Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Dita botërore e Astmës

Informimi publik, një pasuri shoqërore!
Në kudër të ditës botërore të Asmës, këndi i BE- së në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore Roskovec organizuan një takim me karakter sensibilizues. Nxënësit e shkollës”Adem Vrapi” gjatë këtij takimi morën informacionet bazë rreth kësaj sëmundjeje.
Të jesh i informuar është një obligim shoqëror sepse të parandalosh është më e thjesht sesa të kurosh!
Informohu edhe ti!
[lsvr_gallery images=”8060,8061,8062,8063,8064,8065″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita e Dëshmorëve

Në një ditë si kjo, ne kujtojmë dhe respektojmë gjakun e dëshmorëve të atdheut. Përulemi të gjithë për aktin sublim të dëshmorëve, për sakrificën dhe vetmohimin e tyre për një Shqipëri të lirë.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me Deputetin e zonës z. Anduel Xhindi, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, veteran, pasardhës të veteranëve, përfaqësues të organizatave të LANÇ, miq dhe qytetarë të shumtë sot në 5 Maj në kujtim të Ditës së Dëshmorëve zhvilluan homazhe dhe vendosën buqeta pranë lapidarëve në Suk 1 dhe Roskovec.
Në fjalën përshëndetëse Kreybashkiakia znj. Bufi transmetoi mesazhin e nderimit për jetën dhe veprën e dëshmorëve, të ruajtjes së vlerave të mëdha që solli akti i tyre heroik, të trashëgimisë në breza të historisë sonë të lavdishme.
Krenarë për këtë vepër që lidhet me ekzistencën e kombit tonë.
T’i kujtojmë Dëshmorët e luftës dhe të paqes, partizanët e vrarë dhe martirët e pushkatuar.
Të gjithë i kanë falur jetët e tyre për Lirinë e të tjerëve.
[lsvr_gallery images=”8083,8084,8085,8086,8087,8088,8089,8090,8091″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Promovimi i librit “Bukuroshja Myzeqare”

U promovua në mjediset e Bibliotekës Publike Roskovec , romani “Bukuroshja e Myzeqesë” e autorit Maksim Zarka.
Bashkia Roskovec në kuadër të promovimit të vlerave kulturore zgjodhi si simbol të identitetit të saj figurën e Bukuroshes së Myzeqesë. Kjo figurë vjen si legjendë përmes një kënge.
Gjatë gjithë orëve të aktivitetit u zbulua se si lindi kënga, si lindi legjenda, shtatorja dhe si lindi romani i z. Maksim Zarka.
Romani me frymë historike, është ndërtuar mbi një shtrat të pasur e të mbledhur me kujdes mitologjik dhe folklorikë nga zona e Myqezesë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi, e cila mbështet çdo projekt kulturor. Gjatë fjalës së saj znj. Bufi falenderoi autorin z. Zarka për këtë vepër letrare kaq të arrirë e cila përciell shumë vlera tek të gjithë lexuesit e pasionuar të letërsisë.
Në praninë e shumë mysafirëve dhe dashmirësve të autorit dhe të librit, mbi librin referuan dhe dhanë vlerësimet e tyre shkrimtarët dhe etnografët: Toli Shabani, Mihal Krimçe, Zoi Pasku dhe Kozma Ndoni.
Në kuadër të aksionit kulturor “ Dhuro një libër- hap një dritare”, aksion me vlera mbarëqytetare, z. Vangjel Pasku i dhuroi bibliotekës së Roskovecit 120 libra, të cilët do të jenë në shërbim të komunitetit.
[lsvr_gallery images=”8094,8095,8096,8097,8098,8099,8100,8101,8102,8103″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Filloi transporti publik në fshatra

Me këtë lajm të mirë fillojmë javën.
Një tjetër premtim i mbajtur.👏
Transporti publik i cili lidh fshatrat me qendrën e Roskovecit, tashmë është bërë realitet.
Kanë filluar punën linjat Roskovec – Arapaj dhe Roskovec – Vlosh.
Shumë shpejt do të fillojnë punën dhe linjat e tjera për të pasur një mbulim transporti në të gjithë fshatrat.
[lsvr_gallery images=”8012,8013,8014,8015,8016″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ripërtëritje e Bujqësisë

Jemi duke punuar njëkohësisht në Suk 2 dhe Roskovec, për t’i dhënë fund vuajtjeve të fermerëve për sigurimin e ujit për vaditjen e prodhimeve të tyre.✔️
Nesër një tjetër investim.😉
#PranëFermerëve
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8019,8020,8021,8022″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Java Evropiane e Vaksinimit

Është Java Evropiane e Vaksinimit, një kohë për të rritur ndërgjegjësimin për vaksinim.
Në kuadër të kësaj jave, këndi i BE- së në Roskovec, organizoi një takim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës “Didin Bishani” Kurjan.
👉🏻Mos harroni të vaksinoheni 💉për të mbrojtur familjen tuaj dhe të tjerët.
Së bashku mund të arrijmë një të ardhme të shëndetshme për të gjithë.
[lsvr_gallery images=”8025,8026,8027,8028,8029″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sistemi vaditës

Mirëmëngjes 
E nisëm ditën sot me ndërhyrjet në sistemin vaditës. Pas punës së Bashkisë Roskovec, kanalit vaditës V37, në Njësinë Administrative Strum, i janë rikthyer funksionet e tij të plota. 
Një investim ky i nevojshëm dhe i domosdoshëm për fermerët e kësaj zone nga të ardhurat e bashkisë.
Garantimi i cilësisë dhe jetëgjatësia e investimit janë prioritet i punës sonë.
[lsvr_gallery images=”7987,7988,7989,7990,7991″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Stacioni i pompimit të Hoxhenjëve

Zgjidhje përfundimtare, për një problem emergjent 
Ka filluar puna për mbrojtjen e stacionit të pompimit të Hoxhenjëve, në Suk 1, nga vërshimet e lumit Seman.
Ndërhyrje e domosdoshme për të garantuar sigurine e veprës dhe për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të zonës me shërbimin e ujitjes , por jo vetëm .
Ky stacion do të mundësojë mbulimin me vaditje në të gjithë sipërfaqen e kësaj zone, duke rritur njëkohësisht cilësinë dhe sasinë e prodhimit jo vetëm në sera .
[lsvr_gallery images=”7815,7816,7817,7818,7819,7820,7821″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura rrugore

Rikonstruksioni i rrugës Suk 1- Arapaj- Samaticë është një investim madhor për komunitetin dhe një tjetër premtim i mbajtur nga Kryebashkiakia zj. Majlinda Bufi.
Tashmë jemi në fazën e ndërtimit të trotuarëve.
Një projekt i plotë me asfaltim, ndriçim, trotuare dhe hapësira të gjelbëruar.
Ky investim ashtu si dhe çdo investim tjetër i bërë nga bashkia Roskovec, jo vetëm që përmirëson jetesën e qytetarëve në këtë segment rrugor por rrit dhe vlerën e pronave të tyre.
#Infrastruktura_rrugore
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”7994,7995,7996,7997,7998″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e Bujqësisë

Kur themi #Rilindje_të_Bujqësisë kuptojmë rehabilitimin dhe rikthimin e funksioneve të kanaleve kulluese dhe vaditëse. Sot jemi duke punuar për sistemin kullues, i cili do t’i shërbejë komunitetit të fshatrave Marinëz dhe Jagodinë.
Një punë që do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjithë kanaleve kulluese dhe vaditëse në territorin e Bashkisë Roskovec.
[lsvr_gallery images=”7824,7825,7826,7827″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook