Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2017

Grupi Ndërinstuticional kundër Krimit Mjedisor

Ditën e sotme, Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi ka marrë pjesë në një takim pune me përfaqësues të Grupit Ndërinstuticional kundër Krimit Mjedisor.
Të pranishëm në këtë takim ishin
Z/Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Robert Wilton, Kryetarja e bashkisë Patos znj. Rajmonda Balilaj, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit, përfaqësues të Drejtorisë së Mjedisit Albpetrol, Agjensisë Kombëtare të Mjedisit .
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth situatës së ndotjes mjedisore në bashkitë Roskovec dhe Patos.
Diskutime të ndërsjellta pati ndërmjet përfaqësuesëve të institucioneve vendore dhe përfaqësuesëve të G.N.K.M-së, rreth situatës aktuale dhe mundësisë së një bashkëpunimi për të përmirësuar ndotjen mjedisore në këto dy bashki.

[lsvr_gallery images=”6678,6679,6680,6681,6682,6683,6684″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Të mbajmë pastër Roskovecin!

“Të pastrojmë Shqipërinë”
Kjo ishte motoja i aksionit kombëtar i cili filloi në datën 4 Nëntor dhe do të vazhdojë për gjashtë muaj më rradhë.
Nuk mjafton të pastrosh qytetin vetëm një ditë por të kujdesesh për atë çdo ditë.
“Për një qytet më të pastër”.
Kjo është motoja e të gjithë zotërinjëve dhe zonjave të Sektorit të Pastrimit të cilët vazhdojnë punën të palodhur dhe në këto ditë festash. 
Dhe ju mund të jepni kontributin tuaj.
Si?
Respektoni rregullat!
1.Hidhni mbeturinat në vendet e caktuara.
2. Mos dëmtoni Kontenierët!
Të gjithë bashkë për shtëpinë tonë të përbashkët.
Të gjithë bashkë për një Roskovec më të pastër.

[lsvr_gallery images=”6709,6710,6711,6712,6713,6714,6715″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me zyrtarët Gjerman

Në pritjen zyrtare të organizuar nga Kryeministri i Landit të Veriut të Rhine-Vestfalisë, Z. Armin Laschet, në ambientet e kancelarisë së shtetit me rastin e 30-të vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, dhe për “Ditët e Dialogut të Diasporës Shqiptare” në këtë land. Gjatë pritjes patëm mundësinë ta informonim Kryeministrin Laschet, mbi zhvillimet dhe potencialin që kanë për investime të huaja bashkitë e vendit.
[lsvr_gallery images=”6726,6727,6728,6729,6730,6731,6732,6733,6734″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme, më datë 24. 11. 2017 u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin Nëntor 2017
2. Diskutimi dhe miratimi i paketës fiskale për vitin 2018
3. Informacion për proçedurën e ndjekur nga Bashkia Roskovec për çështjen e pronësisë së qytetarit z. Nikollaq Deliu.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.
Informohuni!

[lsvr_gallery images=”6667,6668,6669,6670,6671,6672,6673,6674,6675″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pastrojmë Shqipërinë në një ditë!

Ta Pastrojmë Shqipërinë – 24 Nëntor 2017
Ky aktivitet vullnetar pastrimi filloi ditën e sotme dhe shënon hapin e parë për një mjedis të pastër dhe një jetë të shëndetshme.
Në këtë aksion u përfshin nxënësit e të gjitha shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të bashkisë Roskovec dhe të gjithë punonjësit e administratës.
Bashkia vendosi në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme (mjete, dorashka, thasë etj) me qëllim lehtësimin e këtij aksioni me rëndësi kombëtare.
Misioni kryesor i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi, ndërgjegjësimi, kontributi në komunitet dhe gjithëpërfshirja.
Aktivitete të kësaj natyre do të organizohen për 6 muaj me rradhë.
Të gjithë mund të japim kontributin tonë për mjedisin, për shtëpinë tonë të përbashkët.
Të gjithë bashkë ne mundemi!

#JepDheTiKontributinTënd!
#PastrojmëShqipërinëNëNjëDitë
[lsvr_gallery images=”6737,6738,6739,6740,6741,6742,6743,6744,6745,6746,6747,6748,6749,6750″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim në Gjermani

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku më përfaqësues të bashkive të tjera zhvilluan një takim të veçantë me Zv. Kryetarin e Bashkisë Hagen, z. Horst Wisotzki dhe me drejtues të kompanisë Heb Gmbh një prej bizneseve më të suksesshme në drejtim të energjisë së rinovueshme. Në këtë takim u diskutua rreth menaxhimit sa më efikas të mbetjeve, landfilleve dhe integrimit të energjive të rinovueshme. Një pikë e veçatë ishte dhe diskutimi mbi mundësinë e investimeve në këtë fushë edhe në vendin tonë.
[lsvr_gallery images=”6753,6754,6755,6756″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takohemi për një libër

Ditën e mërkurë, më datë 22.11.2017, shkolla “7 Dëshmorët” Strum, tashmë me një ambient bashkëkohor, organizuan një aktivitet kulturor “Takohemi për një libër”. Pasioni dhe dëshira që nxënësit kishin për lëtërsinë dhe artin dallohej në çdo interpretim të tyrin. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtoresha e shkollës znj. Violeta Cjapi, Përgjegjësi i Arsimit z. Ervin Agaçi, punonjëset e bashkisë Eralda Duraj dhe Manjola Vrapi. I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe Përgjegjësi i Kulturës dhe Sportit z. Thoma Goga i cili interpretoi disa pjesë nga libri i tij “Unë Ministër?!…” dhe u foli nxënësve për eksperiencën e tij në këtë fushë.
Falenderojmë mësuesen e letërsisë znj. Rozeta Toska e cila organizoi këtë orë leximi.
Lexo një libër , hap një dritare!
[lsvr_gallery images=”6759,6761,6762,6763,6764″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Vizitë e nivelit të lartë në Gjermani

Në datat 22-26 Nëntor, Shoqata për Autonomi Vendore do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Landin e Rinit të Westpahalisë Veriore, në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të pritet nga autoritete të larta të pushtetit qendror dhe lokal të këtij landi përfshirë, kryeministrin, ministrat, deputetë dhe kryetarët e bashkive kryesore të landit. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe përpos takimeve bilateral ajo do të kulmojë me zhvillimin e Konferencës me temë:“Dita e Dialogut me Diasporën”.
Në përbërje të delegacionit Shqiptar nga Shoqata për Autonominë vendore do të jenë të pranishëm disa prej anëtarëve të kësaj Shoqate, kryebashkiakët e Fierit, Korçës, Vlorës, Librazhdit, Patosit, Roskovecit, Bulqizës, Mirditës, Gramshit, etj. Pjesëmarrës në këtë event do të jenë edhe autoritete të larta shtetërore të qeverisjes qëndrore.
Qëllimi i kësaj vizite të nivelit të lartë, është nxitja e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Kryetarëve të bashkive të Shqipërisë, përfaqësuar nga Shoqata për Autonomi Vendore, me Kryebashkiakët e Landit Verior të Gjermanisë, përfaqësuar nga Kryetarët e bashkive Dusseldorf, Hagen dhe Essen, me fokus zhvillimin e projekteve pilote në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Bashkëpunimi mes bashkive Shqiptare dhe atyre Gjermane, parashikohet të shtrihet në fushat e administrimit komunal dhe mjedisit, menaxhimit të mbetjeve të të gjitha llojeve dhe integrimit të koncepteve të energjive të rinovueshme nga bashkitë Shqiptare në lokalitetet e tyre.
Nga ana tjetër, të pranishëm në këtë vizitë, biznesmen nga Shqipëria do të prezantojnë produktet dhe ofertat e tyre lokale. Ndërkohë, janë ftuar edhe biznesmenët nga diaspora Shqiptare në Gjermani, të cilët do të njihen me mundësitë që ofrojnë bashkitë e vendit tonë në lidhje me potencialin për investime të huaja.

Facebook
Facebook