Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Transparencë ndaj komunitetit

Transparenca dhe llogaridhënia janë dy nga elementët të cilët e kanë renditur Bashkinë Roskovec si një nga bashkitë më të mira në vend.
Transparenca ndaj komunitetit nuk është vetëm një detyrim ligjor por edhe një detyrim moral. Ditën e sotme Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi zhvilloi takim me drejtuesit e drejtorive të Bashkisë. Në këtë takim u diskutuan të gjitha detyrat e caktuara dhe prioritetet e secilës drejtori.
[lsvr_gallery images=”7665,7666,7667,7668,7669″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Gëzuar Pashkët!

Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkës: Në këtë ditë të shënuar të besimit katolik lejomëni t’ju uroj gëzuar në çdo familje Tuajën.
Zoti bekoftë çdo familje Tuajën me mirësi, dashuri, shëndet e gëzim.
Gëzuar Pashkët!
 

Ushqehemi shëndetshëm

Vazhdojnë takimet me temën “ Ushqehemi shëndetshëm” në kopshtet e Bashkisë Roskovec.
Të mirëedukojmë vogëlushët dhe të rrisim një brez të mirëinformuar është qellimi i këtyre takimeve. 
[lsvr_gallery images=”7694,7695,7696,7697,7693″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime sensibilizuese

Në kuadër të projektit të financuar nga IADSA , Youth ACT dhe Bashkia Roskovec , ditën e djeshme u organizuan dy takime.
Takimi i parë u zhvillua në shkollën “Adem Vrapi” me temën “Edukimi shëndetësor për të rinjtë”.
Tema e cila mblodhi në një takim diskutimi gratë e Roskovecit ishte “ Mbrojtja e të drejtave të grave në tregun e punës”.
Të tjera takime do të organizohen në ditët në vazhdim në kuadër të këtij projekti.
[lsvr_gallery images=”7675,7676,7677,7678,7679,7680,7681,7682,7683″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  
 

Shtëpi e re për fëmijët Myftaraj

Fëmijët Myftaraj në Vlosh shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre të re Sot filluam me instalimet elektrike.
Gjithashtu do të vazhdojmë punimet  dhe në shtëpinë e familjes Hime, Njësia Administrative Strum.
Të jemi pranë qytetarëve tanë është prioriteti ynë.
[lsvr_gallery images=”7700,7701,7702″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Tema që mblodhi në një tavolinë diskutimi personelin shëndetësor dhe nxënësit e shkollës “Adem Vrapi” ishte : “Sëmundjet seksualisht të transmetueshme”
Qëllimi i këtij takimi i organizuar nga Inspektoria e Shëndetësisë dhe Arsimit pranë Bashkisë Roskovec znj. Manjola Vrapi, ishte sensibilizimi dhe informimi i të rinjve rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe orientimi i tyre drejt një jete të shëndetshme.
#Edukojmë_brezat_e_rinj
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7729,7730,7731,7732,7733″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikualifikimi urban

Në rrugën “Xhemal Lamo”.
Vazhdon rikualifikimi urban në brendësi të lagjeve, riorganizimi i tyre për të përmirësuar standartin e jetesës së banorëve.
[lsvr_gallery images=”7736,7737,7738,7739,7740,7741″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Bashkitë për në Evropë

Vizitë në Këndin e BE-së në Bashkinë Roskovec.
Sot Këndi i BE-së u vizitua nga disa nxënës të shkollës “Adem Vrapi”, për tu informuar më shumë rreth kësaj zyre të re që është hapur në bashkinë tonë.
Të rinjtë u informuan rreth projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe se çfarë ata mund të përfitojnë nga ky projekt.
Jeni të mirëpritur për tu informuar rreth çdo teme për Bashkimin Evropian.
[lsvr_gallery images=”7752,7753,7754,7755,7756″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Këndi i BE-së në Roskovec

Vizitë në Këndin e BE-së në Bashkinë Roskovec.
Sot Këndi i BE-së u vizitua nga disa nxënës të shkollës “Adem Vrapi”, për tu informuar më shumë rreth kësaj zyre të re që është hapur në bashkinë tonë.
Të rinjtë u informuan rreth projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe se çfarë ata mund të përfitojnë nga ky projekt.
Jeni të mirëpritur për tu informuar rreth çdo teme për Bashkimin Evropian.
[lsvr_gallery images=”7526,7527,7528,7529″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook