Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 20, 2017

Dëgjesa Publike Vidhisht

Pas dëgjesës publike në Kuman, vazhduam takimin me komunitetin e Vidhishtës në kuadër të proçesit të buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2018.
Sigurisht që në këtë takim s’mund të mungonin Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe dy këshilltarët znj. Diana Xhaxho, z. Kudret Kuka, kryetari i fshatit z. Nebi Pelo, përfaqësuesi i Peace Corpus z. Robert White dhe përfaqësues nga komuniteti, fermerë dhe biznese.
Ashtu si dhe në çdo dëgjesë tjetër të zhvilluar deri më tani, u diskutua mbi problemet që këta banorë hasin gjatë përditshmërisë së tyre të cilat u mbajtën shënim nga stafi i bashkisë për të seleksionuar në një fazë të dytë projektet prioritare për këtë fshat.

[lsvr_gallery images=”6289,6290,6291,6292,6293,6294,6295,6296,6297″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Muaji i Letërsisë

Muaji tetor është cilësuar nga Ministria e Kulturës si muaji i Letërsisë duke organizuar Fushatën Kombëtare të Leximit.
Kjo fushatë leximi synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit.
Në kuadër të muajit të Letërsisë, Biblioteka Publike Roskovec organizoi një aktivitet kulturor me temën “Fjala e Lirë”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, drejtuesit dhe disa mësues të shkollave të bashkisë Roskovec, nxënës të talentuar dhe sigurisht organizatorët e këtij aktiviteti z. Thoma Goga përgjegjës i Pallatit të Kulturës, z. Ervin Agaçi përgjegjës i sektorit të arsimit dhe punonjësja e bibliotekës znj. Eralda Duraj.
Emocione të mëdha transmetuan tek të pranishmit nxënësit me recitimet, interpretimet dhe krijimet e tyre.
Në kuadër të projektit të iniciuar nga bashkia Roskovec “ Dhuro një libër- Hap një dritare”, nxënësit dhe mësuesit dhuruan libra për bibliotekën e qytetit.
Këto projekte për të nxitur leximin bëhen më dëshirën për t’u sjell në vëmendje brezave të rinj kënaqësinë e të lexuarit libra.
Rruga e dijes është e gjatë dhe e vështirë, por ajo bëhet e bukur kur ke bashkudhëtar një mik të mirë e besnik “ LIBRIN”.

[lsvr_gallery images=”6275,6276,6277,6278,6279,6280,6281,6282,6283″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa Publike Strum

Sot ishin në lagjet e Strumit ku u diskutuan të gjitha problematikat që ky komunitet ka. Filluam dëgjesat publike për Njësinë Administrative Strum të cilat do të organizohen dhe në ditët në vazhdim në fshatrat e tjerë, në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2018.
Në këtë takim publik morën pjesë Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Ysenj Agaçi, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të bashkisë, përfaqësuesi i Peace Corpus z. Robert White, këshilltarët e Këshillit Bashkiak z. Kudret Kuka, z. Bujar Cjapi dhe kryetari i fshatit z. Skënder Spahiu. Përfaqësuesit e komunitetit shpalosën të gjitha problemet ekziztuese të zonës së tyre.
Zëri i qytetarëve, mendimet dhe prioritetet e tyre janë shumë të rëndësishme në ecurinë e punës sonë. Prandaj dhe në proçesin e përpilimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2018, një rëndësi shumë të madhe marrin projektet prioritare të komunitetit.

[lsvr_gallery images=”6260,6261,6262,6263,6264,6265,6266,6267,6268,6269,6270,6271,6272″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook