Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: June 1, 2017

Festa e Fëmijëve

Dita e 1 Qershorit edhe në kopshtet dhe shkollat e bashkisë Roskovec solli gaz e hare.🎈🎉🎈
Ishin vogëlushët e kopshtit në Arapaj “Rramen Dashi”, të njësisë administrative Strum, të cilët organizuan një koncert me rastin e festës së tyre.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi. Në mesazhin e urimit, Kryetarja uroi fëmijët me rastin e 1 Qershorit duke shprehur edhe dëshirën që jeta e tyre të jetë sa më e lumtur.
Këngë, valle , recitime dhe skena improvizimi u duartrokitën nga kryebashkiakja Bufi, mësues, gjyshër, prindër e fëmijë të shumtë.
Kryetarja e bashkisë shpërndau për të gjithë fëmijët çertifikata. Lumturia dhe emocionet dalloheshin lehtësisht në sytë e vogëlushëve.
Me këto aktivitete bashkia e Roskovecit synon kultivimin e vlerave kulturore, edukimin përmes veprimtarive masive. Duke u rritur me këtë frymë brezat e vogëlushëve, zhvillojnë edhe pasionin e tyre për artin dhe muzikën.

#Festa_e_1_Qershorit
#Fëmijët_e_Bashkisë_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5263,5264,5265,5266,5267,5268,5269,5270,5271,5272″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Ripërtëritje e Bujqësisë

Pranë fermerëve për çdo nevojë.
Puntorët e bashkisë janë duke punuar për pastrimin e kanaleve kullues në Jagodinë me gjatësi rreth 3.7 km. Një ndërhyrje e domosdoshme për fermerët e kësaj zone.
Kanale të padukshëm dhe totalisht jashtë funksionit që rikthehen në punë.
#Ripërtëritje_e_Bujqësisë
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”5256,5257,5258,5259,5260″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook