Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Mbrojmë ambientin!

14000 fidan të rinj u mbollën në digën e liqenit të Kurjanit.
Investimet janë detyrim i Bashkisë, mirëmbajtja është obligim i përbashkët.
Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për tu kujdesur për këto investime që po bëhen në Bashkinë Roskovec.
Së bashku ne mundemi!
[lsvr_gallery images=”7841,7842,7843,7844″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Dita e Tokës

Çdo vit më 22 Prill, shtetet në të gjithë botën ia kushtojnë ditën vlerësimit të shtëpisë sonë, planetit Tokë.
Edhe sot, Sektori i Mjedisit në bashkëpunim me Këndin e BE-së pranë Bashkisë Roskovec, organizuan disa aktivitete në kuadër të kësaj dite.
Disa nga aktivitetet e ndërmarra për të mbrojtur mjedisin ishin: marshim i nxënësve me pankarta në duar, lëvizje me biçikleta, pastimi i ambienteve ku jetojme e punojmë si dhe mbjellja e pemëve.
Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithëve në mbrojtje të Tokës.
#Dita_Ndërkombëtare_e_Tokës
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7830,7831,7832,7833,7834,7835,7836,7837,7838″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i Kishës “Shën Koll”

Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro sot në Kurjan së bashku me Kryetaren e Bashkisë znj. Majlinda Bufi vizituan kishën 700 vjeçare të Shën Kollit.
Ky monument kulture do t’i nënshtrohet restaurimit me fonde të bashkisë , projekt ky i përbashkët i Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Roskovec.
Pas rastaurimit , kjo zonë jo vetëm do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët, por do t’i japë dhe një hov zhvillimit ekonomik gjithë zonës.
#KishaShënKollit
#TrashëgimiKulturore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”7870,7871,7872,7873,7874,7875,7876,7877,7878″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rikonstruksioni i Qendrave Shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu vizitoi sot Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, qëndër kjo e cila është përfituese e projektit “Shëndet për të Gjithë”.
Jo vetëm në Roskovec por dhe në qendrat Shëndetësore Kurjan dhe Strum po punohet për të përmirësuar kujdesin shëndetësor parësor.
Së shpejti do të kemi një standart të ri nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës (investime në rehabilitimin e godinave dhe pajisjes së stafit mjekësor më instrumentet e duhur) dhe rritjes së kapaciteteve të stafit të qendrave shëndetësore (ofrimin e trajnimeve, ngritjen e grupeve të kolegëve dhe të forumeve të menaxherëve).

#PërmirësojmëShërbiminParësor
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”7892,7893,7894,7895,7896,7897,7898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Takime me komunitetin

Takimi me komunitetin, ditën e djeshme u zhvillua nga N/Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Prioriteti ynë jeni JU. Të jemi afër jush dhe t’i japim zgjidhje problemeve tuaja është një nga prioritetet kryesore për mbarëvajtjen e punës sonë.
[lsvr_gallery images=”7901,7902,7903,7904″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, të zhvilluar më datë 19 Prill, u diskutuan dhe miratuan çështjet si më poshtë:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-30 Prill 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-30 Prill 2018.
3. Dhënia e Ndihmave Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Mars 2018.
4. Ndryshimi i vendimit nr. 73 datë 24.11.2017 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2018”.
5. Dhënien e ndihmave ekonomike të menjëhershme.
6. Miratimi i strategjisë për zhvillimin ekonomik- bujqësor të Bashkisë Roskovec.
7. Informacion mbi vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 41 datë 22.05.2017.
8. Informacion për shpërblimin e Këshilltarëve të Bashkisë Roskovec.
9. Informacion për situatën e ujitjes dhe kullimit për vitin 2018.

Informohuni për vendimet e Këshillit Bashkiak!
[lsvr_gallery images=”7882,7883,7884,7885,7886,7887,7888,7889″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Të rinjtë e Roskovecit më pranë Bashkimit Evropian

Të rinjtë e Roskovecit më pranë BE-së , përmes projektit “Bashkitë drejt Europës”
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin:
z. Frederic Misrahi përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Bekim Murati Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, znj. Jolanda Trebicka Drejtuese e projektit “Bashkitë për në Evropë”, zj.Edlira Muhedini dhe z.Artur Kurti ,qytetarë , përfaqësues të arsimit, pushtetit qendror, vendor dhe komunitet.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi gjatë fjalës së saj përshëndetëse u shpreh: “Ne mbështetëm krijimin e këndit të informacionit për BE-në në dy shkollat e qytetit të Roskovecit. Ne besojmë se duke edukuar të rinjtë, mbi vlerat dhe parimet e BE-së, ne kontribuojmë në formimin e një brezi të ri më të mirë dhe japim ndihmesë që Shqipëria të bashkohet me familjen e BE-së.”
Z. Misrahi përfaqësues i Delegacionit të BE u shpreh: “Ky projekt është një mundësi shumë e mirë dhe do të përkrah dhe mbështesë Bashkitë për çdo nevojë që ato do të kenë për të arritur standartet e Bashkimit Evropian
Aktiviteti u shoqërua me vizita në këndet e ngritura pranë Bashkisë dhe shkollave duke vazhduar më pas me konkursin e nxënësve për njohuritë e tyre mbi BE – në .
#Më_pranë_Bashkimit_Evropian
#Bashkitë_për_në_Evropë
#Këndi_i_BE
#Bashkia_Roskovec

Kampionati i volejbollit për vajza

U zhvillua sot ndeshja finale e volejbollit për femra ndërmjet shkollave të mesme “Adem Vrapi” dhe “Didin Bishani”, ndeshje kjo e cila përcolli emocione tek të gjithë sportdashësit.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte N/ Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha , i cili uroi sportistet për lojën dhe emocionet që ato përcollën dhe njëkohësisht iu dha skuadrave nga një çertifikatë mirënjohje.
Në këtë finale kryesoi skuadra e shkollës “Didin Bishani”.
Ky kampionat i cili do të pasoj dhe me kampionatin e djemëve u organizua nga specialisti i sportit z. Eldison Kapo.
[lsvr_gallery images=”7952,7953,7954,7955,7956,7957,7958″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Takime me komunitetin

Takime periodike me qytetarët tanë.
Kjo traditë do të vazhdojë për qënë më afër komunitetit ;
të marrim mendimin e tyre mbi problematikat që ata kanë .
Sot, kryetarja znj. Majlinda Bufi zhvilloi takimin e përjavshëm me komunitetin , të cilëve iu dha sqarimet dhe shpjegimet përkatëse për çdo shqetësim dhe problem .
Çdo komunikim me qytetarët na bën më shumë përgjegjës për punën tonë.
#PranëQytetarëve
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”7969,7970,7971,7972,7973,7974,7975,7976″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kampionati i volejbollit për vajza

Filloi kampionati i volejbollit midis klasave të shkollave të mesme të Bashkisë Roskovec.
Këto ndeshje do të vazhdojnë deri në finalen e madhe nga e cila do të shpallim dhe shkollën fituese.
Ndeshja e parë u zhvillua midis klasave të shkollës “Adem Vrapi”. Emocione të shumta shoqëruan pjesëmarrësit dhe të ftuarit e pranishëm.
Nuk ka edukim, pa edukim fizik!
[lsvr_gallery images=”7979,7980,7981,7982,7983,7984″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook