Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Ndërtim rruge dhe mur mbajtës në Luar

Zgjidhje për një nevojë emergjente të banorëve në fshatin Luar.
Jemi duke punuar për ndërtimin e murit mbajtës dhe rrugës në lagjen “Ndreko”.
Për shkak të dëmtimit të rrugës dhe shkarjes së saj, ky segment rrugor ishte i pakalueshëm.
Zgjidhje përfundimtare për çdo problem!☑️☑️☑️
[lsvr_gallery images=”9471,9473,9474,9475″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i Qendrave Shëndetësore Roskovec

Qendra shëndetësore në Roskovec është kthyer sërisht në një kantier pune.
Realizuam rikonstruksioni e plotë të saj dhe qendrave shëndetësore në Kurjan dhe Strum.
Por nuk ndalemi këtu 👉 Ka nisur puna për rehabilitimin e ambientit të jashtëm të qendrës shëndetësore në Roskovec.
#Përmirësojmëcilësinëeshërbimit[lsvr_gallery images=”9462,9463,9464,9465,9466,9467″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës së varrezave Vlosh

Punëtorët e brigadës së investimeve po punojnë në një tjetër objekt. Këtë herë jemi në rrugën e varrezave në Vlosh, Njësia Administrative Kurjan.
Vazhdohet të punohet intesivisht për rrugët e brendshme të lagjeve. Një punë që nuk është ndalur asnjë ditë dhe do të vazhdojë kështu në të gjithë territorin e Bashkisë.
#çdoditëpërRoskovecin💪[lsvr_gallery images=”9480,9481,9482,9483,9484,9485,9486″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla verore

U mbyll sot cikli i dytë i shkollës verore, të organizuar nga Bashkia Roskovec, për t’i dhënë një mundësi ndryshe të gjithë të rinjve të Bashkisë.
Z/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha uroi të gjithë të rinjtë për përkushtimin e treguar gjatë gjithë ditëve të shkollës verore dhe shpërndau çertifikata në shenjë mirënjohje.
Shkolla verore, një eksperiencë e veçantë dhe e vlefshme për të gjithë të rinjtë që morën pjesë, me program të larmishëm, me vlerë argëtuese, por dhe edukative, të kombinuara me lojra të shkurtëra, interactive dhe kreative.
#ShkollaVerore
#RiniaFuqiaNdryshimit
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8492,8493,8494,8495,8496,8497,8498,8499″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rrethrrotullim i ri në Roskovec

Investim i ri në Roskovec. 👏👏
🔛Ka filluar puna për ndërtimin e rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugës së Kurjanit, duke sjell dhe kompletimin e plotë të gjithë unazës në pjesën lindore të qytetit.
Ky objekt do të shtojë edhe sigurinë në rrugë pasi përbënte burim aksidentesh.
#PunëKonkrete
#PërmirësojmëInfrastrukturën
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8508,8507,8506,8504,8502,8503,8510″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i kagjes Kurtaj

Sot jemi zhvendosur në Ngjeqar, në lagjen Kurtaj.
Ka filluar punë për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe mjeteve.
Ky është vetëm fillimi i punës, finalizimi i të cilës do të garantojë një cilësi më të mirë jetese.
[lsvr_gallery images=”8513,8514,8515,8516,8517,8518,8519″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i Kishës “Shën Kolli”

Rikthehemi sërish në Kurjan për të vazhduar punën për restaurimin e Kishës së Shën Kollit.
Kisha e Shën Kollit përbën një pasuri të vyer për zonën e Kurjanit dhe të gjithë Myzeqesë, për historinë dhe afresket në brendësi të saj.
Projekti parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të objektit.
#PunëKonkrete
[lsvr_gallery images=”8532,8533,8534,8535,8536,8537,8538,8539,8540″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Provim për shërbimin civil

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Roskovec, zhvilloi sot testimin me shkrim/ intervistat me gojë për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, (specialistët) për grupin e pozicioneve:
•specialist inxhinier ndërtimi/ topograf/ arkitekt
•specialist jurist
•specialist arkitekt
•specialist veteriner
•specialist në sektorin e Tatim- Taksave
•specialist i protokoll/ arkivit
•specialist i ndihmës ekonomike
•specialist i menaxhimit të projekteve sociale
•specialist inxhinier elektrik
•specialist I auditit të brendshëm
Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Roskovec ku bëjnë pjesë:
Drejtori Juridik dhe i Burimeve Njerëzore, përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore, ekspertë të jashtëm sipas ligjit: pedagogë universiteti, avokatë, auditues të brendshëm dhe punonjës me eksperiencë të konsiderueshme pune në administratën publike.
[lsvr_gallery images=”8522,8523,8524,8525,8526,8527,8528,8529″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i rrugës “Likallarë”

Fronti i ri i punës!
Nisëm punimet për rehabilitimin e rrugës “Likallarë”, në Vlosh. Ky është vetëm fillimi i punës.
Sot jemi këtu, nesër një tjetër investim!
Urbanizimi, prioriteti ynë!👏
[lsvr_gallery images=”8543,8544,8545,8546,8547,8548,8549,8550″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës “Gegallarë”, Kurjan

Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Jemi në rrugën e Gegallarëve,në Kurjan, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit shumëvjeçar të kësaj zone.
Për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe të banorëve.
#InvestimeTëReja
#Urbanizim
[lsvr_gallery images=”8553,8554,8555,8556,8557,8558,8559″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]