Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Rehabilitimi i rrjetit ujitës

Vazhdon puna për projektin “ Rehabilitimi i rrjetit ujitës” mbështetur nga Qeveria Shqiptare dhe financim nga Banka Botërore.
Shumë shpejt do të arrihen rezutatet e pritshme përpara sezonit të uijitjes.
Fermerët do të marrin produktin e dëshiruar nga ky investim që është duke bërë në kanalin VKM1 në Roskovec.
#NëMbështetjeTëFermerëve
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”4988,4989,4990,4991″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me fermerët

Moti i keq ditën e djeshme me stuhi erërash të fuqishme, shira të rrëmbyeshëm dhe breshër kanë shkaktuar dëme të mëdha në prodhimin e disa fermerëve të bashkisë.
Në takimin e zhvilluar sot midis Kryetares së bashkisë znj.Majlinda Bufi dhe një grupi fermerësh, Kryetarja i siguroi se menjëherë është ngitur një grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara.
Sipas akt-kontrollit rezulton se janë shkatërruar sera , pemë frutore dhe drithëra. Ky verifikim është hapi i parë që do të shoqërohet me masa dhe vendime përkatëse sipas legjislacionit.
 [lsvr_gallery images=”5004,5005,5006,5007,5008,5009,5010″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ceremonia përcjellse e përfaqësuesit të Peace Corps z.Will Burchell

Një takim ndryshe nga takimet e tjera.
Sot në Pallatin e Kulturës u zhvillua ceremonia përcjellse e përfaqësuesit të Peace Corps
z.Will Burchell. Të pranishëm në këtë takim të mbushur me emocione ishin Kryetarja e bashkisë zj.Majlinda Bufi, vullnetari i ri z. Robert White , pjesëmarrës nga komuniteti dhe të rinj të grupit “Young Leaders of Roskovec”, i cili u krijua me iniciativën e Will-it.
Kryetarja e bashkisë zj.Bufi falenderoi Willi-in për kontributin e dhënë në komunitet, duke evidentuar vlerat e vërteta të Paqes dhe Harmonisë qytetare.
Në shenjë mirënjohje Will i’u dhurua një Çertefikatë Mirënjohjeje dhe një shtatore e “ Vajza Myzeqare”.
Kryetarja i uroi mirëseardhjen dhe përfaqësuesit të ri z. White dhe i premtoi se do të ketë mbështetjen e plotë të saj por jo vetëm, në këtë mision që sapo ka nisur.
#PërKomunitetin #
#BashkiaRoskovec#

[lsvr_gallery images=”4994,4995,4996,4997,4998,4999,5000,5001″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rruga e Kurjanit

Jemi në njësinë administrative Kurjan, duke punuar në një tjetër aks rrugor shumë të rëndësishëm për banorët e Kurjanit.
Një rrugë terësisht e shkatërruar që vështirësonte lëvizjen e banorëve në këtë sens por jo vetëm.
Tashmë ky problem merr fund pasi ka filluar asfaltimi i këtij segmenti rrugor.
Shtrojmë rrugë, lehtësojmë jetesën e komunitetit, rrisim komunikimin.
Urbanizimi është prioritet i bashkisë tonë.

Rilindje Urbane

Fronti i ri i punës!
Një tjetër investim ka nisur në Roskovec👍
Ka filluar puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Pilo Kola”dhe sheshit të gjelbëruar aty 🌲
Urbanizimi do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë, duke i kthyer qytetarëve standartin e ri infrastrukturor, qytetar dhe mjedisor që ata meritojnë😀

#RilindjeUrbane#
#BashkiaRoskovec#
[lsvr_gallery images=”5050,5051,5052,5053,5054,5055″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Hapsirat Publike

Prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec kanë qënë në infrastrukturë, arsim, shëndetësi por në asnjë moment nuk janë lënë mënjanë shtimi dhe mirëmbajtja e hapsirave publike dhe zonave të gjelbëruara.
Këtë herë jemi zhvendosur në Vlosh ku ka filluar puna për zgjerimin e hapsirës publike për krijimin e një lulishteje.
Çdo hapsirë publike u përket qytetarëve prandaj kemi detyrim për ta rehabilituar këtë hapsirë dhe t’i japim më shumë frymëmarrje qytetit.
#HapsiratPublike
#MëShumëSipërfaqeTëGjelbëruara
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”5042,5043,5044,5045,5046,5047″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Qendra e Vidhishtës

Pas rikualifikimit urban i cili po transformon çdo ditë dhe më shumë Kumanin , një tjetër projekt filloi sot në Vidhisht.
Bashkia Roskovec ka filluar nga puna për ndërtimin e qendrës së Vidhishtës. Faza e parë e projektit është zgjerimi i hapsirave publike . Shumë shpejt banorët e kësaj zone do të kenë një mjedis me parametra urban i cili do t’i japi qytetit një pamje dhe dimension tjetër.
#InvestimeNëKomunitet
#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec

Pranë familjeve në nevojë

Tre fëmijë jetim, dy vëllezër dhe një motër, të vetëm në jetë , por tashmë me mbështetjen e bashkisë Roskovec.
Nismat e marra nga bashkia për kategoritë në nevojë nuk kanë përfunduar.
Sapo ka filluar puna për ndërtimin e shtëpisë për këta tre fëmijë në Vlosh, njësia administrative Kurjan.
Pas kurbanit si traditë, kanë qënë fëmijët të cilët kanë hedhur gurin e parë në themelin e shtëpisë.

#JemiGjithmonëPranëKomunitetit
#PranëFamiljeveNëNevojë
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5026,5027,5028,5029,5030,5031,5032,5033″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përroi i Vidhishtës

Jemi ende në Njësinë Administrative Kuman duke bërë pastrimin e përroit të Vidhishtës. Puna është zhvendosur në brendësi të zonës së banuar. Zgjidhje përfundimtare për këtë problem real dhe emergjent për banorët e kësaj zone.
Ne jemi pranë qytetarëve në zgjidhje të problemeve të tyre .
#PranëBanorëve
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5017,5018,5019,5020,5021,5022,5023″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësimi i Infrastrukturës Rrugore

Rruga e Stanit , rruga Shabanaj dhe rruga e Gogajve në Njësinë Administrative Kurjan, të lëna në harresë për shumë vite. Rrugë të cilat ishin tërësisht të shkatërrura që paralizonin lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.
Bashkia Roskovec ka filluar punën për rehabilitimin, sistemimin dhe mbushje me inerte të këtyre segmenteve në mënyrë që t’ja lehtësojë sadopak banorëve jetesën deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.
#PërmirësimInfrastrukturësRrugore#
#BashkiaRoskovec#
[lsvr_gallery images=”4965,4966,4967,4968,4969,4970″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook