Kupa “24 Korriku”

Ditën e djeshme u zhvillua shorteu për takimet e para të kupës “24 Korriku”.
Këto takime do të fillojnë më datë 10 qershor 2017 dhe do të përfundojnë me një finale në datë 24 korrik, ditën e festës së bashkisë Roskovec midis ekipit që zë vendin e parë dhe atij të vendit të dytë.
Ekipi që zë më shumë pikë zhvillon një ndeshje finale me ekipin e vendit të dytë. Ndeshja finale do të zhvillohet në ditën e festës, më datë 24 korrik në Roskovec , ora 18:00.
Më poshtë po japim kalendarin e ndeshjeve deri në përfundim

 

Festa e Fëmijëve

Dita e 1 Qershorit edhe në kopshtet dhe shkollat e bashkisë Roskovec solli gaz e hare.🎈🎉🎈
Ishin vogëlushët e kopshtit në Arapaj “Rramen Dashi”, të njësisë administrative Strum, të cilët organizuan një koncert me rastin e festës së tyre.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe kryetarja e bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi. Në mesazhin e urimit, Kryetarja uroi fëmijët me rastin e 1 Qershorit duke shprehur edhe dëshirën që jeta e tyre të jetë sa më e lumtur.
Këngë, valle , recitime dhe skena improvizimi u duartrokitën nga kryebashkiakja Bufi, mësues, gjyshër, prindër e fëmijë të shumtë.
Kryetarja e bashkisë shpërndau për të gjithë fëmijët çertifikata. Lumturia dhe emocionet dalloheshin lehtësisht në sytë e vogëlushëve.
Me këto aktivitete bashkia e Roskovecit synon kultivimin e vlerave kulturore, edukimin përmes veprimtarive masive. Duke u rritur me këtë frymë brezat e vogëlushëve, zhvillojnë edhe pasionin e tyre për artin dhe muzikën.