Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Vizito dhe eksploro Roskovecin

Biznese
 

  1. Bar Restorant Algest – Luar

 
Bar – Restorant Algest,  është një biznes familjar  me kapacitet 120 vende i ngritur në vitin 2002 nga Z. Agim Cobo.
I vendosur pranë fshatit Luar, pranë kurorës së ullinjve që hijeshojnë fshatin, i zbukuruar me harqet e larta, të cilat simbolizojnë një “derë të hapur me mikëpritje” restoranti pret e përcjellë miq në cdo stinë të vitit.  Atje pranë oxhakut, mund të harroni ftohtësinë  e dimrit, të përkëdheleni nga cicërimat e zogjve gjatë zgjimit të pranverës, të ndjeni flladin e erës në ditët e nxehta të verës apo të zhyteni në pejsazhin dhe koloritin e vjeshtës.
Restoranti dallohet për gatimet e shumta tradicionale të zonës së Myzeqesë, Mallakastrës dhe Beratit, të cilat vitet e fundit serviren me kreativitet,  duke lidhur traditën me modernen, në evente familjare apo dreka e darka për turistët dhe visitorët e shumtë të zonës.
Pjata karakteristike:

  • Qumeshtuar ( qumështor)  dhe lakror saci
  • Bibë me oriz
  • Comlek furre me lepur dhe perime
  • Byrek me miell mistri
  • Përshesh me gjel deti
  • Revani etj.

Kontakt:
Cel : 0694582593
0682743478
Facebook : Bar Restorant    Algest
 

  1. Bar Restorant  Landi, Suk e Sipërme

 
Bar – Restorant Landi  ka hapur dyert e veta në vitin 1998 nga Land Hatija. I vendosur në qendër të fshatit, vitet e fundit i është nënshtruar një ristrukturimi duke krijuar një mjedis sa klasik aq dhe modern.
Kapaciteti prej 150 vendesh  në sallën kryesore dhe mjediset shumëngjyrëshe të cilat e rrethojnë i japin mundësi të realizojë evente të ndryshme familjare por dhe të presë  turistë dhe visitorë të shumtë herë pas here.
Cilësia e gatimit, shumëllojshmëria  e pjatave, autentike dhe moderne, shërbimi elegant  e bëjnë Bar- Restoran Landin një nga pikat më të kërkuara për të kaluar moment relaksuese.
 
Pjata karakteristike:
–          Gatime tradicionale
–          Tava makarona dhe orize me bibë
–          Mish qengji në hell
–          Byrek me lakra, hithra
–          Qumështor
–          Përshesh me gjel deti
Kontakt:
Cel : 0684047554
Facebook: Bar – Restorant Landi
 

  1. Pasticeti Bleta

Pasticeri Bleta e ngritur nga Z. Petro Kula  në vitin 1998 ndodhet në qendër të Roskovecit dhe “ ëmbëlson” me prodhimet e veta jo vetëm zonën e Roskovecit, por dhe visitorët e shumtë të cilët e vizitojnë atë herë pas here.
Me një staf prej 40 të punësuarish, me një vëllim pune, aroma e të cilave përhapet në qendër të Roskovecit, pasticeri Bleta siguron punësim për shumë vajza dhe gra të zonës.
Shërbimi catering,  koloriti i dekoreve të embësirave, në evente, dasma apo gëzime të tjera, prezantojnë elegancën  dhe pasionin  për të bukurën e gjithë stafit të saj.
Disa nga produktet unike të saj:
–          Amareta Bleta ( amareta artizanale me qumësht, mjaltë, gjalpë etj)
–          Bukë me luleshtydhe
–          Produkte të ndryshme si torta, biskota, akullore etj
Kontakt:
Cel : 0682099684
Facebook: Pasticeri” Bleta”
 

  1. Kantina e Verës “ Toro” Kurjan

 
Kantina e verës e Lefter Toros i hapi dyert e veta në vitin 2009.
Kush më mirë se një inxhinier agrar  do të kishte” përfituar” nga pasuria e  zonës së Roskovecit me  vreshta të panumërta me rrush, një pjesë e të cilave janë në pronësi të kantinës ?
Një biznes familjar ku kapaciteti i prodhimit të verës arrin në 70 hektolitër  duke përpunuar  rrush nga kultivatet e shumta si:
–          Kabërnet  Savignon
–          Shesh i Zi
–          Puls Autokton
Produktet e kantinës “Toro” gjenden  kudo jo vetëm në rajonin  e Roskovecit dhe Fierit por dhe në zona të tjera, atje ku pijedashësit dinë të shijojnë prodhimin vendas si dhe në panairet
 
Kontakt:
Cel: 0686188840
Facebook : Kantina Toro
 

  1. Fabrikë  Përpunimi  Ulliri, Kurjan

Fabrika e vajit” Alim Hoxha” ndodhet 4 km në hyrje të fshatit Kurjan shumë pranë  ullishtave të shumta të Roskovecit.
Ndërtuar në vitin 2001, fabrika  filloi operimin  me standartet ndërkombëtare në vitin 2011, kur futi teknologjinë italiane Pieralisi duke i dhënë shumë rëndësi  procesit të sigurisë ushqimore.
Kapaciteti i fabrikës arrin deri ne 25 kv në orë. Standartet e përpunimit, shpejtësia e shërbimit ndaj konsumatëre, por mbi të gjitha karakteristikat e produkti final  kanë bërë që tashmë kjo fabrikë të konsiderohet ndër liderat në treg.
Vjeshta në Kurjan është e shoqëruar me shumë visitorë të cilët përfitojnë nga udhëtimi i tyre drejt fabrikës për ta vizituar fshatin dhe atraksionet që ndodhen në të.
Ajo që është e sigurtë sot është se fabrika e Ullirit “Alim Hoxha” është një atraksion i rëndësishëm në Kurjan duke shtuar një vlerë të rëndësishme për territorin. Produktet e fabrikës gjenden në gjithë territorin shqiptar, në tryezat familjare, restoranteve të shumta të zonës por dhe në panairet e ndryshme gastronomike.
 
Kontakt: 0696257851
Facebook: Fabrikë Vaji Italiane” Alim Hoxha” Kurjan
 
 
 

  1. Sapuni Organik Roskovec

 
Sapuni Organik Roskovec filloi si projekt i realizuar nga   Social Development Investment SDI, në bashkëpunim me Bashkinë e Roskovecit, në kuadër të programit rajonal Reload, të financuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në shtator të vitit 2018. Objektivi fillestar ishte krijimi i sapunit organik nga vaji i ullirit,  bazuar dhe në potencialet e shumta në drejtim të ullirit në zonën e Roskovecit.  Procesi ngrihet  mbi traditën e prodhimit të sapunit aplikuar në shumicën e vendeve të Mesdheut nga Lindja e Mesme në Evropë, duke sjellë një përvojë inovative në Roskovec.
Përfitues janë 100 mes tyre  47 gra, prodhuese sapuni por dhe fermerë, biznese prodhimi vaj ulliri etj.
Qendra artizanale është ngritur në Vidhishtë duke bashkëpunuar me komunitetin në Luar, Cerven, Kurjan dhe Vidhisht.
Produktet janë sapune  në formë standarte dhe produkte” gadget” të përdorur për promocion, sapun në gjendje të lëngët, sapun transparent dhe shampoo. Produktet mund të gjenden edhe në Tiranë ( Aromë Indie, Farmacia Beauty, Bistro Coko, Tirana Office Point, Dr. Lida/ Klinikë) dhe në Fier ( Bioshop Kristy)por dhe në panairet e ndryshme të realizuar me artizanët shqiptarë.
 
Kontakt:
Cel 0675423606
Facebook : Sapuni Organik Roskovec
Social Development Investment
 

Facebook
Facebook