Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Rikonstruksion i Qendrave Shëndetësore

Jemi në Qendrat Shëndetësore Roskovec, Kurjan dhe Strum, për të parë nga afër ndryshimin e madh që ka ndodhur në këtë shërbim tërësisht i rehabilituar, me kushte dhe standarte bashkëkohore.
Ky investim falë partneritetit me projektin “Shëndet për të Gjithë”, financuar nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim.
[lsvr_gallery images=”8350,8351,8352,8353,8354,8355,8356″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla Verore

Filluan aplikimet për shkollën Verore. 👏👏
Të gjithë të rinjtë, 14-18 vjec, që kanë deshirë të mësojnë e argetohen janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar formularin e mëposhtëm ose duke marrë një formular pranë Bashkisë Roskovec.
Aplikimet janë të hapura deri më 10 Korrik 2018!
Aplikoni sa më shpejt. 😉
Vetëm 100 aplikuesit e parë do të përzgjidhen.
#ShkollaVerore
https://docs.google.com/forms/d/1326EIb0ToDlCt3Azh-5MwWUIJAD1J910lVUaFnAgMwo/edit

Siguria Publike në Nivel Vendor

Dita vazhdon me një takim pune në kuadër të projektit ” Siguria Publike në Nivel Vendor”, bashkëpunim i Akademisës së Hagës, FLAG dhe Bashkisë Roskovec.
Tre komponent kryesor: Bashkia, komuniteti dhe policia, së bashku për të evidentuar dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë në lidhje me problemet e sigurisë publike.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Akademisë së Hagës dhe FLAG.
#SiguriaPublikeNëNivelVendor
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8362,8363,8364,8365,8366,8367″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Konsulencë ligjore falas

Ju urojmë një fundjavë të këndshme me disa momente nga pasqyrimi i një takimi i cili i vjen në ndihmë të gjitha grupeve në nevojë.
Konsulencë ligjore falas.
Kjo ishte tema e drejtuar nga Elkida Shkopi me disa përfaqësues nga Bashkia Roskovec dhe nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.
Një projekt ky si bashkëpunim i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( UNDP), Ministrisë së Drejtësisë dhe Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, do ti vij në ndihmë komuniteteve në nevojë dhe të disavantazhuara, pakicave kombëtare dhe komuniteteve fetare, përmes shërbimeve ligjore falas.
[lsvr_gallery images=”8163,8164,8165,8167,8168″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e bujqësisë

Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës.
Jemi në Njësinë Administrative Kuman, për të vijuar më pas në Njësitë e tjera.
Një punë që do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjithë kanaleve kulluese dhe vaditëse, të përcaktuar sipas një axhende punimesh.
[lsvr_gallery images=”8171,8172,8173,8174″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Gëzuar festën e 1 Qershorit!

Si asnjë herë tjetër skena e Pallatit të Kulturës Roskovec nuk ka patur kaq shumë artistë të vegjël dhe spektatorë të mëdhenj. Ishin prindërit dhe gjyshërit e vogëlushëve që ndiqnin këta artistë të mrekullueshëm. Kopshti i Roskovecit zhvilloi sot koncertin me rastin e 1 Qershorit – Festës së Fëmijëve.
Me këto aktivitete synohet kultivimi i vlerave kulturore dhe artistike.
Mbyllja e aktivitetit u realizua me shpërndarjen e çertifikatave për të gjithë fëmijët. Lumturia dhe emocionet dalloheshin lehtësisht në sytë e vogëlushëve.
Fotoreportazhi përciell momente nga festa.
#GëzuarFestënTëDashurVogëlush
[lsvr_gallery images=”8188,8187,8186,8185,8183,8182,8181,8180″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim Pune

Në takimin e organizuar në Sallën e Këshillit Bashkiak ;
Bashkia Roskovec dhe Bashkia Kuçovë ;
me grupin ndërinstitucional të punës ;
në bazë të Urdhrit të K/Ministrit 2018 ☑️ për rritjen e mirëqënies së zonave të prapambetura të industrisë nxjerrëse.
Të pranishëm : zv/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës z.Enis Aliko,
Drejtori i Hidrokarbureve pranë kësaj ministrie z. Ilia. Gjermani ,
Kryetari i Bashkisë Kuçovë z. Selfo Kapllani dhe Kryetarja zj. Majlinda Bufi
Në fjalën e saj Kryebashkiakja Bufi vuri theksin në rëndësinë që kanë takimet dhe konsultimet me grupet e interesit në këto zona si dhe propozimet konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve.
#TakimNdërInstitucional
#MinistriaInfrastrukturësEnergjitikë
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8194″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Lojrat Olimpike

Mes aktiviteteve të shumta të organizuara është përmbyllur sot Java Olimpike 2018, në shkollën “Alush Grepcka”, Roskovec. E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, e cila mbajti një ligjëratë teorike ku prezantoi Lëvizjen Olimpike nëpër histori, prej themelimit deri në ditët e sotme.
Dhe, pas performancës praktike, nxënësve ju përcoll mesazhi për ringjalljen e Lëvizjes Olimpike dhe se qëllimi i festimit të Ditës Olimpike është promovimi i pjesëmarrjes së të gjithëve në sport, pavarësisht moshës, gjinisë dhe aftësive.
Krahas vrapimit, u organizuan edhe aktivitete tjera si promovimi i rëndësisë që gatimet e shtëpisë kanë për organizmin tonë, ashtu siç është shumë i rëndësishëm dhe aktiviteti fizik.
Sportistët e vegjël u falenderuan personalisht nga Kryebashkiakia e cila iu dha nga një çertifikatë për këto aktivietet që ata organizuan dhe mesazhin që ata perciellin tek çdo bashkëmoshatar i tyre.
[lsvr_gallery images=”8197,8198,8199,8200,8201,8202,8203,8204,8205,8206,8207″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]