Subgrand për Start Up dhe Biznese, në kuadër të projektit “Rivitalizimi i shkollës qendër komunitare Kurjan”
SUB NËNGRANT SIPAS PROJEKTIT “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan për një akses më të mirë në zhvillim social dhe ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”.
Ky dokument ka të bëjë me thirrjen për propozimin e Subgrantit në kuadër të projektit “Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan për një akses më të mirë në zhvillimin social dhe ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara”- financuar nga Bashkimi Evropian, i cili zbatohet nga Bashkia Roskovec dhe SCiDEV, që ofron një mundësi për financim: 11 subgrante të ofruara gjithsej (2 subgrante për renovimin dhe promovimin e bujtinave, 1 subgrant për produkte artizanale dhe punime me dorë, 8 subgrante për parukeri/berber, sallon bukurie estetike/manikyr/pedikyr, marketing agroturizmi, asistencë për zyra, marketing dixhital). Këto udhëzime ofrojnë informacion në lidhje me ‘thirrjen e nën-granteve duke përfshirë kriteret e pranueshmërisë, procesin e dorëzimit të aplikimit, procesin e vlerësimit si dhe informacione të përgjithshme rreth projektit.
Aplikantët duhet të kenë lexuar këto udhëzime përpara se të aplikojnë për të siguruar respektimin e rregullave dhe kritereve të subgranteve.
Udhëzuesi dhe Formatet e Aplikimit
Sub-Grant Guidelines Roskovec -project-AL
Sub-Grant Guidelines Roskovec Municipality
Application Form for the Subgrant
Formati Plan Biznesi_Thirrja Subgrante Bashkia Roskovec
Formular-Aplikimi Thirrje Subgrate Bashkia Roskovec
Format-buxhetit-hirrja Subgrante Bashkia Roskovec
Formulari-i-Vetedeklarimi Subgrante Bashkia Roskovec