veçanërisht drejtorin e shkollës “7Dëshmorët” Strum z. Gazmend Toska jo vetëm për vlerësimin e aktivitetit, por mbi të gjitha për angazhimin dhe organizimin e shkëlqyer si shkolla mikpritëse.
Pas nxënësve foli historiani i njohur Ilirjan Gjika. Në përshëndetjen e tij Metropoliti i Apolonisë dhe Fierit Imzot Nikolla falenderoi pjesëmarrësit dhe Bashkinë e Roskovecit për punën e mirë për ruajtjen e objekteve të tilla dhe trashëgimin e traditave kulturore. Në fund përshëndeti zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z.Jorgo Begaj, i cili falenderoi të pranishmit dhe organizatorët edhe në emër të kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI.

Facebook
Facebook