Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Trajnim me të rinjtë

Pushteti vendor ka nevojë për rininë.
Për këtë arsye fondacioni Friedrich Ebert ka zhvilluar një trajnim dy ditor me disa të rinjë të bashkisë Roskovec. Me anë të një loje simuluese mbi politikën vendore, të rinjtë përzgjodhën tema, u ndanë në grupime politike për një mbledhje të simuluar dhë përpiluan kërkesa dhe propozime. Për gjatë një ditë ata u shëndrruan në antarë këshilli.
Gjatë këtij trajnimi morën pjesë dhe Kryetarja e bashkisë znj.Majlinda Bufi dhe disa antarë të Këshillit Bashkiak.
Kryetarja falenderoi shumë fondacionin për këtë trajnim të organizuar në bashkinë tonë dhe shprehu se ky është një model pozitiv për të ardhmen e afërt të këshilltarëve të nesërm të Bashkisë Roskovec.👏🏼👏🏼👏🏼

#TëRinjtëEArdhmjaJonë
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”4978,4979,4980,4981,4982,4983,4984,4985″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i rrjetit ujitës

Vazhdon puna për projektin “ Rehabilitimi i rrjetit ujitës” mbështetur nga Qeveria Shqiptare dhe financim nga Banka Botërore.
Shumë shpejt do të arrihen rezutatet e pritshme përpara sezonit të uijitjes.
Fermerët do të marrin produktin e dëshiruar nga ky investim që është duke bërë në kanalin VKM1 në Roskovec.
#NëMbështetjeTëFermerëve
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”4988,4989,4990,4991″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me fermerët

Moti i keq ditën e djeshme me stuhi erërash të fuqishme, shira të rrëmbyeshëm dhe breshër kanë shkaktuar dëme të mëdha në prodhimin e disa fermerëve të bashkisë.
Në takimin e zhvilluar sot midis Kryetares së bashkisë znj.Majlinda Bufi dhe një grupi fermerësh, Kryetarja i siguroi se menjëherë është ngitur një grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara.
Sipas akt-kontrollit rezulton se janë shkatërruar sera , pemë frutore dhe drithëra. Ky verifikim është hapi i parë që do të shoqërohet me masa dhe vendime përkatëse sipas legjislacionit.
 [lsvr_gallery images=”5004,5005,5006,5007,5008,5009,5010″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ceremonia përcjellse e përfaqësuesit të Peace Corps z.Will Burchell

Një takim ndryshe nga takimet e tjera.
Sot në Pallatin e Kulturës u zhvillua ceremonia përcjellse e përfaqësuesit të Peace Corps
z.Will Burchell. Të pranishëm në këtë takim të mbushur me emocione ishin Kryetarja e bashkisë zj.Majlinda Bufi, vullnetari i ri z. Robert White , pjesëmarrës nga komuniteti dhe të rinj të grupit “Young Leaders of Roskovec”, i cili u krijua me iniciativën e Will-it.
Kryetarja e bashkisë zj.Bufi falenderoi Willi-in për kontributin e dhënë në komunitet, duke evidentuar vlerat e vërteta të Paqes dhe Harmonisë qytetare.
Në shenjë mirënjohje Will i’u dhurua një Çertefikatë Mirënjohjeje dhe një shtatore e “ Vajza Myzeqare”.
Kryetarja i uroi mirëseardhjen dhe përfaqësuesit të ri z. White dhe i premtoi se do të ketë mbështetjen e plotë të saj por jo vetëm, në këtë mision që sapo ka nisur.
#PërKomunitetin #
#BashkiaRoskovec#

[lsvr_gallery images=”4994,4995,4996,4997,4998,4999,5000,5001″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rruga e Kurjanit

Jemi në njësinë administrative Kurjan, duke punuar në një tjetër aks rrugor shumë të rëndësishëm për banorët e Kurjanit.
Një rrugë terësisht e shkatërruar që vështirësonte lëvizjen e banorëve në këtë sens por jo vetëm.
Tashmë ky problem merr fund pasi ka filluar asfaltimi i këtij segmenti rrugor.
Shtrojmë rrugë, lehtësojmë jetesën e komunitetit, rrisim komunikimin.
Urbanizimi është prioritet i bashkisë tonë.

Rilindje Urbane

Fronti i ri i punës!
Një tjetër investim ka nisur në Roskovec👍
Ka filluar puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Pilo Kola”dhe sheshit të gjelbëruar aty 🌲
Urbanizimi do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë, duke i kthyer qytetarëve standartin e ri infrastrukturor, qytetar dhe mjedisor që ata meritojnë😀

#RilindjeUrbane#
#BashkiaRoskovec#
[lsvr_gallery images=”5050,5051,5052,5053,5054,5055″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Hapsirat Publike

Prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec kanë qënë në infrastrukturë, arsim, shëndetësi por në asnjë moment nuk janë lënë mënjanë shtimi dhe mirëmbajtja e hapsirave publike dhe zonave të gjelbëruara.
Këtë herë jemi zhvendosur në Vlosh ku ka filluar puna për zgjerimin e hapsirës publike për krijimin e një lulishteje.
Çdo hapsirë publike u përket qytetarëve prandaj kemi detyrim për ta rehabilituar këtë hapsirë dhe t’i japim më shumë frymëmarrje qytetit.
#HapsiratPublike
#MëShumëSipërfaqeTëGjelbëruara
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”5042,5043,5044,5045,5046,5047″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Qendra e Vidhishtës

Pas rikualifikimit urban i cili po transformon çdo ditë dhe më shumë Kumanin , një tjetër projekt filloi sot në Vidhisht.
Bashkia Roskovec ka filluar nga puna për ndërtimin e qendrës së Vidhishtës. Faza e parë e projektit është zgjerimi i hapsirave publike . Shumë shpejt banorët e kësaj zone do të kenë një mjedis me parametra urban i cili do t’i japi qytetit një pamje dhe dimension tjetër.
#InvestimeNëKomunitet
#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec

Pranë familjeve në nevojë

Tre fëmijë jetim, dy vëllezër dhe një motër, të vetëm në jetë , por tashmë me mbështetjen e bashkisë Roskovec.
Nismat e marra nga bashkia për kategoritë në nevojë nuk kanë përfunduar.
Sapo ka filluar puna për ndërtimin e shtëpisë për këta tre fëmijë në Vlosh, njësia administrative Kurjan.
Pas kurbanit si traditë, kanë qënë fëmijët të cilët kanë hedhur gurin e parë në themelin e shtëpisë.

#JemiGjithmonëPranëKomunitetit
#PranëFamiljeveNëNevojë
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5026,5027,5028,5029,5030,5031,5032,5033″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përroi i Vidhishtës

Jemi ende në Njësinë Administrative Kuman duke bërë pastrimin e përroit të Vidhishtës. Puna është zhvendosur në brendësi të zonës së banuar. Zgjidhje përfundimtare për këtë problem real dhe emergjent për banorët e kësaj zone.
Ne jemi pranë qytetarëve në zgjidhje të problemeve të tyre .
#PranëBanorëve
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5017,5018,5019,5020,5021,5022,5023″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]