Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Roskovec është priotitet në Bashkinë e Roskovecit., pjesë me mbështetjen e “Programit Rajonal për Demokracinë Vendore të Ballkanin Perëndimor (#ReLOaD)”, me financim nga European Union in Albania dhe zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP Albania) organizata Womens Democracy Network Albania në bashkëpunim me bashkinë Roskovec ka filluar punën për promovimin e turizmit përmes vendosjes së sinjalistikës informuese dhe turistike, ngritjen e kapaciteteve të njësive administrative rreth mundësisë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të zonës dhe promovimit të bizneseve vendore, njësive tregëtare dhe çdo sipërrmarje që ndikon në zhvillimin e turizmit lokal. Roskoveci njihet si një vendbanim i hershëm i pasur me monumente kulture si kisha e Shën Kollit dhe Shën Gjergjit i pozicionuar në kryqëzimin e tre qyteteve të lashtë Apolonia, Berat e Bylys pranë të cilit kalonte dhe një nga degëzimet e rrugës Egnatia.
Përmes kësaj inisiative WDN Albania, Bashkia Roskovec me mbështetjen e kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe partnerët kontribuojnë në vendosjen e themeleve për një rritje të qëndrueshme në sektorin e turizmit në Roskovec. Rubrika e parë po starton me promovimin e disa bizneseve të zonës.