Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: January 2018

Një qytet i gjelbëruar

Një tjetër hapërsirë publike po i shtohet territorit të bashkisë Roskovec.
Jemi në Suk 1 duke sistemuar hapësirën pranë “ Xhamisë”, për t’i ofruar banorëve ambiente shplodhëse dhe argëtuese.
Do të transformojmë çdo cep në gjithë territorin e bashkisë sonë, për ta bërë një vend më të mirë për të jetuar.
[lsvr_gallery images=”7160,7159,7158,7157,7156,7155,7154″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investojmë për të rinjtë

“Ask not what your country can do for you—ask what you can do for your country”
(Mos pyesni çfarë shteti mund të bëjë për ju por çfarë ju mund të bëni për shtetin tuaj)
Me këtë shprehje të John Kennedy e filloi takimin përfaqësuesi i “Peace Corps” z. Robert White, takim me fëmijët e shkollës 9- vjeçare “Zylyftar Veleshnja”, Velmish.
Bashkëpuntorët e këtij organizimi ishin Koordinatori i “Social Qendër Komunitare” z. Endri Goga, Drejtori i shkollëz z. Gëzim Xhindi dhe mësuesja Elvira Tomorri.
Z. White iu foli nxënësve për rolin e tij si vullnetar i “Peace Corpus” dhe ndau me ta eksperiencat dhe impresionet e tij nga vendet ku ai kishte jetuar e punuar.
Interesi i lartë i fëmijëve për të mësuar më shumë për “Peace Corps” i bëri shumë përshtypje z. White.

[lsvr_gallery images=”7165,7166,7167,7168,7169,7170,7171″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Analiza vjetore e Q.SH. Kuman

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Kuman znj. Blerina Buzi, zhvilloi analizën vjetore të vitit 2017. Të pranishëm në këtë takim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, përfaqësues të HAP-it znj.Mirela Cami, drejtuesit e Qendrave Shëndetësore dhe të shkollave të bashkisë Roskovec, Kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Kuman, specialistja e Shëndetësisë pranë bashkisë Roskovec znj. Manjola Vrapi dhe pjesëmarrje nga komuniteti.
Qellimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i detajuar i veprimtarisë së kësaj qendre shëndetësore dhe objektivat që kjo qendër kishte përcaktuar për vitin 2018.
Gjatë analizës u përmendën nevojat dhe problematikat që stafi has gjatë përditshmërisë së punës së tyre.
[lsvr_gallery images=”7174,7175,7176,7177,7178,7179,7180,7181,7182″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Siguria Publike në Nivel Vendor

Sot , në Pallatin e Kulturës u organizuan dy takime në kuadër të projektit “Siguria Publike në Nivel Vendor”, bashkëpunim ky midis bashkisë Roskovec ,VNG International, FLAG dhe Akademisë së HAG-ës.
Në panelin drejtues të këtyre takimeve ishin znj. Alba Dakoli Wilson, Drejtore e FLAG, Zbatuesi Lokal i Siguria Vendore në Shqipëri, z. Naz Feka Menaxher Projekti dhe Ekspert në Çështjet e Sigurisë dhe z. Artan Rroji ekspert i FLAG.
Pjesëmarrës në takim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, staf i bashkisë, përfaqësues nga komuniteti dhe përfaqësues nga OJF “Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi”.
Objektiv i projektit është edhe rritja e kapaciteteve në nivel komuniteti, ngritja e vetëdijes dhe përvetësimi i njohurive rreth proçeseve të pjesëmarrjes qytetare në fushën e sigurisë publike si dhe përvetësimin e aftësive praktike për t’i zbatuar këto elemente në politika efektive dhe të përgjegjshme të sigurisë publike.
#Siguria_Publike_në_Nivel_Vendor
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7247,7248,7249,7250,7251,7252,7253,7254,7255″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me komunitetin

Sot N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha në takimin e përjavshëm me qytetarët.
Komunikimi i drejtëpërdrejtë me komunitetin dhe zgjidhja e problemeve të tyre do vazhdojnë të jene themel i punës sonë.
#Prioritet_jeni_Ju
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7133,7134,7135,7136,7137,7138″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e bujqësisë

Jemi duke punuar në kanalin kullues K35 në Njësinë Administrative Strum.
Ky investim i bashkisë do të ndihmojë për kullimin e të gjitha parcelave bujqësore në të gjithë gjatësinë e tij prej 2.2 km.
Ndërhyjmë në kohë për të parandaluar rrezikun nga përmbytjet.
#Rilindje_e_bujqësisë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7141,7142,7143,7144″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rrjeti i ujit të pijshëm

Në rrugën e “Matkës” ka filluar puna për shtrimin e linjave të ujit të pijshëm. Një investim ky i mundësuar nga të ardhurat e bashkisë, do i shërbej banorëve të fshatrave Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj.
Të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve është prioritet i punës sonë.
#Rrjeti_i_ujit_të_pijshëm
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7147,7148,7149,7150,7151″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Përmirësojmë shërbimet!

Një takim përmbyllës i një studimi me gjetje reale dhe rekomandime konkrete për përmirësime të shërbimeve mjedisore 
Institucionet qëndrore , pushtet lokal , organizata të shoqërisë civile ;
të gjithë së bashku si pjesë e shoqërisë , por edhe individualisht , të japim sadopak për mjedisin ku jetojmë të gjithë 
Faleminderit organizatorëve dhe donatorëve
#PermiresojmeSherbimet

[lsvr_gallery images=”7410,7411,7412,7413″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FSHATI LUAR PËRFITUES NË PROGRAMIN E INVESTIMIT!

MIRËMËNGJES me një lajm të mirë.
FSHATI LUAR PËRFITUES NË PROGRAMIN E INVESTIMIT!
Luar-i është fshati i përzgjedhur nga bashkia Roskovec në Programin e Investimit të zhvillimit rural të100 fshatrave.
Ky fshat u përzgjodh nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pas propozimit dhe argumentimit të Bashkisë Roskovec.

Ky program ka si qëllim:
a) Investime në përmirësim të infrastrukturës publike (mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj).
b) Zhvillim ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike( përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investime në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj.
 
Facebook
Facebook