Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: October 2016

SHKURTOHEN DISTANCAT NE ARAPAJ

Pas shumë investimeve të bëra në shërbim të çdo banori të Bashkisë Roskovec, nuk mund të mos i vinim në ndihmë dhe banorëve të fshatit Arapaj.
Një rrugë e re ka filluar të ndërtohet. Këtij segmenti rrugor të lënë në gjëndje të mjerueshme për vite me rradhë, më në fund i erdhi rradha për të përfituar investimin e nevojshëm dhe të shumëpritur.
Ka filluar prishja e objekteve për të krijuar hapsirën e nevojshme për ndërtimin e rrugës dhe padyshim s’mund të mungonte dhe trotuari. Këto punime përbëjnë fazën e parë të investimeve , pas kësaj faza e dytë vashdon me shtrimin e rrugës me rërë bituminoze dhe ndërtimin e trotuarit.
Punimet po kryen nga firma “ B 93”.
Reportazhi i mëposhtëm ju informon më shumë mbi punimet e kryera deri në këtë moment.

KUZ VAZHDON PUNIMET

Në njësinë administrative Strum, fshati Suk 2, në lagjen e ashtuquajtur Zogallar, kanë filluar punimet nga KUZ. Këto punime po bëhen për ti ardhur në ndihmë banorëve gjatë stinës së dimrit dhe për t’i paraprirë problematikave të shumta të kësaj periudhe.
Pikërisht për këtë arsye puntorët e Kanalizimeve dhe Ujrave të Zeza po punojnë për shtrirjen e linjave të tubacioneve dhe hapjen e pusetave të nevojshme.
Mëposhtë ndiqni fotot nga proçesi i punës së këtij sektori.

PUNIMET NE LUAR VAZHDOJNE

Filloi faza e parë për rikonstruksionin e rrugës Çobenj- Kërranjak- Hazizaj në fshatin Luar të Njësisë Administrative Kuman. Ky investim ishte i shumëpritur nga banorët e këtij fshati për shkak të pamundësisë për të kaluar në këtë segment rrugor.
Gjatësia e kësaj rruge është rreth 3 km dhe punimet po kryen nga firma “ 2Z Konstruksion”.
Fillimi i punimeve është ndjekur nga vetë administrator i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu.
Më poshtë ndiqni fotoreportazhin nga fillimi i punimeve.

TROTUAR NE VELMISH

Në njësinë administrative Strum, fshatin Velmish kanë filluar punimet për trotuarin e rrugës kryesore.Prej shumë kohësh nuk ishte vënë dorë në këtë segment rrugor dhe kalimi në të ishte bërë pothuajse i pamundur .Kishte ardhur koha për t’i risjellë jetën dhe gjallërine edhe kësaj pjese dikur të harruar të Bashkisë Roskovec.
Gjatësia e këtij segmenti është 1272 metër linear dhe punimet po kryen nga firma “ Ajzberg dhe Sardo”.
Punimet ndiqen me interes të lartë nga punonjësit e Bashkisë.

INVESTIM I SHUMEPRITUR

Pas investimeve të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec, nuk mund të mungonte dhe investimi në rrugën e Kurjanit. Sot ka filluar rikonstruksioni i plotë i kësaj rruge. Kjo rrugë nuk kishte njohur asnjë investim deri më sot dhe ndodhej në gjëndje të mjeruar prej kohësh.Sot fillimi i punimeve është ndjekur me interes të lartë nga vetë kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi.

ROSKOVECARI KAMPION KOMBËTAR I BOKSIT

Quhet Andi Hoxha dhe është vetëm 18 vjeç. Banon në qytetin e Roskovecit dhe këto ditë u shpall kampion kombëtar në boks për peshën 81-91 kg. Gëzimin e triumfatorit e kishte “të shkruar” në sy. Është krenari e ligjshme që ta jep trofeu që fiton. E takuam djaloshin kampion. Në dorë mbante diplomën dhe medaljet që kishte fituar. Dhe ku; në sportin më burrëror të boksit.
Në qytetin e lashtë të Shkodrës, që mund ta quash dhe vendlindja e boksit, përfundoi më 2 tetor kampionati kombëtar i boksit. Andi përfaqëson aty ngjyrat e Apolonisë së Fierit. Në takimin e parë, siç tregon vetë Andi, u ndesha me një përfaqësues të ekipit Arena të Tiranës. Ndeshjen e mbylla me fitore që në raundin e parë. Kurse në finale kisha emocion. Përfaqësuesi i Vllaznisë së Shkodrës dukej më lartë nga ana psikologjike se boksonte në shtëpinë e tij, në vendlindje. Por edhe këtë faktor e mora parasysh. Prej kohësh edhe unë ndihem si në shtëpinë time. Shumë tifoza të mi, shumica nga Roskoveci si dhe babai im Genci, ishin në Pallatin e Sportit. Mbrojtja ime është sulmi, thotë Andi. Ndaj pas sulmeve të vazhdueshme, në fund të raundit të parë edhe ky kundërshtar u tërhoq.
Kështu Roskovecit, i shtohet një kampion. Pas mjeshtrave të shahut dhe karatesë, Andi Hoxha është një emër që na bënë krenarë.

INVESTIMET PER RRUGET VAZHDOJNE

Në njësinë administrative Strum filloi zgjerimi dhe shtrimi i rrugës nga qendra e Strumit drejt të ashtuquajturës shkolla e vjetër. Në këtë projekt një gjatësi rruge prej 190 metra linear do të shtrohet me asfalt dhe në të dyja anët e kësaj rruge do të këtë trotuar dhe ndriçim. Ndërsa për shtrimin e 406 metrave të po kësaj rruge do të përdoret rërë bituminoze.
Këto punime po bëhen me me fondet e Bashkisë Roskovec dhe nën kujdesin e drejtpërdrejt të kryetares zj. Majlinda BUFI. Firma ndërtuese është “ Shkëlqimi 07” e cila njihet për korrektësi në afate dhe cilësi të lartë të punimeve. Punimet ndiqen çdo ditë nga përfaqësues të stafit të bashkisë Roskovec.

UNAZA E ROSKOVECIT

Pas përfundimit të sinjalistikës, krijimit të hapsirave për biçikleta, vazhdon puna për rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërta. Unaza e Bashkisë së re të Roskovecit, e ndërtuar përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, i ka dhënë fund një plage të vjetër të qytetit, duke ndërlidhur banorët me rrugët nacionale dhe duke lehtësuar ndjeshëm kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

VIZITA E KRYEMINISTRIT RAMA NE BASHKINE E ROSKOVECIT

Banorë të Roskovecit dhe të fshatrave përrreth u mblodhën për të pritur Kryeministrin Rama. Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI, deputetët e qarkut të Fierit z. Gramoz Ruçi dhe z. Anduel Xhindi, Prefekti Xhevit Bushaj drejtues të njësive administrative dhe intelektualë të tjerë iu drejtuan fshatit Suk, aty ku u zhvillua një bashkëbisedim i hapur me Kryeministrin. Zonja Majlinda BUFI e njohu kryeministrin dhe gjithë të pranishmit për punën e mirë që po bëhet në cdo fshtat të Bashkisë Roskovec. Puna e nisur me investime të mëdha si unaza e qytetit Roskovec, shtrimi i rrugës së Vlosh- Ngjegjar, sigurimi i ujit të pijshëm dhe fillimi i rikonstruksionit të rrugës në Luar, fillimi i punës për ndërtimin e rrugës së Kurjanit, hapja dhe pastrimi i kanaleve në të gjithë fushën nga Strumi, Matka, Marinza, Kuman etj. duket nga të gjithë. Vetëm në një vit dhe investimet flasin për seriozitet në shërbimet ndaj komunitetit.
Zoti Rama falenderoi kryetaren e Bashkisë zj. Majlinda BUFI për gjithë këtë punë të mirë dhe premtoi se qeveria që ai drejton mbështet ato projekte që vihen në shërbim të qytetarëve dhe sjellin zhvillim.
Takimin zyrtar që u ndoq me interesim në Suk dhe disa banorë që dëshironin të bënin një foto me kryeministrin, i ndiqni në këtë fotoreportazh.

Facebook
Facebook