Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Çlodhje

“Njeriu i Vitit 2021”

“Njeriu i Vitit 2021” kulmoi me një aktivitet emocionues dhe argëtues për të katërtin vit të organizimit të tij🔛jo vetëm për të identifikuar profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme, por edhe si një traditë kulturore që i shërbën shoqërisë dhe gjithë komunitetit.
🔊Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Prefekti i Qarkut Fier z.Lefter Shehaj, Drejtuesi politik i Qarkut Fier z.Taulant Balla, Përfaqësues të UNDP-së, Drejtor i Agjencisë për mbështetjen e vetqeverisjes Vendore z.Saimir Plaku, Drejtuesja e Shoqatës për Autonomi Vendore znj.Adelina Farrici, Drejtori i programit HAP, z.Besim Nuri, përfaqësues të institucioneve Vendore, qytetarë dhe dashamirës.
🎼Nën shoqërimin e muzikës dhe recitimet nga aktorët Astrit Hasani, Ina Nallbani dhe nga performuesja më e vogël , fituesja e konkursit të fjalës artistike Eraisa Isufaj.
✅U zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për 10 profesionistët më të spikatur të Bashkisë të cilët dolën fitues nga votimi i komunitetit.
🔊Një moment i veçantë dhe emocionues në aktivitet ishte vlerësimi me titullin “Qytetare nderi “ i aktores së njohur me origjinë Roskovecare znj.Xhuljeta Kulla.
🤗Njerëzit e punës janë vlera më e madhe e një komuniteti, “Njeriu I Vitit 2021”

Celja e fushatës së aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.

25 Nëntori shënon celjen e fushatës së aktivizmit kundër dhunës ndaj grave,
#Bashkia Roskovec i bashkohet kësaj fushate me aktivitetin e parë 🧡”Shëno Portokalli, Të ndalim dhunën ndaj grave Tani;🧡
🙏Sport dhe jo dhunë ishte mesazhi që u përcoll përgjatë dy ndeshjeve miqësore në volejboll mes të rinjve të shkollës “Adem Vrapi” dhe qytetarëve nga komuniteti .
👉Ndeshjet përfunduan me rezultatet 1 me 1 ,
✅1 fitore për ekipin e vajzave të gjimnazit , dhe 1 fitore nga ekipi i djemëve të komunitetit.








Komedia “V”3

Dje në Pallatin e Kulturës Roskovec u shfaq komedia pikante
“V”3 me një interpretim aq real dhe shumë domethënës për realitetin nga 3 (tre) aktorët Miola Sitaj, Mim Marjanaku, Ina Nallbani dhe me regji brilante të Bruno Shllakut !
➡️Një përpjekje për të sjellë ca momente kënaqësie➡️
Sot ishim kaq 😔🔛po herën e ardhme ?
Ne na takon të bëjmë përpjekjet tona 🙏mentaliteti nuk është e lehtë të ndryshojë…




” Fjala Artistike “

Tetori i mbushur me aktivitete nè Roskovec📚 ➡️”Fjala artistike” 📚 një konkurs që përgjatë 3 ditëve bëri bashkë talente nga 14 shkolla të Roskovecit.
📌Sektori i Kulturës në bashkinë Roskovec, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, në kuadër të muajit Tetor, muaji i Letërsisë dhe Arteve, organizoi konkursin e “Fjalës Artistike “.
Një garë artistike, ku u përzgjodhën intepretimet më të mira vlerësuar nga një juri profesioniste.
Përgëzime të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesëve .








Festa e ullirit

Super atmosferë në “Festën e Ullirit” sot në Luar.🙏
➡️ Traditë, muzikë , panair me produkte artizanale dhe lokale , me miq të mirë dhe të ftuar nën një panoramë natyrore që të mbush shpirtin




















Dita Botërore e të Moshuarëve

Sot në, “Ditën Botërore të të Moshuarëve”, Bashkia Roskovec dhe Njësia e Integrimit Evropian zgjodhën një formë ndryshe të urimit dhe ndërgjegjësimit publik.
✅Në ambientet e “Kafes me Gjyshin” përfaqësues të kësaj grupmoshë , kaluan disa momente të këndshme në shoqërinë e njeri-tjetrit .
📌Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj.Majlinda Bufi, 🙏uroi në këtë ditë të vecantë duke e venë theksin tek mbështetja dhe iniciativat për të ndërtuar një shoqëri ku gjithësecili prej tyre jeton në mënyrën që ndihen dhe jo në vitet që kanë .
🤗Moshim nuk do të thotë paaftësi, #1Tetori i këtij viti të shërbejë për të mundësuar dhe përhapur kontributet e të moshuarve në familje, komunitet dhe në gjithë shoqërinë.
Në përfundim të aktivitetit për të moshuarit u shpëndanë certifikata për pjesëmarrjen dhe angazhimin aktiv të tyre në jetën sociale.






Festa e Vidhishtes

Një tjetër mbrëmje festive e organizuar nga Bashkia Roskovec, 👉 me muzikë 🎶🎵të mirë dhe argëtim 👉kësaj radhe në 📌#Vidhisht.
[lsvr_gallery images=”13574,13575,13576,13577,13578″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

“24 Korriku”

Në natën finale të festës sonë ➡️
Për të festuar dhe kujtuar çdo gjë të bukur që na fal krenari dhe kënaqësi për origjinën tonë Roskovecare.
🙏Në nderim të së djeshmes , për të gëzuar të tashmen dhe për ndërtuar të nesërmen.🎊🎉🌼🌸🌼🌷🌺💐
📍Në mbrëmjen e “24 Korrikut”
një moment shumë i rëndësishëm ishte dhënia e titujve “Qytetar nderi” 🎖të Roskovecit, një vlerësim i munguar për figura që i kanë dhënë shumë trevës së Roskovecit.
➡️Po kështu u bënë të njohur dhe u nderuan qytetarë që me kontributin dhe emrin e mirë të tyre , gëzojnë sot emra rrugësh dhe sheshesh publike.
👉Më pas mbrëmja vijoi me koncertin festiv me këngëtarët Redon Makashi, Eranda Libohova dhe nota humoristike nga Cekja i Beratit dhe Mondi .😁
🤗Ta gëzojmë ndër vite festën e qytetit tonë, e cila nuk është thjesht një arsye për të festuar, por shumë më shumë.
[lsvr_gallery images=”13423,13424,13425,13426,13427,13428,13429,13430,13431,13432,13433,13434,13435,13436,13437,13438″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Filluam festimet e “24 korrikut”

Një super atmosfer hapi dje serinë e aktiviteteve dhe koncerteve Festive në kuadër të festës së Qytetit të Roskovecit.
👇Ju mirëpresim sërish sot më të ftuar speciale këngëtaren Irini Qirjako
Mos mungoni.
[lsvr_gallery images=”13398,13399,13400,13401″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kupa e “24 korrikut”

Në kuadër të festimeve të “24 Korrikut” , sic është bërë tanimë traditë u përmbyll me sukses edhe aktiviteti sportiv.⚽️🏆🥇
🏆Kupa e “24 Korrikut” u fitua nga ekipi i Roskovecit në nje ndeshje me shumë emocion, ku fitorja u vendos nga penalltitë.
👉 Mbrëmja vijoi me koncertin festiv me këngëtarët Irini Qirjako dhe Fjorentin Dore.
[lsvr_gallery images=”13414,13415,13416,13417,13418,13419″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook