Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Kuman znj. Blerina Buzi, zhvilloi analizën vjetore të vitit 2017. Të pranishëm në këtë takim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, përfaqësues të HAP-it znj.Mirela Cami, drejtuesit e Qendrave Shëndetësore dhe të shkollave të bashkisë Roskovec, Kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Kuman, specialistja e Shëndetësisë pranë bashkisë Roskovec znj. Manjola Vrapi dhe pjesëmarrje nga komuniteti.
Qellimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i detajuar i veprimtarisë së kësaj qendre shëndetësore dhe objektivat që kjo qendër kishte përcaktuar për vitin 2018.
Gjatë analizës u përmendën nevojat dhe problematikat që stafi has gjatë përditshmërisë së punës së tyre.

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).