Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

ROSKOVECARI KAMPION KOMBËTAR I BOKSIT

Quhet Andi Hoxha dhe është vetëm 18 vjeç. Banon në qytetin e Roskovecit dhe këto ditë u shpall kampion kombëtar në boks për peshën 81-91 kg. Gëzimin e triumfatorit e kishte “të shkruar” në sy. Është krenari e ligjshme që ta jep trofeu që fiton. E takuam djaloshin kampion. Në dorë mbante diplomën dhe medaljet që kishte fituar. Dhe ku; në sportin më burrëror të boksit.
Në qytetin e lashtë të Shkodrës, që mund ta quash dhe vendlindja e boksit, përfundoi më 2 tetor kampionati kombëtar i boksit. Andi përfaqëson aty ngjyrat e Apolonisë së Fierit. Në takimin e parë, siç tregon vetë Andi, u ndesha me një përfaqësues të ekipit Arena të Tiranës. Ndeshjen e mbylla me fitore që në raundin e parë. Kurse në finale kisha emocion. Përfaqësuesi i Vllaznisë së Shkodrës dukej më lartë nga ana psikologjike se boksonte në shtëpinë e tij, në vendlindje. Por edhe këtë faktor e mora parasysh. Prej kohësh edhe unë ndihem si në shtëpinë time. Shumë tifoza të mi, shumica nga Roskoveci si dhe babai im Genci, ishin në Pallatin e Sportit. Mbrojtja ime është sulmi, thotë Andi. Ndaj pas sulmeve të vazhdueshme, në fund të raundit të parë edhe ky kundërshtar u tërhoq.
Kështu Roskovecit, i shtohet një kampion. Pas mjeshtrave të shahut dhe karatesë, Andi Hoxha është një emër që na bënë krenarë.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.