Është zhvilluar pranë Qendrës Social Komunitare shkolla verore “Mësojmë duke u argëtuar”. Kjo shkollë është organizuar nga shoqata “Zharrëza” dhe “Njerëzit të Parët” në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe Bankers Petroleum.
Rreth 40 fëmije nga fshatrat Zharrëz, Marinëz dhe Sheqishte janë bërë pjesë e kësaj shkolle, të cilët janë përfshirë në lojra argëtuese dhe diskutime me tematika të ndryshme.
Ku ka më mirë sesa të mësosh duke u argëtuar! #ArgëtohemiDukeMësuar
Jemi drejt përfundimit të rikonstruksionit të rrugës “Likallarë”, Vlosh.
Ndryshimi është i dukshëm.
Urbanizim sa më i shpejtë dhe i sigurt!
Sot jemi këtu, nesër vazhdojmë me të tjera investime!
Qendra shëndetësore në Roskovec është kthyer sërisht në një kantier pune.
Realizuam rikonstruksioni e plotë të saj dhe qendrave shëndetësore në Kurjan dhe Strum.
Por nuk ndalemi këtu 👉 Ka nisur puna për rehabilitimin e ambientit të jashtëm të qendrës shëndetësore në Roskovec.
#Përmirësojmëcilësinëeshërbimit
Punëtorët e brigadës së investimeve po punojnë në një tjetër objekt. Këtë herë jemi në rrugën e varrezave në Vlosh, Njësia Administrative Kurjan.
Vazhdohet të punohet intesivisht për rrugët e brendshme të lagjeve. Një punë që nuk është ndalur asnjë ditë dhe do të vazhdojë kështu në të gjithë territorin e Bashkisë.
#çdoditëpërRoskovecin💪
U mbyll sot cikli i dytë i shkollës verore, të organizuar nga Bashkia Roskovec, për t’i dhënë një mundësi ndryshe të gjithë të rinjve të Bashkisë.
Z/ Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha uroi të gjithë të rinjtë për përkushtimin e treguar gjatë gjithë ditëve të shkollës verore dhe shpërndau çertifikata në shenjë mirënjohje.
Shkolla verore, një eksperiencë e veçantë dhe e vlefshme për të gjithë të rinjtë që morën pjesë, me program të larmishëm, me vlerë argëtuese, por dhe edukative, të kombinuara me lojra të shkurtëra, interactive dhe kreative.
#ShkollaVerore
#RiniaFuqiaNdryshimit
#BashkiaRoskovec
Investim i ri në Roskovec. 👏👏
🔛Ka filluar puna për ndërtimin e rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugës së Kurjanit, duke sjell dhe kompletimin e plotë të gjithë unazës në pjesën lindore të qytetit.
Ky objekt do të shtojë edhe sigurinë në rrugë pasi përbënte burim aksidentesh.
#PunëKonkrete
#PërmirësojmëInfrastrukturën
#BashkiaRoskovec