Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

“Ish ndërmarrja bujqësore”

Vazhdon rikualifikimi urban në brendësi të lagjes “Ish ndërmarrja bujqësore”.
Ndërhymë për të bërë të mundur zgjerimin e rrugës dhe shtrimin e trotuarëve. Punimet do të pasojnë me një projekt të plotë me rrugë të asfaltuar, ndriçim e gjelbërim.
#çdo_ditë_për_Roskovecin
[lsvr_gallery images=”7432,7433,7434,7435,7436″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Kujdesu për qytetin!

Të kujdesemi për qytetin, për shtëpinë tonë të përbashkët, nuk është vetëm detyrë e punonjësve të sektorit pastrim- gjelbërim por është obligim i të gjithë komunitetit.
Çdo ditë koleget dhe kolegët tanë kujdesen për pastërtinë e qytetit.
Së bashku mund t’ja dalim të mbrojmë mjedisin.
Bashkimi bën fuqinë.💪
#Jeto_shëndetshëm
[lsvr_gallery images=”7439,7440,7441,7442,7443″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Skema e mbështetjes në bujqësi

Vazhdojnë takimet me fermerët për t’ju prezantuar skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë.
Vetëm NIPT fermeri dhe 0 dokumenta. ✔️
Kaq ju duhen për të përfituar nga skema e mbështetjes në bujqësi.
Aplikoni në #Agropika.
Aplikimet janë të hapura deri më 28 Mars 2018.
#Gjithmonë_e_më_pranë_fermerëve
#Për_një_bujqësi_të_zhvilluar

[lsvr_gallery images=”7446,7447,7448,7449,7450,7451″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Gëzuar 8 Marsin!

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, festuam ndryshe.
Kjo është dita e nderimit dhe mirënjohjes së thellë ndaj nënave, grave, vajzave, motrave tona që me përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë.
Në të gjithë Bashkinë Roskovec dhuruam lule por të cilat më shumë sesa një lule, përcillnin dashuri, mbështetje dhe rreze shprese. 
Vëmendja e Kryebashkiakes znj. Majlinda Bufi në këtë ditë të shënuar shkoi për ato gra dhe nëna kryefamiljare, të cilat më tepër se pjesa tjetër e shoqërisë e ndjejnë më shumë peshën e jetës. Këto ndihma nuk i zgjidhin të gjitha problemet që ato hasin por ne do të jemi aty për t’i mbështetur në çdo nevojë dhe problem të tyren.
Tashmë ato s’janë më vetëm.
Ne nuk dorezohemi, ne do ia dalim!

[lsvr_gallery images=”7460,7461,7462,7463,7464,7465,7466,7467,7468,7469,7470,7471,7472,7473,7474,7475,7476,7477,7478,7479,7480,7481″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura rrugore

Vazhdojnë punimet në rrugët e brendshme të lagjeve. Jo vetëm rrugët kryesore me standarte dhe parametra urbanë, por edhe rrugët dytësore.
Puna është zhvendosur në lagjen “Ish Ndërmarrja Bujqësore” për ndërtimin e trotuarëve. Rrugët e brendshme të qytetit, sistemimi dhe riorganizmi i hapsirave publike do t’i japë një tjetër pamje lagjeve dhe gjithë qytetit.
[lsvr_gallery images=”7715,7716,7717,7718,7719,7720″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbill pemën tënde!

1110 pemë të reja u mbollën sot pranë digës së liqenit Kurjan, për t’i rikthyer identitetin kësaj zone.
Nismës së Bashkisë Roskovec “Mbill pemën tënde” iu bashkuan qytetarë, nxënës, mësues, shkolla e gjuhëve të huaja Roskovec “RLS” dhe përfaqësuesi i “Peace Corps”.
Kushdo që mbjell pemë i kthen natyrës dhe qytetit borxhin e krijuar në gjithë këto vite, si dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës.
“Gjërat e vogla sjellin ndryshimet e mëdha për aq kohë sa ka vizion dhe fokus. Është një gjë e mirë për brezat e tanishëm, por është një gjë akoma edhe më e mirë për brezat e ardhshëm. Të kujdesesh për gjelbërimin sot, investon për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë nesër”, u shpreh Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi.
Mbillni pemë, jetë dhe oksigjen! 
Ky është vetëm fillimi…

[lsvr_gallery images=”7394,7395,7396,7397,7398″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ushqyerje e shëndetshme

“Ushqyerje e shëndetshme”
Kjo ishte tema me të cilët u prezantuan prindërit e vogëlushëve të kopshteve të Kumanit dhe Vidhishtës.
Aktivitete të organizuar nga punonjësit e sektorit të Arsimit dhe Shëndetësisë z. Ervin Agaçi dhe znj. Manjola Vrapi.
Qellimet e këtyre takimeve ishin informimi dhe sensibilizimi i prindërve për efektet anësore e konsumimit të ushqimeve jo të shëndetëshme. Zëvendësimi i këtyre të fundit me ushqime të shëndetshmë ishte fokusi i diskutimit të ndërsjelltë midis prindërve dhe inspektores së shëndetësisë.

#Sensibilizohemi_për_shëndetin_e_fëmijëve_tanë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7361,7362,7363,7364,7365,7366,7367″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbill dhe Ti pemën tënde!

Mbill dhe Ti pemën tënde!
Bashkohu dhe Ti me ne në fushatën e gjelbërimit, më 5 Mars, ora 11:00, pranë digës së liqenit Kurjan.
Bëhet fjalë për gjelbërimin e qytetit!
Së bashku për shtëpinë tonë të përbashkët. 
 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1- 28 Shkurt 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-28 Shkurt 2018. (Skema e re)
3. Miratimin e bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2017- 2018 .
4. Miratimi i transferimit të fondeve dhe ndryshime në buxhetin e Bashkisë për vitin 2018.
5. Shtesë në vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 37 datë 24.11.2017 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2018”.
6. Shfuqizimi i linjave rrethqytetëse ekzistuese, miratimin e linjave të reja dhe çmimet e biletave.
#Informohuni
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak
[lsvr_gallery images=”7273,7274,7275,7276,7277,7278,7279,7280″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Urbanizim i shpejt dhe i sigurt!

Shumë shpejt do të shohim rezultatet e punimeve në rrugën “Ish Ndërmarrja Bujqësore”. 👏
Jemi drejt ndërtimit të trotuarit, për të vazhduar më pas me shtrimin e rrugës dhe vendosjen e të gjithë elementeve urban.
Për një #urbanizim sa më të shpejt e të sigurt.
[lsvr_gallery images=”7283,7284,7285,7286,7287″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook