Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Sistemimi i rrugës nr.3, Njësia Administrative Strum, fshati Velmish

Në Njësinë Administrative Strum, fshati Velmish, ka filluar sistemim i rrugës nr. 3.
Urbanizimi i çdo fshati është prioriteti jonë, i cili do të vazhdojë për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë. 🙏
Rruga nr.3 , një segment rrugor i prishur dhe i pa aksesueshëm, ku lëvizshmëria e banorëve ishte kthyer në një problem emergjent.
Bashkia Roskovec fal fondit të investimeve nga buxheti i saj, do ta transformojë në një rrugë më standarde dhe siguri për të gjithë banorët.
 
[lsvr_gallery images=”10237,10238,10239,10240,10241,10242″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Urbanizim në cdo fshat

Është drejt përfundimit investimi në segmentin rrugor pranë Kishës në Marinëz.
Një investim i plotë i cili padyshim do të ketë impakt të mënjëhershëm tek banorët e zonës.
Ky investim ka qënë një kërkesë prioritare, identifikuar nga vetë banorët gjatë ciklit të takimeve publike të zhvilluara nga Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi.
Projekti parashikon ndërhyrje në:
📌KUB
📌trotuare
📌ndriçim
📌asfaltim

[lsvr_gallery images=”10229,10230,10231,10232,10233″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve vaditës në territorin e Bashkisë Roskovec

Sektori i bordit të kullimit vazhdon punën për rehabilitimin e kanaleve vaditës në territorin e Bashkisë Roskovec.
Sot po punohet në kanalin kryesor VMK1, Kurjan- Velmish.
Ndërhyrje e domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone dhe prodhimit bujqësor vendas.
#përzhvillimieqendrueshëmtëbujqësisë
#BashkiaRoskovec
 
[lsvr_gallery images=”10226,10224,10223,10221″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sistemimi i rrugës “ Kërranjak”, fshati Luar.

📌Sistemimi i rrugës “ Kërranjak”, fshati Luar.
Rruga “Kërranjak” e fshatit Luar në Njësinë Administrative Kuman, është kantieri i radhës në Bashkinë e Roskovecit.
🔛Puna për sistemim e rrugës së këtij fshati është tashmë në fazën e shtresës me rërë bituminoze.
Ky investim financohet nga të ardhurat e Bashkisë Roskovec .
Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi ka siguruar se investimet do të vazhdojnë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
📌Ky investim do të ketë impakt në përmirësimin e starndarteve të lëvizshmërisë për banorët e fshatit të Luar-it.

 
[lsvr_gallery images=”10167,10171,10170,10169″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Parku i lodrave

Investimi për parkun e lodrave në zonën “Ish Furri Bukës” është pritur shumë mirë nga qytetarët, pasi tashmë kanë një hapësirë ku mund të argëtohen, të luajnë dhe të kalojnë kohën e lirë.👭👬👫
Këndi i lojrave që është publik dhe është pa pagesë për të gjithë fëmijët.
🔊🔊Duhet t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve se, që të rregullojmë qytetin kushton, por kushton më pak nëse të gjithë ne i ruajmë investimet e bëra. Kjo është arsyeja që ju kërkojmë të na ndihmon ta ruajmë këtë investim.
Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi që ta ruajmë pronën publike dhe jo ta dëmtojmë atë.🙏🙏
📌Ruajtja e investimeve publike është detyrim ligjor e mbi të gjitha moral jo vetëm i Bashkisë Roskovec por dhe i qytetarëve.
#Bashkëpuno!
#RuajeImvestimin!
#MosDëmto!

 
[lsvr_gallery images=”10177,10178,10179,10180″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Aktivitete sportive

Me të rinjtë, për ti nxitur drejtë aktviteteve sportive. ⚽️⚽️⚽️
Në kuadër të aktiviteteve sportive të organizuara nga Bashkia Roskovec, janë zhvilluar ndeshjet e volejbollit për vajza dhe djem, midis shkollave të mesme “Didin Bishani”, Kurjan dhe “Adem Vrapi”, Roskovec.
Këto aktivitete treguan dëshirën dhe përkushtimin e nxënësve të shkollave për aktivitetet sportive. Përgatitja e tyre tregoi dhe njëherë vullnetin e specialistit të sportit z. Eldison Kapo dhe mësuesëve të edukimit fizik në këto aktivietet si dhe vijueshmërinë e traditës sportive në bashkinë tonë.
Ekipi i vajzave të Kurjanit arriti të dilte fitues nga kjo përballje, ndërsa fitues për ndeshjen e volejbollit për djem doli ekipi i djemëve të Roskovecit.
Suksese të mëtejshme ekipeve fituese dhe pjesëmarrëse.
 
[lsvr_gallery images=”10245,10246″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Si te shkruajme nje CV

Këndi i Bashkimit Evropian🇪🇺🇪🇺 në Bashkinë Roskovec zhvilloi ditën e sotme një aktivitet me maturantët e shkollës “Adem Vrapi”, Roskovec.
Tema e takimit ishte “Si të shkruash një CV për të qënë të suksesshëm?”.
Organizime të tilla kanë shumë rëndësi pasi synohet përgatitja e të rinjëve për të ardhmen e tyre në vazhdimësi.
Përgatitja e rinisë për ballafaqim me tregun e punës është detyrim moral i të gjithëve ne.
Këto aktivitete do të vazhdojnë dhe në shkollat e tjera të Bashkisë Roskovec.
#Përgatitjaetërinjëve
#KëndiBE
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9864,9865,9866,9867″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitim rrjeti vadites

Zhvillimi i qendrueshëm i bujqësisë është një nga prioritet e Bashkisë Roskovec.
Për këtë arsye nuk ka ndalur asnjëherë puna në rehabilitimin e rrjetit vaditës dhe kullues.
Jemi në kanalin vaditës #V38, në Suk 1, për të vijuar në kanalin #V3, Suk1- Arapaj.
Këto investime jo vetëm do t’i shërbejë vaditjes dhe kullimit të gjithë zonës por do të ndikojë edhe në shtimin dhe cilësisë e prodhimeve bujqësore të zonës.[lsvr_gallery images=”9872,9873,9874,9875″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndriçim rrugor

Po përmirësojmë çdo ditë e më shumë infrastrukturën rrugore në çdo fshat të Bashkisë Roskovec.
Jemi duke vazhduar punimet për ndërtimin e trotuarit dhe pajisjen me ndriçim rrugor në segmentin rrugor nga Xhamia, Suk 1 deri tek karburant “Agaçi”.
Në këtë mënyrë rritet cilësia e jetesës së qytetarëve.
Më shumë punë në dobi të komunitetit.
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”9879,9880,9881,9882″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitim kanal kullues K3093

Duke vazhduar punën për rehabilitimin e kanalit kullues #K3093, në Roskovec.
Do të vazhdojmë proçesin e pastrimit të kanaleve kulluese dhe vaditëse në të gjithë territorin e bashkisë, për një bonitet më të mirë të tokës.
#Rehabilitimi_i_bujqësisë
[lsvr_gallery images=”9886,9887,9888,9889,9890″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook