Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: August 2018

Rikonstruksioni i kagjes Kurtaj

Sot jemi zhvendosur në Ngjeqar, në lagjen Kurtaj.
Ka filluar punë për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe mjeteve.
Ky është vetëm fillimi i punës, finalizimi i të cilës do të garantojë një cilësi më të mirë jetese.
[lsvr_gallery images=”8513,8514,8515,8516,8517,8518,8519″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i Kishës “Shën Kolli”

Rikthehemi sërish në Kurjan për të vazhduar punën për restaurimin e Kishës së Shën Kollit.
Kisha e Shën Kollit përbën një pasuri të vyer për zonën e Kurjanit dhe të gjithë Myzeqesë, për historinë dhe afresket në brendësi të saj.
Projekti parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të objektit.
#PunëKonkrete
[lsvr_gallery images=”8532,8533,8534,8535,8536,8537,8538,8539,8540″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Provim për shërbimin civil

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Roskovec, zhvilloi sot testimin me shkrim/ intervistat me gojë për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, (specialistët) për grupin e pozicioneve:
•specialist inxhinier ndërtimi/ topograf/ arkitekt
•specialist jurist
•specialist arkitekt
•specialist veteriner
•specialist në sektorin e Tatim- Taksave
•specialist i protokoll/ arkivit
•specialist i ndihmës ekonomike
•specialist i menaxhimit të projekteve sociale
•specialist inxhinier elektrik
•specialist I auditit të brendshëm
Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Roskovec ku bëjnë pjesë:
Drejtori Juridik dhe i Burimeve Njerëzore, përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore, ekspertë të jashtëm sipas ligjit: pedagogë universiteti, avokatë, auditues të brendshëm dhe punonjës me eksperiencë të konsiderueshme pune në administratën publike.
[lsvr_gallery images=”8522,8523,8524,8525,8526,8527,8528,8529″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i rrugës “Likallarë”

Fronti i ri i punës!
Nisëm punimet për rehabilitimin e rrugës “Likallarë”, në Vlosh. Ky është vetëm fillimi i punës.
Sot jemi këtu, nesër një tjetër investim!
Urbanizimi, prioriteti ynë!👏
[lsvr_gallery images=”8543,8544,8545,8546,8547,8548,8549,8550″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës “Gegallarë”, Kurjan

Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Jemi në rrugën e Gegallarëve,në Kurjan, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit shumëvjeçar të kësaj zone.
Për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe të banorëve.
#InvestimeTëReja
#Urbanizim
[lsvr_gallery images=”8553,8554,8555,8556,8557,8558,8559″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla verore

Ka nisur përsëri shkolla verore për të gjithë ata të rinj e të reja të cilët nuk patën mundësi të merrnin pjesë në ciklin e parë.
Të rinjtë përfshihen në aktivitete të ndryshme të tilla, si: lojëra dinamike, sfida, argëtuese, dinamika grupi etj.
Po ashtu këta të rinjtë ushqehen me frymën e vullnetarizmit për të mos reshtur asnjëherë për të kryer punë në shërbim të komunitetit ku jetojmë.
[lsvr_gallery images=”8562,8563,8564,8565,8566,8567,8568,8569,8570,8571″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Festa verore e Vidhishtës

Festa verore e Vidhishtës😁
Përsëri mbrëmja e djeshme na mblodhi së bashku për të festuar për vitin e dytë festën e Vidhishtës.
Nuk ishin vetëm banorët e zonës por dhe banorë të gjitha fshatrave të cilët iu bashkuan kësaj feste, tashmë të kthyer në traditë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi, e cila përveç falenderimeve dhe urimeve të shumta, prezantoi familjet në nevojë, përfituese të projektit të Bashkisë për rehabilitimin e banesave. 👏👏
Muzika popullore me këngëtarët Ylli Dardha, Pëllumb Plaka, Arbër Pelo dhe orkestra me muzikë të lehtë me Hekuran Halla dhe Fiori Dore, e gjallëruan mbrëmë Vidhishtën.
Të tjera gjëra të bukura na presin, pasi roskovecarët meritojnë më shumë.
Të punojmë së bashku për Roskovecin që duam!
[lsvr_gallery images=”8574,8575,8576,8577,8578,8579,8580,8581,8582,8583,8584,8585″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksion i lagjes “Ish- SMT”, Roskovec

Lagjia “Ish SMT-ja” është kthyer në një kantier ndërtimi. Punëtorët janë duke punuar me ritme të shpejta edhe pse në temperatura të larta, në mënyrë që kjo lagje t’i kthehet normaliteti.
Jemi ende larg qëllimit përfundimtar, por jo për shumë kohë.
Transformim rrënjësor në infrastrukturë me standarte urbane.
#Infrastruktura_Rrugore
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”8593,8592,8591,8590,8589,8588″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rruga “Qazim Hoxha”

Jemi duke punuar maksimalisht për të sistemuar rrugët e brendshme të qytetit.
Përmirësojmë infrastrukturën rrugore por dhe cilësinë e jetesës së banorëve.
#RilindjeUrbane
[lsvr_gallery images=”8467,8468,8469,8470,8471″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksion i rrugëve të brendshme

Jemi duke punuar maksimalisht për të sistemuar rrugët e brendshme të qytetit.
Përmirësojmë infrastrukturën rrugore por dhe cilësinë e jetesës së banorëve.
#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”8596,8597,8598,8599,8600,8601,8602″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook