Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: September 16, 2016

ANALIZË DHE TRANSPARENCË

Sot më datë 16 shtator 2016 në Njësinë Administrative Kuman u zhvillua analiza 1- vjeçare e punës së Bashkisë Roskovec në shërbim të komunitetit të kësaj njësie. Merrnin pjesë banorë të njësisë dhe punonjës nga stafi drejtues i Bashkisë Roskovec.
Analizën e drejtoi zëvendëskryetari i Bashkisë z.Jorgo Begaj. Administratori i Njësisë z. Dritan Shahu renditi disa nga investimet e kryera në këtë njësi siç është ujësjellësi në Luar, ndërtimi i kanalit të ujrave të zeza në Kuman e Marinëz, hapja dhe pastrimi i kanalit shkarkues nga Luari në Vidhisht, fillimi këto ditë i shtrimit të rrugës në Luar etj. Drejtori i Shërbimeve z. Arben Duka foli për rregullimine qendrave urbane ne Vidhisht e Kuman, riparimi në kohë record i shkollave para fillimit të mësimit etj. Ndërsa drejtori i Financës z. Selman Çepele renditi disa tregues financiarë, drejtori i Bujqësisë Viktor Sakaj foli për punën e madhe që po bëhet në drejtim të hapjes dhe pastrimit të kanaleve shkarkues, ujitës dhe kullues për t’u ardhur sa më mirë në ndihmë fermerëve të zonës.
Shumë nga banorët e pranishëm bënë pyetje dhe dhe kërkuan shpjegime për disa probleme. Drejtorët dhe administratori i Njësisë z. Dritan Shahu u dhanë përgjigje.
Në këtë analizë mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Analiza të tilla që organizohen në kuadër të transparencës me komunitetin, do të zhvillohen edhe në njësitë e tjera administrative.

Facebook
Facebook