Një lajm i mirë…

Inauguruam sot ambjentet e përmirësuara të qendrës së kujdesit ditor PAK dhe ndamë certifikatat për pjesëmarrëset në trajnimet intensive me temë “Vlerësim zhvillimi dhe terapi zhvillimi për fëmijët me vështirësi zhvillimi. Në kuadër të projektit “Hap pas Hapi” rritja e kapaciteteve të Qendrës PAK, me financim të Bashkisë Roskovec dhe zbatuar nga Organizata Society Forward.
🙏Falenderojmë trajnueset, Dr.Engjellushe Kuzumi dhe terapisten Matilda Belalla por mbi të gjitha prindërit dhe fëmijët që u bënë pjesë e trajnimeve.🙏
↔️Nisur nga nevojat dhe kërkesat e tyre për ngritjen e një qendre të tillë, me shërbime të specializuara të qëndrueshme dhe pranë vendbanimit .
📍🔜Shumë shpejt në qytetin e Roskovecit do hapi dyert qendra e parë sociale që do të jetë në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët kanë nevojë për përkushtim, vëmendje dhe angazhim në zhvillimin e tyre, disafish më shumë se një fëmijë që nuk i ka këto nevoja speciale.😊
#Bashkiaroskovec
#Tëgjithëjanëtërëndësishëm
#qendraekujdesitditorPAK
#SocietyForwardCenter
#Leavenonebehind ❤🧡💛💚💙💜🤎🤍❤

Një muze në qytetin e Roskovecit

Një muze në qytet ???
Vendimin e parë në KB-së sapo e kemi marrë .
📍Takimin e dytë pas atij me grupin nismëtar, e kemi realizuar sot .
✅Një thirrje për të gjithë bashkëqytetarët , banorë ose jo sot në Roskovec :
Nëse keni objekte të vjetra , dokumenta të shkruara ,foto që pasyrojnë realitetin në vite , ju ftojmë të bashkoheni me këtë nismë ;
kontribuoni sado pak të krijojmë memorien tonë të përbashkët ,
që t’ua lëmë brezave si vlerën tonë më të mirë në këtë truall ku jetojmë të gjithë së bashku !
✅Gjithësecilit do t’ju jemi shumë falenderues dhe mirënjohës !
#BashkiaRoskovec

“Dita Ndërkombëtare e Arsimit”

“Pa arsim , nuk ka të ardhme “ – kjo ishte moto e aktivitetit në Ditën Ndërkombëtare tē Arsimit”. Drejtoria e Arsimit, Kulturës dhe Projekteve sociale, Bashkia Roskovec në bashkëpunim me ZVAP Roskovec , Organizuan këtë aktivitet i cili bëri bashkë fëmijë të talentuar, prindër, mësues, miq e të ftuar 👉duke përcjellë mesazhin e të drejtës për arsim pa dallim feje, race dhe ngjyre.📖👏👏

Festojmë së bashku për të katërtin vit Festën e ullirit

📍Një aktivitet jo vetëm promovues për të katërtin vit .
📍Një festë për të gjithë . Edhe në
kushte pandemie në respekt të rregullave , përsëri u bëmë bashkë .
📍Faleminderit pjesëmarrësve , fermerëve, prodhuesve të vajit të ullirit ,vajzave dhe grave të produkteve ushqimore;
Specialistëve të shijimit të vajit ekstra i virgjër ; Vajzave , djemve dhe mësueve të gjimnazit “Adem Vrapi “ .
📍Një mundësi e mirë për çdo kënd që vjen për herë të parë në “Festa e Ullirit “ , te kisha e Shën Kollit dhe në Roskovec 😀
#festaeullirit
#kishaeshënkollit
#BashkiaRoskovec
#MinistriaeTurizmiteMjedisit
#ShoqataPërAutonomiVendore

“Promovimi i turizmit rural në Bashkinë Roskovec”

Në kuadër të projektit mirëpritëm në qytetin tonë 10 operatorë turistikë.
Ky tur promovues hapi siparin e tij me një takim të ngrohtë dhe mikpritës me Kryetaren e Bashkisë Zj. Majlinda Bufi në sallën e mbledhjeve tanimë në Bashkinë e re, ku u dha një tablo e qartë për Roskovecin historikun, infrastrukturën, projektet dhe nismat e reja që Bashkia përqafon dhe mbështet gjithmonë.
Në fjalën e saj Zj. Bufi theksoi se zhvillimi i turizmit është një prioritet tjetër i Bashkisë dhe ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të Roskovecit me potencialet e tij turistike për të qenë pjesë e guidës kombëtare.
Ky tur e vazhdoi rrugëtimin e tij me Monumentin Kulturor të Pazarit të Roskovecit, Kënetën e Zezë dhe Kishën e Shën Gjergjit në Strum, për të vazhduar me një vizitë në një nga fabrikat e vajit të ullirit në Kurjan.Pikërisht në Kurjan në kodrën më të lartë të tij midis ullinjve ndodhet kisha bizantine e “Shën Kollit” ndërthurur me bukurinë e liqenit të Kurjanit. Mes kishave mesjetare dhe ullinjve, grupi shijoi një drekë të këndshme, me gatimet e pasura dhe tradicionale të zonës, për të vazhduar më tej me “Bukuroshen e Strumit” simbolin e vajzës myzeqare.
Turi promovues u përmbyll me vizitën në fshatin Luar, pjesë e programit “100 fshatrat”.
Roskoveci ky vendbanim i hershëm në kryqëzimin e tre qyteteve të lashta dhe të rrugës Egnatia mbart në vetvete dëshmi të kulturës materiale dhe jo vetëm.
Një falenderim i veçantë shkon për organizatorët e projektit dhe operatorët turistikë për këtë tur promovues.
#bashkiaroskovec
#NewBridges
#visitroskovec
#NationalAssociationTouristGuidesAlbania

”Dita Ndërkombëtare e Gruas Rurale” udhëton në Roskovec

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale” në 15 tetor Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) udhëtoi në Bashkinë Roskovec ku u organizua Edicioni i 2-të i “Pro Grave Rurale”. Kjo ditë merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për të festuar dhe sjellë në vëmendje gratë që jetojnë e punojnë në zonat rurale të Shqipërisë por edhe për të evidentuar rolin e njësive të vetëqeverisjes vendore në fuqizimin social ekonomik të grave. Në këtë ditë të veçantë Kryetarja e Bashkisë Zj. Majlinda Bufi shprehu në fjalën e mirëseardhjes se Bashkia Roskovec do të mbështesë gjithmonë fuqizimin social dhe ekonomik të grave të zonës përmes biznesit social dhe të gjelbër. Në vijim të fjalës së saj Zj. Bufi përmendi punishten e sapunit biologjik dhe gratë fermere si një model i suksesshëm i një sipërmarrjeje të mbështetur nga Bashkia Roskovec për gratë e zonës duke ndikuar në rigjenerimin social ekonomik vendor. Pjesë e të ftuarve ishin përfaqësues nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, nga Bordi Drejtues i Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, organizata anëtare të ANRD-së,grupi i grave të Pukës mbështetur nga Agro Puka, dhe grupi i grave të Korçës mbështetur nga Agri Net, drejtori i SDI-se etj. Në thelb të diskutimeve të panelit konsistonin sfidat shumëdimensionale të fuqizimit social-ekonomik të grave rurale, ndarja e përvojave frymëzuese me gratë e prodhimit të sapunit organik si një praktikë e mirë për fuqizimin e grave.Midis të tjerave u theksuan nevojat e grave për qasje të integruar të politikave dhe praktikave mbështetëse, si dhe rritjen e rolit të grave si agjente ndryshimi në familje dhe shoqëri. Në pjesën përmbyllëse të takimit ishte edhe një mini panair ku u ekspozuan produkte bio dhe punime artizanale të grave të zonës së Pukës, Korçës dhe Zadrimes si edhe një vizitë në punishten e Sapunit Organik të Roskovecit.
#RrjetiShqiptarperzhvilliminrural
#BashkiaRoskovec
#SapuniorganikRoskovec
#nembeshtetjetegruasrurale

Nxënësit e komunitetit Rom pajisen me mjete shkollore nga programi “Romacted”

Në kuadër të Programit të Këshillit të Evropës Romacted dhe zbatimit të aksionit të emergjencës si përgjigje ndaj pandemisë së COVID 19 , tashmë 35 nxënës të komunitetit Rom janë pajisur më të gjtha mjetet shkollore për të patur një arsim më cilësor.
✅Nga takimet e Grupit Komunitar të Veprimit dhe Grupit Institucional të Punës në Bashkinë Roskovec, u identifikua si ndërhyrje e nevojshme pajisja e nxënësve me mjete shkollore, duke i ndërgjegjësuar më shumë dhe nxitur drejt arsimit, si e vetmja rrugë për një të ardhme të sigurt.
#Romacted
#PromovimiQeverisjesDemokratike
#BashkiaRoskovec

Urimi për vitin e ri akademik 2020-2021

Të dashur prindër dhe nxënës,
Me fillimin e vitit të ri mësimor 2020-2021, Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi ka kënaqësinë t’ju përshëndes dhe t’ju përciell urimet më të përzemërta.
Suksese të gjithë nxënësve të cilët u ulën sot në bankat e shkollës. 🙂
Udhë të mbarë në rrugëtimin tuaj të bukur drejt dijes.
Mirënjohje për stafin pedagogjik, për të gjithë përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e durimin që ju transmetoni në misionin tuaj për edukimin e brezave të ardhshëm.🙏
Ky është një vit i pazakontë për shkak të virusit COVID-19, por kjo nuk na ndalon në edukimin e brezave.
❗️Në kushtet e kësaj pademie, prindër, mësues, nxënës jeni të lutur të respektoni të gjitha rregullat anti-COVID dhe do t’ ja dalim të mposhtim këtë virus të padukshëm.
✅Bashkia Roskovec do të vazhdoj të jetë e angazhuar maksimalisht për t’u ardhur në ndihmë institucioneve arsimore për përmbushjen e objektivave për shkollë cilësore dhe të sigurt.
Gëzuar dhe suksese në vitin e ri arsimor 2020-2021!

Ekspozita “Një botë e gjelbër-një botë që merr frymë”

E mrekullueshme ekspozita me piktura të realizuara nga artistët e vegjël roskovecarë .
Hapi dyert sot ekspozita me piktura nga nxënësit e shkollave 9- vjeçare të Bashkisë Roskovec.
Në kuadër të Programit Romacted , është zhvilluar në ambientet e Qëndrës Social Komunitare “, ekspozita “ Një botë e gjelbër- një botë që merr frymë” me piktura e vizatime të realizuara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Roskovec. Gjatë këtij konkursi janë përzgjedhur punët më të mira të cilat janë vlerësuar me çertifikata si dhe mjete kancelarike, si motivim që artistet e rinj të vazhdojnë në rrugën e artit.
Të pranishëm në këtë event ishin Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Maksim Goga dhe konsulenti i Këshillit të Evropës, njëkohësisht një nga piktorët e njohur në Shqipëri dhe jo vetëm, z. Sead Kazanxhiu.
Në fjalën e tyre përshëndetëse, fëmijet e talentuar u vlerësuan dhe u inkurajuan për punimet e tyre të arrira.
Pas vlerësimit nga juria, çmimet u fituan nga :
– Çmimi I- nxënësja Natalie Kalivaçi, shkolla 9-vjeçare ” 7 Dëshmorët ” Strum;
– Çmimi II- nxënësja Adelina Bardhi, shkolla 9-vjeçare ‘Rexhep Kothere” Kuman;
– Çmimi II- nxënësi Alken Bilani, shkolla 9 vjeçare ‘Alush Grepcka”.
I urojmë shumë suksesë artistëve të vegjel dhe theksojmë se Bashkia Roskovec me iniciativën e Kryetares së Bashkisë zj. Majlinda Bufi do jetë gjithmonë promotore e artit dhe kulturës.
#Romacted
#BashkiRoskovec