Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: June 2017

Krenarë për fëmijët tanë!

Krenarë për fëmijët tanë!
Kujdesemi për brezat e rinj, sepse ata janë e ardhmja.
Ditën e sotme Kryetarja e bashkisë ka pritur personalisht nga kthimi i turneut ekipin “Roskoveci Rrufeja” për grupmoshat U 13.
Ky ekip garoi në konkursin e organizuar nga “Vllaznimi Cup 2017” nga i cili arritën në fazën çerek finale, dolën kryesuesit e grupit të pare dhe u kthyen në vendlindje me dy fitore plotësisht të merituara.👏 Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi gjatë fjalimit të saj shprehu krenari dhe mirënjohje për këta sportist dhe premtoi se do të jetë gjithmonë mbështetje në rrugën që ata kanë nisur. Znj. Bufi falenderoi dhe trajnierin e ekipit z. Eldison Kapo i cili na ka përfaqësuar më së miri në disa konkurse. Një moment i vaçntë ishte dhe dhurimi topit të firmosur nga i gjithë ekipi, nga më i vogli i grupit për Kryetaren e bashkisë.[lsvr_gallery images=”5542,5543,5544,5545,5546,5547,5548,5549″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime për komunitetit

Gjithmonë pranë komunitetit për nevojat që ata kanë.
Tashmë jemi në Jagodinë, duke punuar për kanalizimet e ujrave të bardha, punë e cila do të pasohet me ndërtimin e lulishtes dhe rikonstruksionin e rrugës.
Sot urbanizimi është më pranë se kurrë.
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5505,5506,5507,5508,5509,5510″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rikonstruksioni i rrugës së Kurjanit

Drejt përfundimit rruga e Kurjanit. Këtij investimi kaq të domosdoshëm, i kthyer në një problem shumëvjeçar për banorët e kësaj zonë dhe jo vetëm , i’u dha zgjidhje përfundimtare.
 Këto ditë është duke u punuar  për hedhjen e shtresës përfundimtare.
#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5461,5462,5463,5464,5465,5466″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Qendra Vidhisht

Në bashkinë Roskovec nuk ka asnjë ditë që nuk punohet.👷
Sot jemi në Vidhisht, njësia administrative Kuman.
Në kaq pak kohë, kaq shumë ndryshime.✔️ Akoma ka shumë punë për t’u bërë , por nuk do të ndalemi asnjë ditë për të arritur objektivin final.
#Qendra_Vidhisht
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5470,5471,5472,5473,5474,5475″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Respektojmë dhe nderojmë të shkuarën.

Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua takim me organizatën e veteranëve të LANÇ. Në këtë takimi u bë analiza 2- vjeçare e punës së kësaj organizate dhe u zhvilluan zgjedhjet e reja për kryetarin , sekretarët dhe forumet e tjera. Përsëri veteranët dhe pasardhësit e tyre zgjodhën z. Vasil Kola kryetarin e tyre.
Në këtë takim ishte i pranishëm dhe N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Respektojmë dhe nderojmë të shkuarën.
[lsvr_gallery images=”5478,5479,5480,5481,5482,5483″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndeshja “Roskovec- Strum”

Ditën e shtunë, më datë 24 Qershor u zhvillua ndeshja midis ekipeve të Njësive Administrative Roskovec dhe Strum. Ashtu si dhe ndeshjet paraardhëse dhe kjo ndeshje pati interes të lartë nga qytetarët. Fitues doli ekipi i Strumit me rezultatin 2-3.Takimi i rradhës midis Kumanit dhe Kurjanit do të zhvillohet më datë 1 Korrik, në Roskovec në orën 17: 00.
Deri më tani nga ndeshjet e zhvilluar kemi rezultatet si më poshtë:
Roskovec- 3 pikë
Kurjan – 3 pikë
Strum – 3 pikë
Kuman – 0 pikë

#Kupa_24_Korriku
[lsvr_gallery images=”5494,5495,5496,5497,5498,5499″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Bashkia uron!

Bashkia Roskovec i uron gjithë besimtarëve myslimanë: GËZUAR FITER BAJRAMIN! Kjo festë sjelltë më shumë gëzim e shpresë. Ju urojmë mbarësi e gëzime në familjet tuaja!

KUZ Marinëz

Vazhdon puna për kanalizimet e ujrave të zeza në fshatin Marinëz. Punimet janë zhvendosur në brendësi të fshatit.
Gjithmonë në shërbim të komunitetit.
#Fazë_punimesh
#Bashkia_Roskovec
 [lsvr_gallery images=”5518,5519,5520″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook