Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2017

Në shërbim të qytetarëve

Ditën e sotme, Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi zhvilloi takim me përfaqësuesit e kompanisë Bankers Petroleum e cila operon në territorin e bashkisë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu, z. Haxhi Ruko Kryetari i fshatit Marinëz, z. Tomorr Metani Kryetar i fshatit Kuman, z. Jaho Çepele Kryetar i fshatit Jagodinë dhe anëtarë të Kryesisë së fshatrave.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi problematikat që ky komunitet ka dhe mundësia për të investuar në këto fshatra.
[lsvr_gallery images=”6481,6482,6483,6484,6485,6486,6487″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Social Qendër Komunitare

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e “Social Qendër Komunitare”, në kuadër të bashkëpunimit të bashkisë Roskovec me Youth Act dhe financim të IADSA. Një ndërtesë me kushte bashkëkohore e cila do të mirëpresë të gjithë të rinjtë e të rejat për të zhvilluar kapacitetet dhe talentet e tyre.
[lsvr_gallery images=”6490,6491,6492,6493,6494,6495″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Jehona e festës vazhdon!

Reportazhet nga revista dhe gazeta të ndryshme për Festën e Ullirit të organizuar nga bashkia Roskovec, s’kanë të mbaruar.
Jehona e festës vazhdon!
[lsvr_gallery images=”6446,6447,6448,6449″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me Komunitetin

Të jemi pranë komunitetit, të zgjidhim problemet e tyre dhe t’ja lehtësojmë sadopak jetesën, janë prioritetet tona.
Qytetarët sot u pritën dhe u sqaruan për të gjitha shqetësimet e tyre nga N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Çdo shqetësim i komunitetit është shqetësimi ynë.
Pranë komunitetit për çdo nevojë.
[lsvr_gallery images=”6439,6440,6441,6442,6443″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksion i infrastrukturës rrugore

Ndërhyrje të nevojshme, jo definitive.
Kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës në lagjen Musko, në Njësinë Administrative Strum.
Për një qytet që ndryshon dita – ditës.
[lsvr_gallery images=”6432,6433,6434,6435,6436″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Sot, në ambientet e Qendrës për Informim të BE u zhvillua ceremonia e Nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes 12 bashkive përfituese dhe PNUD si pjesë e Programit ReLOaD.
Ky program është një projekt rajonal, i financuar nga Bashkimi Europian që synon të çojë përpara proçesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes forcimit të shoqërisë civile dhe rritjes së pjesëmarrjes aktive qytetare në vendim-marrjen lokale.
E pranishme në këtë ceremoni ishte Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi duke qënë së bashkia jonë është një nga bashkitë përfituese të këtij projekti.
Gjithashtu merrnin pjesë dhe kryetarë të bashkive të tjera nga projekti si dhe përfaqësues të Delegacionit Europian dhe PNUD në Shqipëri.
[lsvr_gallery images=”6421,6422,6423,6424,6425,6426,6427,6428,6429″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Majlinda Bufi, Kryebashkiakia e suksesshme

Ndryshimet, investimet që janë realizuar në këto dy vite qeverisje , nuk i vëmë re vetëm ne që i prekim dhe i jetojmë nga afër. Angazhimi maksimal i Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi për ta përmirësuar dhe për të promovuar vendin tonë është vënë re kudo.
Kush është gruaja që ndryshoi Roskovecin, Majlinda Bufi Kryebashkiakia e suksesshme.

Facebook
Facebook